Shkreli: Erjon Veliaj do ta kthejë sheshin Skënderbej në pedonale

2 Maj 2015, 15:51Politika TEMA
Shkreli: Erjon Veliaj do ta kthejë sheshin Skënderbej në pedonale

Sheshi Skënderbej- 2011

Pas 21 qershorit me shumë mundësi pjesa qëndrore e Triranës nuk do të jetë më si sot.

Këshilltari i Kryeministrit për Territorin Artan Shkreli i bindur që kryetar bashkie do të jetë Erjon Veliaj ka bërë gati projektin që do ta shëndërrojë në pedonale, të ngjashme me atë që kishim 10 vite më parë.

“Planet e zotit Veliaj janë të ktë një hapësirë këmbësore. Kjo unazë e vogël do të jenë të vendosura dhe parkingjet publike. Programi i Veliajt shkon paralelisht me atë ”, thotëai.

Sipas Ora News, Shkreli thotë se projekti i Veliaj në Tiranë është një ide e kahershme e Kryeministrit Rama që kur ai ishte kryetar bashkie;

“Ky ka qenë dhe vision i zotit Rama kur ka qenë kryetar bashkie. Kemi shembuj të mirë si ato në Shkodër, Korçë”.

Por sheshi që sot ka Tirana u realizua nga kryebashkiaku Lulzim Basha pas një debati të madh që rrëzoi projektin e famshëm me kulla shumëkatëshe në qëndër të Tiranës. Por tashmë me zgjedhjet në prag duket se sheshi Skëndërbej sërish kthehet në laborator të projekteve elektorale të palëve politike.

31 komente në “Shkreli: Erjon Veliaj do ta kthejë sheshin Skënderbej në pedonale”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha,kur erdhi ne pushtet,bllokoi punimet nentoksore ,te cilat shkonin drejt qendres,duke i mbuluar.
    Tirana duhet te filloj nga infrastruktura nentoksore,per ti sherbyer qytetarve.
    Qendra Olimpike Sportive eshte ide shume e mire e Veliajt,por zakonisht keto ndertime behen kur organizohen veprimtari sportive verore,sepse kane kosto te larte.

  2. intelektuali says:

    AMAN DHE DERMAN NA E HIQNI MUZEUN KOMUNIST HISTORIK TE ENVERIT SI QOFTE NE MES TE SHESHIT DHE KTHENI PROJEKTIN E VJETER ITALIAN TE QENDRES SE TIRANES PA PEDONALET PREJ BETONI TE SHKRELIT DHE EDVINIT!

    Disponoj fotografi te sheshit qendror te kohes se Mbreterise se Pare qe per nga bukuria funksionale, inteligjanca urbanistike dhe thjeshtesia inxhinierike nuk kane te krahasuar me KULCEDRAT komunisto-sovjetike te ndertuara nga debile dhe dallkauke te regjimit te Partise se Punes dhe nga arkitekte dru me pre te tranzicionit monist shqyptare, qe e kane transformuar sheshin qendror me gjithe Skenderbeun ne mes te barit si nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes.

    1. besnik says:

      ne kete gjendje qe eshte sheshi skenderbej eshte bere per nderhyrje emergjente sepse shesh me te shemtuar nuk kam pare ndonjehere ne jeten time.

      Duhet nderhyrje emergjente.

    2. klajdi says:

      tiranes i duhet ajo pedonale. jemi i vetmi vend ne bote qe nuk kemi nje te tille.

      1. miranad says:

        basha i beri nje shkatrim tiranes ne kto 4 vjet nuk beri asgje edhe punet qe nisi rama per ndertimin e sheshit te ri te tirans e shkatroj duke e kthyer nje vend qe jo ne pak raste ka pas bageti qe kullosnin. tiranes nuk i duhet me ky lloj vizioni te nje dembeli si luli duhet nje vizion si veliajt qe ta kthej tiranen drejt drejtimit te duhur!

    3. sheshi i ri says:

      Eshte qendra e kryeqytetit dhe eshte katandis per faqe te zeze, ne nje hapesire gjigande ku kullosin bagetite dhe teresisht jo funksionale per qytetaret, qe jo vetem nuk lehteson trafikun, por nuk eshte as per qytetaret, duhet transformim urgjent.

      1. abazi says:

        me skandaloze se qendra e kryeqytetit nuk ka, nje lines gjigand qe nuk i hyn ne pune kurrkujt, por fondet per qendren e kryeqytetit si gjithmone u shperdoruan dhe u gjet rruga me e shkurtet si mund te mbylleshin ato punime.

        1. gazmend says:

          Eshte nje hapesire qe duhet rikonceptuar, ne sherbim te qytetareve, si ne cdo kryeqytet boteror, ku levizin lirisht njerezit, trafiku shmanget duke evituar makinat ne qender te kryeqytetit, per te ulur ndotjen, nje hapesire krejt e re qe do ta shnderroje pamjen e metropolit.

    4. alan says:

      Do ishte nje gje shume e mire qe te kthehej ne pedonale sepse keshtu si eshte vetem shesh qe nuk mund ti themi. Aty kalojne kaq shume makina saqe me kete organizim qe eshte tani, nuk ngjan fare me nje shesh te denje per nje kryeqytet.

      Basha prishi modelin qe kishte bere Rama thjesht per te mos qene dicka e rames ne ate shesh.

    5. lili says:

      Po keta nuk shkojne ka e mira!mbrapsht cdo here!

    6. arian says:

      Intelektual i nen races njerezore: e 70 fjale qe ke shkruar 40 gabime ke bere. Shko meso shqipen.Dhe diçka: nuk e ka katandisur Edvini keshtu sheshin por shpellari sal me kliken e tij

  3. joel shkodra says:

    Po pse beni eksperimente me ate shesh? Kushdo qe vjen ne pushtet fillon nga e para. Po parate e qytetareve ku shkojne? Nga nje projekt ne tjetrin. Prish e nderto, prish e nderto, si kalaja e Rozafatit. Ne kalane e Rozafatit u be theror ne themele Rozafa, po ne themelet e ketij sheshi ke do te bejme theror qe te mos prishet me? Kthejeni siç ishte me pare, me lulishte prapa monumentit ku uleshim e benim edhe foto. Po te doni, beni edhe nje zone pedonale si ne Shkoder, por veç, nje here e mire, se lame nam me ate shesh. Nuk besoj te kete shesh tjeter ne bote qe ka nderruar pamje kaq e kaq here. Ndonje historian apo shkrimtar mund te shkruaje edhe nje liber per “Sheshin qe i nderron gjithnje fytyra” duke filluar nga prishja e Bashkise, vendosja e monumentit te Stalinit, heqja e Stalinit, vendosja e Skenderbeut, vendosja e monumentit te Enverit, heqja e atij monumenti etj. etj.

  4. ALBANI says:

    Po mami sa kursime ka hequr menjane? Po Ajola?
    Po lane nam keta socilistat … keta zihen me njeri-tjetrin ! Po lungomare ne vlore cndodhi ?
    Eshte per tu qar hallin zogave te Rames

  5. lana says:

    Me ne fund do ti jepet nje fytyra qe i duhet .. Plane konkrete e me kembe ne toke jo duke na premtuar qiqra ne diell dhe co drejt rrenimit

  6. Marku says:

    Po paret,paret kush i paguan ? Kur e kthejme nga pedonale ne pyll dhe anasjelltas parate i paguajme ne ! Keni bythe tua merrni parate atyre qe e prishen pedonalen,atyre qe prishen mbikalimin tek “Zogu i zi” ? Kthejini popullit parate e shperdoruara ose mos kerkoni vote se u ngopem duke ju degjuar se sa ” bukur” shpenzohen parate tona!

  7. Arjoni says:

    Uroj qe jo , se ka mundesi qe me ate ne krye edhe SKENDERBEU ME GJITHE KAL te emigroj drejt Europes , jo me njerzit

  8. daniel says:

    e ben eroioni se eshte puntor e ka vizion kam besimin se do beje me te miren per tiranen

    1. dori says:

      fantastike ka per te ngjare shume here me te mire sesa ngjan tani

      1. xheni says:

        po e fitoi eri bashkine e sigurt qe do beje nje pune shume te mire do e ndryshoje per se mbari ashtu sic i ka lezet nje kryeqyteti

        1. iris says:

          aa sa bukur do te ishte perfekte nje pedonale ne qender te tiranes dhe estetikisht do te ngjante me bukur

          1. TITI says:

            SUPER PROJEKT PEDONALJA MUND TE SHFRYTEZOHET EDHE NGA QYTETARET E KRYEQYTETIT EDHE DO TE NGJAJE EDHE ME E BUKUR NGA SA ESHTE TANI QE PO TA SHOHESH NGA LART KA FORMEN TE SHEMTUAR

            1. egi says:

              Ska dyshim qe po fitoi Erioni do i sjelle ndryshimin qe meriton kryeqytetit :).

          2. heda says:

            ky eshte projekt jo si halimi ka nje muaj ska dale me asgje konkrete per tiranen po mbledh njerez edh ja shtron nje muabeti si ne kafe

  9. sit... back..and relaks →→→ says:

    Sa do gezohen te papunet? tani do kene nje shesh ku te mblidhen e te meditojne

  10. 313 says:

    Cfare do te thote pedonale sepse ne shqip nuk ka fjale te tille. Late nam me lloj lloj fjalesh.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      pedonale do me thone ecejake per kembesoret. ? . dalin rinia e shullehen ne diell. ndajne kaicik bar lazarati etj etj

  11. ncncnc says:

    Po u be kritar Eri,e sigurte qe qendren do e beje Pedernale ):

  12. Labi says:

    @ intelektual . O shoku meso te shkruash shqip e pa gabime e pastaj quaje veten ” intelektual ” .. Sa per Zogun dhe mbreterine mbaji ne foto ne kullen tende se as na duhen e as i duam . Sa per muzeun , as eshte ne mes te sheshit e as eshte figure e keqe . Nuk fshihet historia or miku nostalgjik per kandilin e pishen e kohes Zagolliane .

  13. Luku says:

    ai projekt qe kishit me pare nuk bente gje tjeter vetem se e betonizonte Qendren

  14. Ajli says:

    po pse kujtoni se do fitoje Veliaj ,ta kthej qendren e Tiranes ne nje ”grope” sic ngeli per shume kohe kur ishte ne Bashki tutori i tij

  15. SHQIPE says:

    Qe pedonale eshte rruge kembesoresh kete e kuptuam por qe ne gazetarine shqiptare u dashka te perdoresh pa tjeter huazime kesaj nuk po I japim dot shpjegim.Nuk e si,me ndergjegje po e beni kete shkaterrim apo nga injoranca?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje