Kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike për Vlera, Mirëqënie, Progres (LDVMP), Arben Tafaj i është shtuar listës së kandidatëve të pavarur, të cilët do të garojnë në 21 qershor për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Ai ka depozituar në Komisionin Qendror Zgjedhor 4000 firma nga 3000 të nevojshme për të shpallur kandidaturën.
Arben Tafaj, është i pesti në listën e kandidatëve që në 21 Qershor do të garojnë për Bashkinë e Tiranës.
Ai do të garojë si i pavarur përballë dy kandidatëve të tjerë të pavarur të shpallur më herët Sazan Guri dhe Gjergj Bojaxhi.
Gjithashtu do të ketë përballë edhe dy kandidatët e dy forcave të mëdha politike, Erion Veliaj dhe Halim Kosova. /gj.k/
4000 mije firma ogazetarrrr
une do votoje per tironen
4000 mije firma apo 4000 firma apo 4 mije firma?
Mblidh mendjen o gazetar hahahahahaa
4000=4 mije