Prezantohet kandidatja Keti Bazhdari/ Rama-Meta: Votoni për qytetin tuaj. Nuk na duhet një kryetar që ka frikë që e shohin

3 Maj 2015, 12:19Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta prezantuan gjatë një takimi me qytetarët shkodranë kandidaten e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Shkodrës Keti Bazhdari.

Kreu i Qeverisë ka zgjedhur të përdorë shumë batuta në fjalën e tij, ndërsa ka theksuar se Qeveria është e gatshme të mbështesë cdo fitues në garën e Shkodrës, por për këtë duhet të ketë vullnet dhe jo të kenë frikë të takohen.

“Do ta filloj me nje episod që flet shumë për ata që egzistojë duhet ta votojnë apo jo Ketin. Me çon para pak kohësh një kryetar Bashkie i PD dhe më thotë se duhet të të takoj.

Dakord i thashë hajde në zyrë, jo më tha se kam frikë se më shohin. Si mund të bashkëpunojmë me këta njerëz që kanë frikë. Qeveria do mbështesë ata kryetarë bashkie që kanë projekte”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi “por, si duhet të bëshkëpunoj qeveria me pushtetin lokal nëse ata kanë hall se i shohin? Prandaj për të hequr këtë mentalitet vota e 21 qershorit nuk duhet të jetë një votë për të shpresuar në ndryshimin e qeverisë, por për ndryshimin e bashkisë dhe modelit të qeverisjes lokale dhe tek Keti Bazhdari qytetarët e Shkodrës kanë zgjedhjen më të mirë”.

Në vijim Kryeministri shtoi se në garën për Bashkinë e Shkodrës garojnë dy zonja, duke shtuar se kandidaten e Partisë Demokratike nuk e njeh.

Une nuk e njoh kandidaten e PD, përvec faktit që ka qenë në Parlament, por nuk e mbaj mend që ajo të ketë bërë ndonjë gjë, që unë ta mbaj mend edhe si fytyrë, sikundër njoh Jozefinën.

Por kjo s’do të thotë që ajo mos jetë një zonjë, por puna e zgjedhjeve nuk është si puna e krushqive. Atëherë për cfarë ju duhet kjo kandidate”, iu drejtua Rama të pranishmëve.

“Unë nuk kam asnjë gjë me kundërshtaren e Keti Bazhdarit, por di të them që kandidatja e PD-së nuk mund të ndihmojë qytetin. Kemi kaq kohë që diskutojmë me Bashkinë për Stadiumin e Shkodrës dhe deri para pak kohësh bashkia nuk na jepte çelësat e tij, por tani që nuk do rikandidojë ai kryetar, na i dha çelësat. Pse duhet të vononte kaq shumë? Kemi projektuar rrugën e Velipojës, por kryetari Bashkisë nuk bashkëpunon, prandaj duhet të votoni Keti Bazhdarin. Nuk na duhet një kryetar që ka frikë se e shohin”, shtoi Rama.

“Qeveria nuk mund të punojë me kryetarë bashkie që refuzojnë të bashkëpunojnë me qeverinë, por kur duan të bashkëpunojnë kanë hall se i shohin. Ne kemi hartuar reformën territoriale, ku Bashkia e Shkodrës bëhet edhe më e madhe, por me cilindo bashkëpunojmë. Ne duam një kryetar bashkie i cili nuk ka frikë se e shohin, por që punon për qytetin. Kemi gati pr/ligjin që i jep bashkisë menaxhimin e kanaleve të ujitjes, por kush do e bëjë këtë ai që ka frikë që e shohin. Jo, mendojmë se duhet një tjetër frymë dhe për këtë është Keti Bazhdari”, tha Rama.

Në vijim ai u ndal në përplasjet e krijuara me Bashkinë e Shkodrës përsa i takon rikonstruksionit të stadiumit.

“Kryetari i Bashkisë nuk na jepte celësat, atëherë c’duhet të bënim ne? Të thyhenim derën? Punimet mund t’i kishim nisur 3 javë më parë por nuk gjetëm bashkëpunimin nga bashkia.

Por në momentin që doli emri i kandidates së PD-së për Shkodrën, Kryebashkiaku na tha bëni cfarë të doni, pasi sic duket ai nuk e ka qejf kandidaturën e zonjës që u propozua”, tha Rama.

Kreu i parlamentit Ilir Meta u shpreh se projekti që ka Keti bazhdari për këtë bashki është një projekt jo i mbështetur në ideologji por një projekt që është krijuar në Shkodër dhe për Shkodrën.

Besoj se në 21 qershor qytetarët Shkodranë do të dinë ti japin dimensionin e duhur bashkisë së Shkodrës duke bashkuar të gjitha resurset. Kjo kërkon një drejtuese me ambicien për të bërë një ndryshim rrënjësor, unë besoj në projektet e Ketit.

Historia e saj dhe e familjes është e ngjashme me shumë familje të tjera që kanë vuajtur në sistemin komunist, por këto vuajtje e kanë ndihmuar të ecë përpara. Projekti i saj është një projekt shkodran i lindur në Shkodër dhe nuk është një projekt ideologjik“, tha Meta.

Meta tha se Keti Bazhdari ka një projekt gjithëpërfshirës dhe jo vetëm për të majtët.

“Unë besoj tek Keti Bazhdari. Ajo ka energjinë e duhur për transformuar këtë qytet. Unë, nënvizoi Meta, besoj tek projekti Bazhdari, pasi është një projekt jo për të majtën, por për të gjithë qytetin e Shkodrës dhe këtë e tregon dhe historia e familjes së saj, që ka vuajtur në sistemin e shkuar dhe që në këtë sistem kërkon të bëjë ndryshimin”, theksoi kreu i LSI-së.

Sipas tij, tek Bazhdari të gjithë shkodranët gjejnë veten.

“Tek Keti e gjejnë veten të gjithë, të majtët, të djathtët edhe ata pa parti. E gjejnë veten sportistët, e gjejnë veten artistët. Unë besoj tek Keti dhe energjia e saj dhe besoj tek forca dhe dëshira e Shkodrës për të ndryshuar”, tha Meta.

Ndërsa kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Keti Bazhdari, në fjalën e saj u shpreh se, është emocion i madh për të kandidimi për drejtimin e qytetit të Shkodrës.

Pas këtyre fjalëve të bukura dua tu drejtohem të gjithëve dhe të përfitoj nga rasti tju flas për filozofinë që më solli këtu.

Jemi në fazën e dëgjesave për të hartuar projektet. Për mua qendra e botës është Shkodra dhe dua ti kthej dinjitetin e humbur.

Do punoj për banorët nga Thethi në Velipojë. Ajo që më ka mbajtur sfiduese është mbajtja e parimeve shkodrane që i kam marrë nga familja dhe vendi ku jam rrit. Ajo që dua të transmetoj sot është aspekti më i rëndësishëm i profilit tim politik që ju përfaqëson ju.

Dua t’ju flas thjeshtë dhe hapur sepse kështu do të jem për ju gjithmonë. Modeli i politikanëve që jemi mësuar të shohim deri më tani ka ndikuar në shkatërrimin e Shkodrës.  

Shkodranët kanë qenë ekspresiv në çdo fushë të jetës, por është fatale që sot duhet të pyesim u jemi e të kuptojmë se renditemi në qytetet më të varfra në vend.  

Ne nuk mund të flasim për projekte konkrete, por jemi në fazën e dëgjesave. Faktikisht të garosh në vendin tënd për kryetare bashkie është emocion shumë i madh.

Për mua, qendra e botës është Shkodra. Dua t’i përkushtohem këtij qyteti që deri diku ka humbur dinjitetin. Dua të përkushtohem për të gjithë bashkëqytetarët e mi, nga Thethi deri në Velipojë.

Angazhim maksimal, për të gjithë, artistë, sportistë e shkencëtarë”, tha Bazhdari. /gj.k/

 

14 komente në “Prezantohet kandidatja Keti Bazhdari/ Rama-Meta: Votoni për qytetin tuaj. Nuk na duhet një kryetar që ka frikë që e shohin”

  1. rona says:

    Keti e meriton vertete qe te perfaqesoj shkodren, nje vajze shkodrane qe e di per cfare ka nevoje qyteti. Ajo ka energjine e duhur per ta kthyer ate qytete qe tek tradita e tyre si humori e deri ket sporti. zgjedhje e duhur

    1. Luka says:

      Nje gje qe eshte per tu vleresuar nga puna e kesaj qeverie, eshte qe ne investimet e bera, nuk ka bere diferencime veri apo jug, te majte apo te djathte, por ka krijuar nje forme qeverisje ne sherbim te popullit, ku te gjithe jane te barabarte ne aksesin e sherbimeve publike.

      1. zerina says:

        Cfare beri qeveria e djathte ne tere keto vite per Shkodren, nderkohe qe eshte perfaqesuar nga nje nga drejtuesit me te larte ne politike, qe ka qene xhozefina, e per Shkodren ajo s’ka bere asgje. Kur nuk beri ajo, nuk ka gjasa qe asnje tjeter, te mund te beje ndonje gje, se postet drejtuese ato i shofin si mundesi per te bere qoka elektorale, jo per t’i sherbyer qytetareve e per te bere ndryshim.

        1. modeli says:

          Nje model qeverisje me nje koalicion te madh, ku konsensusi eshte fjala e pare, zhvillimi dhe rimekembja e ketij vendi eshte synimi primar i kesaj qeverie pa dallim ne te gjithe Shqiperine. Qeveri qe kerkon llogari per permbushjen e premtimeve ndaj cdo anetari te qeverise, prandaj na jep bindjen se cdo kandidat qe vjen nga ky koalicion, do te punoje per te mbajtur premtimet.

  2. nora says:

    bravo keti jena me ty, ti e njeh shkdoren e na do te mbeshtesim perhera. me ne fund nje figure e paster per shkodren tone

    1. Olaaaa says:

      Keti eshte kandidatura e duhur per shkodren,,, vota per ketin ja vlen sepse ka treguar se eshte njeriu i duhur per te drejtuar ate qyetet.

  3. Shkodrani says:

    Po te jete per kush ta meritoje ,ndoshta kjo zonja bazhdari
    edhe do duhet ta fitoje,por kur shohim kush Jane
    tutoret e saj,dhe duke pasur parasysh qe ajo anon me teper ne krahun
    e kancerit te politikes shqiptare(lsi),atehere vetem uroj qe ta fitoje zonja ademi!
    Boll o mero baze duke lustruar mutin ma te madh te shqiperise
    Ilir kancer meten!

  4. Petro says:

    Jam i bindur qe problemi eshte prezent nga te dy krahet.Edhe kane frike ta takojne kryeministrin, po edhe kryeministri nuk u alokon mbeshtetje financjare nese jane te PD.Te dy palet jane produkt i edukimit monist te njeriut te ri.Kur ju hoq kapaku, ky njeri qelbej ne vese dhe ne paaftesi…

  5. Z/Kallami says:

    Keti Bazhdari me shume se asgja asht nji qytetare shkodrane qe mendon vetem per shkodren,pavarsisht se e propozon e majat.Asht fat qe Shkodra qyteti ma i mrekullushem i botes ka ne gjirin e vet njeriun qe ka lindur per Shkodren.

  6. Principata e Dukagjinve says:

    Per bahkine e Shkodres duet nji dukagjins, te kujdeset per nevojat e komunitetit ma ne rritje e se shpejti ma dominant ne Shkoder.

  7. FBI says:

    Frika ime eshte se Keti Bazhdari mund te kaloj me Kartelin LSI,dhe mos e mburrni aq shume kete, se ne Albanista veshtire te gjesh njerez te paster, duke pare dhe mbeshtetjen e madhe qe i jep Pablo Escobari>>>Ilir Meta, po me shtohet me shume dyshimi, dicka nuk shkon ketu!!!!

  8. Dajçi says:

    Ju lutem, mund te na e thote sesi e ka ngritur biznesin Keti? Le te na iluminoj kush ka ndojnje informacion te vlershem!

    1. adela says:

      Zonja Keti Bazhdari, si nje studente e fushes se ekonomikut, hartoi nje plan biznesi ne lidhje me prodhimin e veshjeve te brendshme.Kete plan biznesi e vuri ne jete , nepermjet me ndihmes se miqve dhe te afermve, duke filluar me nje proces te vetem duke punesuar fillimisht 4 punetore…dhe sot jane 1200 punetore.
      #ketipershkodren #drejtimiiduhurpershkodren

  9. VUTHJANI1 says:

    Duke percjell fushaten per keti bozhdarin nga kru i qeveris zoti rama dhe nga kryetari i kuvendit Ilir Meta,shifet qe Shkodres i duhet nje zoj e till.Shkodra per ka kultura per ka humori per ka sporti bujaria jo qe si ka ama esht si e lanur mbrapa nga pushtetaret kopuk qe vetem shiquen per ato vite qeverisje vetem te plaqkitin.
    Shkodra per ka kultura qe ka don rregull qetsi zhvillim e besojm se neper mes Ketit shkodra do zhvillohet,ashtu kerkohen edhe ne bashkit e komunave veriore si ne Kuks Bajram Curr Has Mirdit e qdo kund tjeter.
    Prandaj vota duhet ti ipet atyre qe kann vizion dhe qe dojn punojnë,e majta kte e deshmon duke e shique per kta 18 muaj qeveri ka ndryshime te mdha ne rregull edhe qe shfrytzojn keta te ddjathtet per egzodin ata din vetem rremuja te bejnë.Suksese Keti Bozhdari dhe dalsh faqebardhe dhe fitimtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje