Halim Kosova: Do shtojmë destinacionet turistike për Tiranën

3 Maj 2015, 12:45Politika TEMA

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova shprehu nevojën për shtimin e informacionit mbi destinacionet turistike në Tiranë, ndërsa hodhi idenë e linjave të dedikuara të transportit.

Turizmi duhet t’i sjellë të ardhura qytetit dhe të krijojë vende pune. Kjo është ideja që ka kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, i cili shprehet se ka shumë për të bërë që nga linjat e dedikuara për vendet turistike të Tiranës e deri tek pajisja me informacionin e duhur për destinacionet atraktive dhe të trashëgimisë kulturore. Këto shqetësime janë diskutuar në një takim të  Kosovës me njohës të fushës dhe me operatorë turistikë.

“Turizmi kulturor në kryeqytetet e botës dhe qytetet e botës që kanë vlera autentike të aspektit arkeologjik, kulturor, historik, ka disa politika të themi kulturore dhe strategji të mira afatshkurtër dhe afatmesëm. Nesot jemi të gjithë bashkë për t’i diskutuar me specialistë, me njerëz të fushës”, u shpreh Ardian Isufi, kordinatori i këtij takimi.

Kandidati për kryebashkiak u ndal tek rëndësia e informacionit.

“Informacioni për turizmin nuk është i rëndësishëm vetëm për turistët, por është i rëndësishëm dhe për ne vetë që jemi këtu, që edhe ne ta dimë se çfarë kemi përreth, sa kala kemi, sa shpella kemi, sa vende të bukura piktoreske kemi ku duhet të shkojmë .

Unë do të mirëprisja çdo lloj gjëje sepse sa më shumë ide të ketë, aq më e pjekur del edhe strategjia e qytetit të Tiranës për të vizituar veprat e rëndësishme që Tirana ka dhe të përcaktojmë guida, dhe pika informacioni në të gjitha anët e qytetit ku edhe turisti ta dijë cilat janë qendrat që s’duhen lënë pa parë, cilat janë vlerat tradicionale”, u shpreh Kosova.

Halim Kosova ftoi që të punojnë së bashku për ide e projekte konkrete për të rritur numrin e vizitorëve në Malin e Dajtit.

“Industria turistike është një nga industritë kryesore që siguron punësim sepse sa më shumë që rritet teknologjia aq më tepër punonjës duhen. Ndërkohë që ndodh e kundërta me teknologjitë e tjera. Është e rëndësishme që të ndërmerren masa, të planifikohen masa që janë stimuluese për turizmin”, tha përfaqësuesi i një operatori turistik.

Kandidati për kryebashkiak shprehu gatishmërinë për të punuar në këtë drejtim.

“Numër një do ishte çfarë kemi gati. Ato që kemi gati t’ia ofrojmë turistëve. E dyta, në një plan shumë të afërt, çfarë mund të bëjmë për të ofruar ato gjëra që ne i kemi por që duan edhe ndonjë rikonstruksion që ta futësh turistin, por edhe neve vetë kur të shkojmë ta shohim. Dhe e treta, për gjërat tradicionale të Tiranës dhe komunave përreth, të gërmojmë ku ka gjëra që janë tradicionale dhe atraktive, por që i ka mbuluar koha”, u shpreh Kosova.

Teksa bisedonte me të ftuarit në këtë takim për turizmin, një grup vizitorësh nga Çekia u ndalën dhe u takuan me kandidatin për Kryetar Bashkie.

Kosova u foli atyre për mundësitë që ofron kryeqyteti ynë, dhe u dhuroi një guidë mbi atraksionin turistik dhe vlerat e tradhëgimisë.

13 komente në “Halim Kosova: Do shtojmë destinacionet turistike për Tiranën”

  1. arlinda says:

    cdo shtosh ti more i shkrete ti mezi lidh dy llafe edhe takimet me qytetaret i kthen si biseda kafesh

    1. dori says:

      keshtu na rreu edhe basha para kater vjetesh edhe tani ne fund del se e la tiranen ne vend numero pa asnje investim gjith ky metropol pa asgje te re

      1. alda says:

        haha Halimi nuk eshte aspak i bindshem thjeshte nuk eshte i denji dhe i duhuri per tiranen.

        1. livia says:

          genjeshtra perralla mashtrime qe halimi i servir qytetareve te tiranes sepse gjithmone paaftesine tuaj per te realizuar projekte per tiranen do e justifikoni me bllokim qe gjoja iu ben qeveria

          1. samuela says:

            sa pune ka tirana per inevstime qe jane me te domosdoshme dhe me te nevojshme sesa shtimi i destinacioneve turistike se krietar basha nuk qe ne gjendje te rregulloje as rruget as sherbimin urban…. asgje prej gjeje dmth para destinacioneve turistike ka gjera te tjera shume here me t nevojshme

            1. fiori says:

              ku do i ndertosh more halim se dhe ato dy hapesira qe kishim u shakaterruan ngritri basha pallate shumekateshe

              1. erjona says:

                Po me te njejtin projekt si Halim Kosova mashtroi edhe basha para kater vjtesh, qytetaret e tiranes jane te ndergjegjshem per punen zero te bere nga basha dhe dine shume mire rendesine e votos se tyre dhe do votojne per ate kandidat qe mund te beje me shume per kryeqytetin. Duke marre parasysh dy kandiadturat per tiranen Erion Veliaj ia vlen qe ta besojme dhe ta votojme.

                1. visi says:

                  po ky ska piken e lidhjes me bashkine e tiranes as nuk te bind ne ato qe premton shume i fjetur fiks si gjysh jo jo halimi nuk eshte per kete pune

                  1. helios says:

                    Erioni ka eksperiencen ka nje aftesi te madhe komunikuese dhe ka bere nje pune shume te mire me punen ne krye te ministrise se mireqenies socile pra, ka treguar se eshte punetor deh i afte sa per halimin dime vetem qe eshte mjek i zoti dhe kjo nuk mjafton, keshtu tirana ka nevoje per nje figure qe ta ktheje kryeqytetin ne rrugen e mbare dhe kete mund ta beje vetem kandiadti i majte Erion Veliaj

                    1. ermo says:

                      kater vjet nuk ia pash hajrin pd ne lagjen time akoma investimet e Rames asgje te re kete here do votoj erioni pa piken e dyshimit qe do beje ndonje gje

  2. lorena says:

    Do i shtoni destinacionet, po si? do krijoni shpella, lumenj a rreke, do ndertoni kala te reja?
    Ore se le nam, meso te flasesh, destinacionet turistike jane, potencialet jane, duhet eksplorim dhe promovim.

  3. ZANI says:

    PO KU U BERE KAQ I MENCEM TI ORE, KE FILLUAR TANI NE PLEQERI TE MARRESH VESH NGA TURIZMI?
    PO TI JE FIKS NE MOSHEN QE ME LEKET QE KE ZHVAT GJITHE JETEN, TE SHIJOSH PLEQERINE, TE BESH TURIZEM, POR S’BEN TI O HALIM PER TE DREJTU BASHKINE ME TE MADHE NE VEND, ME GJITHE RESPEKTIN SI MJEK.

  4. Dr says:

    Shqiperia duhet te ndryshoje .duhet te zhvillohet vetem me pune dhe jo neper kafene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje