PD: Shqiptarët po ikin se nuk kanë bukë dhe shpresë

2 Maj 2015, 16:14Politika TEMA

Partia Demokratike akuzoi Qeverinë se ka bllokuar të gjitha projektet e bashkisë së Tiranës. Koordinatori Akil Krajatha se Qeveria është përgjegjëse edhe për largimine mijëra shqiptarëve nga vendi për shkak të papunësisë dhe varfërisë.

“Kryeministri i së keqes vazhdon avazin e talljes dhe poshtërimit të shqiptarëve. Shumica e qytetarëve, siç thotë raporti i Bankës së Shqipërisë marrin borxh për t’u siguruar fëmijëve bukën e gojës, ndërsa kryeministri i akuzon se nuk e duan punën. Papunësia u rrit me 7 përqind në këto 20 muaj sepse kryeministri i së keqes rriti taksat, rriti çmimin e energjisë, rriti çmimin e naftës, mbylli me mijëra biznese.

Shqiptarët po ikin se nuk kanë punë, bukë dhe shpresë. Shumica e shqiptarëve thonë se nuk presin asnjë ndryshim për vitin 2015, madje e shohin gjendjen financiare të tyre në përkeqësim.

Kryeministri i së keqes, përveç 1200 vendeve të punës në terminalin multimodal ka bllokuar dhe 2300 vende pune në bulevardin e ri, e qindra vende të tjera pune në dhjetëra projekte në qytet. Këtu ne flasim për punë reale jo për vende pune në letër”, tha Kraja. /gj.k/

 

18 komente në “PD: Shqiptarët po ikin se nuk kanë bukë dhe shpresë”

  1. lola says:

    Shume e drejte, varferia dhe papergjegjshmeria p e shkaterron kete vend.
    Shqiperi o zonje rende
    Ne dore te kujt ke rene!

    1. agroni says:

      Jane te njejtet njerez qe kane tentuar nder vite te largohen, thjesht tashme shifrat nuk manipulohen me, cdo gje eshte transparente, nuk u behet me presion mediave nga qeveria qe te mos transmetojne lajme.

      1. fatjona says:

        shqiptaret kane rene pre e mashtrimeve te atyre qe u premtojne token e bekuar ne gjermani, degjuan qe kerkojne krah pune dhe mashtrojne njerezit sikur do te kene nje te ardhme me te mire, kjo eshte e verteta.

        1. solora says:

          Po ikin ata qe tashme i frikesohen shtetit ligjor, shtetit qe pervecse po vendos drejtesi dhe barazi, eshte edhe kerkues ndaj qytetareve per te zhvilluar pergjegjesite si anetar te komunitetit.

  2. heda says:

    Cfare beri Basha ne dy vitet e para te bashkise kur kishte ne qeveri Saliun dhe mbeshtetje maksimale nga qeveria, absolutisht asgje, ndaj pranojeni paaftesine e kreytarit basha dhe mos akuzoni se koti qeverine se gjoja eshte shkaku i bllokimit te projekteve te tiranes

    1. kristina says:

      shqiptaret po ikin se kane rene pre e mashtrimeve te opozites duke bere gjithcka per te prishur imazhin ne rajon e me gjere si dhe per te hedhur poshte punen e qeverise

      1. xheni says:

        kush ka deshire te punoje ka pune sa te duash edh ketu por kjo kategori personash qe po largohen jane mesuar te jetojne qyl mos paguajne drita, uje, taksa,,, pra detyrimet ndaj shtetit dhe gjejne zgjidhje duke u larguar nga vendi

        1. franci says:

          hahahha projktete e bashes i bllokoi qeveria jane ne vete keta por krietari basha nuk beri as gjerat me minimale ben mire qe opozita ta pranoje deshtimin dhe paaftesine e kryebashkiakut fantazem

          1. ada says:

            Padiskutim qe luli ishte kryetari me inekzistent dhe opzita nuk duhet t;ia hed fajin qeverise per paaftesine dhe deshtimin e tij
            persa i perket largimeve masive edhe ketu fshihet dora e opozites per te nxitur destabilitet e gjithcka te keqe per perfitime politike.

            1. dori says:

              po lerini keto mashtrime nuk nuk i hane tiransit keto qe deklaroni se basha po te donte mund te kishte bere dicka ne kohen kur pd-ja kishte edhe qeverine dhe lejet i kishte ne xhep percdo lloj projekti por me mire mire thoni qe nuk eshte basha per pune por per llafe ?

              1. daniel says:

                largimet masive jane pasoje e keqqeverisejes me hater apo qeverisjes me hater per plot tete vjet te opozites nuk erdhi e keqja per dy vite keshtu akuzat e opozites jane absurde si menyre per ti shpetuar fajit

  3. jerina says:

    Shqiptaret nuk po ikin, thjesht i kane mashtruar elementet kriminale qe jane mes jush, qe doni t’i largoni shqiptaret, t’i trembni qe te realizoni qellimin tuaj per nje vend te braktisur duke e perdorur politikisht, duke qene se nuk keni asnje alternative qeverisje dhe arritje per te reklamuar.

  4. sherifi says:

    Mire thua ti,por problemi eshte se nuk po ikin nga Tirana,meqe paska bllokuar fondet qeveria,por po ikin nga rrethet,edhe ne rrethe qeveria i paska bbllokuar fondet?

  5. Majmuni says:

    Po Kraja po… Prit dhe dy vjet dhe do zgjedhim Sali Berishen se ai di te beje shtet!
    Si ste vjen turp qe merresh me ate parti sharlatanesh. Ke bere gjithe ate shkolle dhe merresh me banden e shqupit!

  6. Tarrasi says:

    Po kush e coi vendin ne grope o felliqesira,tani thoni qe jeni shpresa,te pafyture.

  7. Arjoni says:

    CA thu mi jahu … keta RILINDASIT I DHANE SHQIPTAREVE ZGJIDHJEN E BURGUT , TRITOLIT , DEPRESIONIT , DO ZOTI SHPORREN E TE NDESHKOHEN ME VOTE NE 21 .. SE NA MUOREN FRYMEN.

  8. sit... back..and relaks →→→ says:

    pergjegjese eshte dhe opozita e sotme dhe qe ishte pozita e djeshme o ju shofte zoti me fis e me fare.

  9. ila says:

    eshte e tmerrshme kjo qe po ndodh me shqiptaret,,skane mundesi punesimi qe te mbajne femijet me buke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje