Kandidati i Partisë Socilaiste për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar në faqen e tij në Facebook në lidhje me incidentin elektoral gjatë takimit të Grida Dumës në Durrës.
Dako në një postim të gjatë sqaron se e majta distancohet nga të gjitha këto veprime dhe se ngjarja e Shkozetit sipas tij është e sajuar.
Po ashtu kryebashkiaku aktual i ka bërë thirrje opozitës që të mos nxisë dhunën dhe konfrontimet fizike gjatë fushatës.
“Në emër të aleancës për Shqipërinë Europiane dhe shtabit elektoral të kandidatit të kësaj aleance në qytetin e Durrësit Vangjush Dako, shprehim indinjaten tonë të plotë me incidentin e ndodhur dje midis disa të rinjve.
Ne distancohemi plotësisht nga cdo akt dhune apo cdo gjest që devijon nga filozofia jonë pozitive e fushatës dhe e komunikimit dhe sjelljes elektorale. Cdo akt vandal apo incident sporadik nuk ka dhe nuk do ketë mbështetjen nga asnjë strukturë e PS dhe koalicionit tonë.
Ne besojme që politika duhet ti bashkojë dhe jo ndajë qytetarët. Ne besojme në qytetari dhe sjellje në shërbim të qytetarëve ndaj cilido individ që dëshmon për sjellje tjetër nuk do jetë i mirëpritur në familjen tonë politike.
Nese parti politike përdorin flamujt e fushatave si kamuflazh për veprime të dhunshme e për të akuzuar më pas kundërshtarin, ky nuk është problemi ynë.
Ne i dënojmë akte të tilla dhe i bëjmë thirrje PD të mos nxisë dhunën dhe konfrontimet fizike. Fushata zgjedhore për kryetarin e bashkisë së Durrësit është dhe duhet të mbesë një gare ku të mbizotërojë forca e ideve, jo ideja e forcës.
Aleanca e Shqipërisë Europiane do bëjë një fushate qytetare për qytetarët që nga fillimi i fushatës dhe deri në shpalljen e rezultatit ndaj presim edhe nga pala tjetër politike të kontribuojë njëlloj me ne në mënyrë që të vendosim një standart qytetarie ashtu sic e meritojnë qytetarët durrsakë”, shkruan Dako në rrjetin social. /gj.k/
Po te distancoheshe direkt pas ngjarjes edhe do ta besonim, por pas 2 ditesh?! Duhet te kerkonte dhe venien para pergjegjesise se personave te perfshire, qe dihet pse nuk e ben.
Sa do kurthe apo komplote te beje Grida Dumka e PD, aq me e thelle do te jete Fitorja, prandaj mos e vra mendjen fitoren e keni te sigurte Z.Dako.
E para mos fol ne emer te PS o Vangjush se nuk e perfaqeson ti Partine ne Durres. E dyta o Legen mos u distanco shume se t’kishte qene per tu distancu nga ai legeni qe bonte xhiro me flamur te PS dhe qe bo si gangsterr nuk ja jepje cunave te xhaxhallareve te tij parkingun e stacionit te trenit me koncesion. Kshu qe mos na bo sikur ste pelqeu vetem fati keq qe kishte kamera se legenat e tuj jane qe i jep nga 20000 leke qe te rrine neper zyra elektorale dhe nga karburanti bashkise qe te bojn xhiro me makine me fytyren tende te stampuar neper postera.
Mire mo Dako,,sqarohewni se kush ishte ai tipi qe beri provokomin dhe beni denoncim ne polici.
Mir do ishte të distancoheshe edhe nga betoni, lek ke bo më shumë se kushdo tjetër, bëj pushim për xhepin tat dhe fillo e puno për Durrësin.