Erion Veliaj i përgjigjet qytetarit: Kam shitur fiq te "Pazari i Ri", jo predha si Luli në Gërdec

3 Maj 2015, 13:54Politika TEMA

Erion Veliaj, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” ka vijuar dëgjesat me qytetarët e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.

Veliaj është ndalur në njësinë numër 8 në Tiranë ku ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të kësaj njësie.

kandidati i majtë ka akuzuar kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, i cili edhe pse është banorë i kësaj lagje nuk bëri asgjë për të, nuk mbajti asnjë premtim.

“Ai nuk është banor i kësaj lagje, ai është banor i Hollandës”, theksoi Veliaj, ndërsa ka ripërsëritur ftesën për debat publik me kryebashkiakun në detyrë për ato që nuk ka realizuar gjatë 4 viteve ose me Halim Kosovën, kandidatin e PD për bashkinë më të madhe, të cilin e konsideroi një kandidat të lodhur.

“Ne nuk jemi në këtë garë sepse jemi në garë me të tjetër, por sepse e duam Tiranën dhe duam të punojmë për të. Vetëm nëse ne jemi bashkë ne mund të fitojmë.

Bashkia ka falimentuar në mirmbajntjen e ekipit të Tiranës. Kush do që të shtohen parqet, kush do që bukuroshja e fjetur të zgjohet nga gjumi i këtyre 4 viteve të zgjohet e të marë drejtimin e duhur dhe ne do ta bëjmë këtë. Çuni i kësaj lagje para 4 viteve dha shumë premtime, por nuk bëri asgjë, nuk bëri tramin, nuk ndërtoi çerdhet e premtuara, nuk bëri asnjë park.

Ai vetëm gënjeu për këtë lagje dhe gjithë Tiranës. Tirana ka halle prej vërteti ndaj dhe kërkon punë të vërtetë. Ne kemi bërë thirrje për debat sepse njerëzit duhet ti dëgjojnë ata, nëse nuk vjen kandidati le të vijë Luli sepse dikush duhet të mbajë llogari për gjendjen në të cilën është Tirana. 

Djali i kësaj lagjeje që në fakt është i Hollandës duhet të vijë e të japë llogari për gjendjen në të cilën e ka lënë Tiranën”, tha ai.

Pyetjes së banorëve se çfarë do të bëjë Veliaj për zhvillimin e turizmit në këtë zonë kur të vijë në krye të Bashkisë së Tiranës, ai ju përgjigj se në këtë zonë nuk është bërë asgjë për zhvillimin e turizmit, asnjë investim.

Ai tha se Tirana rrethohet nga 13 kala dhe ka shumë perspektiva për zhvillimin turistik, ndaj dhe do ti kushtojë shumë rëndësi këtij sektori.

“Ne jemi keq përsa i përket turizmit. Sot ka më shumë njerëz që në fundjavë ikin nga Tirana sesa ata që vijnë sepse njerëzit nuk gjejnë asgje këtu, asnjë park. Faji për këtë është i Basha, edhe pse ai fajson Ramën. Ai nuk diti të shpenzonte as buxhetin që ju vu në dispozicion për turizmin duke mos bërë asgjë. Na u premtua që në tiranë do të kishte qëndra që informonin turistët, që u bënin guida dhe ju ofronin paketa atyre.

Por kjo nuk u bë aspak sepse këta nuk dinë të bëjnë asgjë, madje nuk dinë të menaxhojnë as fondet. Territori në Tiranë është shumë i përshtatshëm për Turizëm duke filluar nga Dajti e në të gjithë Tiranën, por ata nuk bënë asgjë për mirëmbajtjen e tij.

Sot çdo fshatarë është qytetarë i Tiranës. Me ndarjen e re janë të gjithë qytetarë të Tiranës . Prandaj ne duhet të promovojmë Tiranën. Askush nuk e di që Tirana sot ka përreth 13 kala”, tha Veliaj.

Përgjigja ndaj mbështetësit të Bashës

Ndërkohë që Veliaj mbante fjalën e tij, një nga banorët ndërhyri dhe e ngacmoi për të shkuarën. Kandidati socialist, megjithatë, nuk nguroi t’i përgjigjej.

Ai tha se është ndryshe nga Basha dhe se bashkëbisedimet i bënë live dhe jo me kaseta të montuara.

Unë prandaj jam ndryshe se i bëj takimet live që të vish edhe ti”, i tha Veliaj qytetarit.

S’kam kompleks nga jeta ime, as nga varfëria me të cilën jam rritur, as nga familja dhe as nuk kam vrarë njeri. Nuk kam kompleks që kam shitur fiq në Pazarin e Ri dhe as që kam ikur në këmbë në emigracion. Se çdo shqiptar i ndershëm, në kushte të vështira ka shkuar në emigracion. Të tallesh me ta është pafytyrësi. Familja ime s’ka dalë në jetë duke shitur predha. S’ka lënë njeri jetim si familja e atij.

Koha e tyre ka mbaruar. Koha e atyre që e mbajnë familjen me bukë duke vrarë njerëz në Gërdec. U themi: Rrugë të mbarë, por Tirana do të shkojë në drejtimin e duhur”, tha Veliaj./gj.k/

59 komente në “Erion Veliaj i përgjigjet qytetarit: Kam shitur fiq te “Pazari i Ri”, jo predha si Luli në Gërdec”

  1. Enea says:

    Basha banor i Hollandes qe me shume rri ne Hollande dhe me shume ne Shqup sesa ne krye te Bashkise.

    1. klajda says:

      Nuk eshte turp te punosh, turp eshte te jesh dembel, te jesh i paafte parazit, si Basha, qe edhe pse e ka Tiranen qytetin e vet, siu dhimbs aspak.
      Une s’e di, a ka fytyre te dale tek bashkeqytetaret e vet pasi e perdhosi Tiranen per 4 vjet me radhe?

      1. ervini says:

        Erion, je shembulli i qytetarit qe me pune, me vullnet e vendosmeri ka arritur shume lart, puna e pare nuk eshte gjithmone puna me e mire, por ama eshte rruga per te cuar perpara.

        1. landi says:

          As mund te krahasohet me ty Erjon doktori, te gjithe doktorat ne politike kane qene deshtake, se kujtojne se cdo problem kurohet me ilace, nderkohe problemet kurohen me pune te perditshme, te palodhur dite-nate.

          1. Argita_B says:

            E morem vesh qe beni pjese ne stafin e Erjonit se kjo nuk do shum mend!
            Erjoni te prezantoje programin e tij, ç’fare ka bere Basha, apo ç’mund te bej Kosova, kete e dim vet. Kush flete shume kerkon te manipuloje, populli do pune e jo llafe. Erjoni ben pjese ne qeverine qe po detyron shqiptaret te shperngulen ne mase drejt Gjermanise, qeverise se papunesise. Per kete ka ndonje gje per te na thene apo si vjen zeri?
            Diten qe politikanet mund te denohen per mashtrim nese bejne premtime qe e dijne se nuk mund ti mbajne, Erjoni do te behej memec.

            1. niku says:

              Cfare do qe te premtoje Kosova, vjen nga e njejta shkolle e Bashes. Nuk mashtrohemi me premtime. Asgje nuk ka per te bere dr. halimi, kjo eshte e sigurte. Do te mbajme akoma kunatin? ai qe eshte sekseri i leje te ndertimit te Lulit. Edhe sikur te kishte bere ndonje gje, me lejet qe ka dhene dhe po jep ne kete periudhe po e shkaterron Tiranen per 5 vitet e ardhshme.
              Veliaj ka premtuar se do te beje auditin e Bashkise. Te shohim se si i ka dhene keto leje.

          2. Votues Tirane says:

            Shtabi i rrjeteve sociale te Erjon mashtruesit nuk e vute re qe Erjoni nuk iu pergjigj pyetjes se drejte te qytetarit Tiranas te cilin e ofendoi sikur te ishte ne nivelin e nje militanti ordiner dhe jo nje ish-minister dhe kandidat per bashkine e Tiranes.
            Jo zoterinj, dhe une kam punuar kamarier, shites ne treg etj., por nuk kam patur mundesi e nuk kam per te patur kurre mundesi te bej dasma neper kala me nga 1000 te ftuar nqs punoj ndershmerisht!!!

    2. like floriri says:

      Ky erioni duket komplet i coroditur.ska asnje lidhje me realitetin me cfare lexohet NE shkrim.
      Nuk eshte “luli” pretendenti yt por dr kosova,krahasoje veten me kosoven, ndryshe fol kot. akuzat bajate qe ben nuk po japin planin konkret qe ke,sigurisht po pate ndonji,per tiranen.
      Fol per plane e projekte konkrete dhe krahasoje veten me dr kosoven ,
      mos u hidh dege me dege,luli keshtu e ashtu,do debat me lulin pse Ska bere kete apo ate. ca ka ik ka ik ,duke pare mbrapa nuk ecet perpara, thuj ca do besh ti.
      debatin e ke me ate qe dukesh se e ke frike dhe po e shmang sa mundesh, me kosoven

      1. Albana says:

        Ca lidhje ka kjo tani? Erioni po e tregon se e kerkon nje ballafaqim. Jane Basha dhe Kosova te cilet duan ta shmangin e ta evitojne kete gje.

        1. Argita_B says:

          Albana, me Gjergji Bojaxhi qe ka mbledhur mbi 14 mije firma ne Tirane nuk ka kerkuar kurre debat Erjoni!!

      2. sotir says:

        o like…, nuk krahasohet Erjoni as Me Kosoven e as me Prishtinen, as me Amstredamin, bile, por me ate qe ka bere per nje vit e gjysem ne krye te ministrise qe drejtoi; po nuk i di , mesoi pastaj shkruaj. Erjoni eshte djale i ri dinamik dhe i perkushtueshem, krijues dhe zbatues, ndersa Kosova eshte drejte perendimit. Kryetari bashkise nuk eshte azil , por vendi ku njeriu qe shkon i jep jete gjithe qytetit.

    3. Endi says:

      Z. Erion jeni nje person shume pozitiv dhe punetor. Kete e tregoni edhe me fakte. Do ishte fat per Tiranen te ishit ju kryetar bashkie. Vetem ju mund t’i jepni Tiranes ate shkeqlim dhe ate drejtim te cilin meriton.

  2. anonim says:

    tiranen nuk e beri basha qe supozohej qe ishte nje djal i ri energjik, jo ky Kosova , gjinekologu i lodhur

  3. fiori says:

    aq i lodhur eshte sa nuk ka ku te shkoje gjithe ato burra e gra vajten e zgjodhen gjysh halim kosoven

    1. alena says:

      si basha si halimi te dy jane shume te lodhur as njeri as tjetri nuk ben jane te dy njelloj te paafte

      1. rina says:

        po u la tirana ne dore te halimit tiranen do e marri lumi kjo ska dyshim prandaj eshte e nevojshme qe te behet nje zgjedhje me mend

        1. geri says:

          Fitore Erionit je me i miri duhet te fitosh se tirana ka nevoje per nje kandidate si ty me vlera dhe shume enrgji dhe super punetor e i suksesshem.

  4. geri says:

    Po ky shitsi fiqve mas dy mujve si minister ben dasem si sulltan.ptu te dhjefsha rracen e hajdutit.

    1. greta says:

      qe erioni eshte puntor kjo ska dyshim se per dy vite ministrine qe drejtonte e transformoi ne nje nga me te rendesishmet dhe me te suksesshmet ndaj eshte i vetmi qe mund te beje dicka me shume tiranes

      1. elda says:

        fakti qe ke punuar qe i vogel tregon edhe pse je kaq i zoti dhe i sukseshem te uroj fitore je me i mire

      2. geri says:

        Greta po te pershendes me kengen e adelina ismailit llustragjiu im i vogel.dhe ta leme kete muhabetin se sa puntore eshte erjoni.se nuk i mbushe mendje njeriu.

  5. faro says:

    Velia eshte i pakrahasueshem si ideator dhe drejtues i afte ne krshasim me Kosoven. Madje ne komunikimin me masen eshte edhe me lart nga Rama, i cili jo rralle e thote para kohe fjalen e fundit dhe akoma nuk e ka kuptuar qe fjalen e fundit duhet t’ia lere popullit. Ndryshe c’ mbetet per te gjetur populli vete?
    Velia eshte shkolluar ne Amerike edhe ne fushen e komunikimit. Zoti Rama! “Lere gjykatsin (pra popullin) ta vere kapelen me doren e vet”. Ky eshte mesimi i pare qe u jepet juristeve ne Harward.

  6. lili says:

    Kjo bile eshte ma korrekt!me pranuar te kaluaren tende edhe gabimet e tua eshte ma korrekt se sa me rrenjte! Pra vazhdo edhe tregon per shpenzimet e dasmes edhe ne sa boarde je?ndoshta n’ato boarde ke Pune edhe me arme,ku ta dîme ne mbasi nuk po na tregon se ne Cilet boarde je!

    Sa per tourisme ne Tirane,qe moti Jane munduar ,edi rama and co po kot se kalajet perreth nuk Jane ruajtur si ajo e gjirokastres,keshtu qe dasmat do behen tjeter kund ne Tiranen!

  7. Lule Velo Partizani says:

    Si ka mundesi qe duke shitur fiq ja dole te beje dy dasma ne kala,bleve apartament ne Tirane,bere vile luksoze,bredh me Range Rover,udheton jashte shtetit sa here te ngrefet. Asnje shites fiqsh nuk e ben kete lloj jete.

  8. Dibrani says:

    ke shitur fiq ,…dhe po na shet fiq akoma

    e ke zanatin tend prefesional

  9. arbi says:

    Fitore erjon . E meriton je djal i zoti..fitore

    1. Trebeshina says:

      Je kokrra e mashtruesit dhe servilit,do jet fatkeqesia me e madhe po fitove se do tu perplasesh deren e bashkis ne fytyre hallexhinjve qe kaq hapur po i mashtron,aq sa realizuat premtimet e rilindjes do realizosh edhe keto te bashkise,hajduta,te pashpirte qe ne emer te se majtes bete reforma ekstremisht te djathta dhe keni bere nje popull kondra,me 21 qershor do ta maresh vesh sa vlen!

  10. Angela says:

    geri edhe qeveritaret do te martohen edhe do te bejne dasem por erioni eshte nder me te miret e meriton fitoren ne jete nuk do te thote te lindin te gjith te pasur por me pune e inteligjenc e fitojn bravo erion

  11. Jeronim de Rada says:

    Nuk eshte turp te shitesh fiq. Turp eshte qe prej shitesit te fiqve te behesh milioner!

  12. Mali says:

    O te keqen e trurit te Shqiptarit. E vodhen , e ropen, e masakruan , e debuan, ja morren te gjitha. I lane vetem grate qe te kenaqen ne ato krevate qe bejne gerr- gerrrr. Tani ngrihen dhe i kerkojne nje ish Emigranti , nje ish kamarjeri, nje ish shitesi rrugesh se ku i gjete 30 mije dollare,apo 50 qe bere Dasem . Ju nuk meritoni kete Veliajn, ju meritoni Lulin edhe 45 vjet se jeni mesuar ti thoni Derrit Daje.

  13. Ali says:

    Erjon me e pakta te mungon edukata, a eshte I lodhur se eshte qytetar apo nuk gjen ndonje Te mete tjeter
    Mendoj qe Te luftosh me alternativa konkrete dhe Jo me fyerje aspak dinjitoze.

  14. Populli says:

    Si pergjigjje te diarrese se ketij personit, i cili ben komente idioteske per kete Veliajn me bresheri shume emerore dhe ne baze te direktivave te partise, kisha nje sygjerim. Me mire mos komento fare, sepse i ben me shume dem se sherbim shefit tend.

    Erjonka ka per te marre te gjatin ne Tirane, jo ate te gjatin e rilindjes, por te gjatin e popullit.

  15. Albi says:

    Edhe une shes fiq po nje shtepi mezor po e gjej, e jo me te bej dy dasma prej sulltanesh …

  16. shoku " Shpati " says:

    Erion , nje djal kryeministri edhe mund te gaboje pasi joshja eshte shume e madhe por habija eshte se si nje djal qe ka shit fiq apo ka punuar me fadrome te harrije nga ana financiare djalin e kryeministrit !!! Na e sqaro po munde kete dileme ose mos na i permend me te kaluaren tende proletare !

  17. tanit says:

    fiqt i ka shitur kur ishte 15 vjec, pastaj shkoj punoj ne amerke, beri dhe shkollen, u rrit , doli ne pune dhe u martua, si te gjithe njerzit e zakonshem.
    ku eshte e keqja ketu?

  18. Rilindja says:

    Elda ti me siguri nuk e njeh fare PUNEN..por po te them se shumica e shqiptareve hallexhinj kane punuar qe te vegjel…POR nuk e kane patur kete fat te madh si Erjon Veliaj.KY po ,FAT ME KAPUL>>>>>

  19. Andon ledhi says:

    Rroft Mjaf ,poshte Ps ,poshte Pd vetem antaret e mjaftit do ta coin Tiranen perpara!!!!!!

  20. jugu says:

    hahahhah erjoni qenka shitesh fiqsh dhe u be miliarder nga kjo pune tani u shet mendje te varferve si te behen te pasur si erjoni duke shitur fiq

  21. Ali says:

    Eri ka punu dhe fadrominst, a na e tregon dot lejen qe ke patur me drejtu fadrom ne USA? Po te na tregosh edhe mund ta japim
    Voten. Sa per fiqt qe ke shit te pazari ri, po kur skishte fiq ca ke shit…

  22. kaqi i zi antikomunist says:

    O Erjon mos u lodh kot me lulushin ,edhe halim doktor lekistin qe e ngriti kiniken private me ” djerse dhe rroge shteti si mjek “.Keto perralla vetem tek shqupi i besojne.Te jesh i sigurt se fitorja do jete spektakolare ,ashtu si e majta fiton gjithmone.Ka shume mundesi qe edhe vendin e dyte ta zere gjergj bojagjiu.Pedja pas humbjes ka dy rruge ose te riktheje bacen sal ,ose te vihet ne krye grupi i olldashit me gjergj bojagjiun.Mos humb kohe me Lulin dhe halimin , leri te bejne xhiro me tram tek bulevardi i ri.

  23. FBI says:

    Frika eshte se mos perfundon dhe ky si keta te tjeret, Paraja dhe Pushteti te Korruptojne, kemi arritur ne ate pike, nuk di me njeriu ku te besoj????????

  24. Tomorri says:

    Sikur PD te rreket dite dhe nate duke trazuare llumin e saj te peshtire per te gjetur te pakten nje njeri qe ti vije Erjonit te maja e gjishtit te vogel te kembees. Po nuk mundet .Po te duane ta provojne dhe do ta shikojne si do te dalin qofte edhe ai qe quhet Halim doktori.
    Nuk ja vlen fare te merremi me keto bema, kryesore eshte se Tirana me ne fund do te menazhohet nga nje njeri me kulturen dhe dijet e nevojshme te marra ne perendim qe per ne kane shume domethenje.

    Bravo Erjon Velija se me pune dhe sakrifica do tu tregoshe ketyre te paudheve se çfar eshte Tirana dhe çfar ka pritur deri tani.

    1. lili says:

      Tomorr:me kulture e dije te marr ne afrike,te lutem,se n’amerike as nje semestre nuk e perfundoj!
      Mos na shit per perendimor kete njeri ,se ne Perendim nje politikan qe do kishte guxuar me keqperdor position e ministrit ne kembim te nje fustani per nusen e vete do kishte perfunduar i shkarkuar me nje here,edhe nje politikan qe ne kushte e varferise te shqiperise do kishte bâ kjo nje po DY martesa si ky ne père dîme do kishte nje politikan i vdekur nga ndeshkimi i shoqerise e gazetaret!

      1. lili says:

        Edhe nje minister ne perendim qe ‘harron’ te deklaroje pjesemarrjen e tij ne 8 boarde ,nuk i deklaron te ardhurat e ketyre boardeve denohet me gjyq e kjo me te katapultohet kandidat per kryeqytetin!
        Nje vjedhjes kryetar te Tiranes doni,sepse mosdeklarimi i pasurise ende nje forme vjedhje,edhe ma e denueshme kur je minister se Shtetin behet me keto pare qe ky nuk do me i paguar!pra i bije se ky nuk do qe Shtetin te behet me veprimin e tij per mosdeklarimin e pjesemarrjen e tij ne per boarde!
        Plus saj une si qytetaret du te di a ka ndonje konflikt interesi ky me kete pjesemarrje e punen si minister apo si kryebashkiak!pra ku marr Halla rroge tjeter ky e sa? Lere fiqin dje,tregon per ‘fiqet’tash!

  25. SuloKapedani says:

    Kur punon me ndershmèri edhe duke shitur fiq apo diçka tjetèr bèhesh aq milioner sa te martohesh e te blesh njè shtepi por kurr nuk behesh mbret.Te tillè milioner dhe mbreter bèhen hajdutèt e kombit duke vjedhur pasurine e popullit dhe vrare njerèz.Ai qè ka rène nga kali dhè hingèllin si ai ka bère thirrje hapur duke thènè”Punoni ju pèr tè ardhmen e familjes time”Nuk èshte lapsus por instikti i hajdutèrise vrasèse per vite me radhe ne kurriz tè popullit.Erioni me punen qe ka bere dhe sinqeritetin qe ka meriton plotesisht te drejtoje bashkine e Tiranes.Respekte.

  26. Z/Kallami says:

    Mesa po ndjekim fushaten nepermjet infromacione te internetit.Me krijohet bindja qe ky izh minister i sukseshem do jete dhe ma i sukseshem sec ishte z.Rama i shpallun kryebashkiak nderi i gjithe planetit.
    Erioni edhe nese nuk shpallet i tille,arritjet do i kene edhe ma te sukseshme se Z.Rama.

  27. baba says:

    Shpejto te kapesh fikun gjinooooo, leri budalliqet se si ha kush. Ta beri zoti mbare me Ramen tani vidh dhe bej ndonje lek se ste vjen me zogu ne dore.

  28. kanan tafili says:

    Ju jeni njerzit me te pacipe ne bote ,ju jeni mesuar qe te jetoni me pras ne bythe, jeni hipokrit dhe i keni qef njerzit qe ju mashtrojne, ju vrasin, ju perdhunojne,, edhe kur dek nje njeri i mire qe gjithsesi nuk eshte perfekt ju prape doni ata qe ju vodhen, ju vrane ju slechten , erjoni do ju ,do haje si miu , e jo si basha qe po han si ariu,,,,

  29. lesh e li says:

    Ky veliaj e shikon popullin e tiranes si dele…i ben llogarite elektorale me 2013.ne votuam kunder berishes.po kjo sdo te thote qe do votojme per kete halene…

  30. arben says:

    Perpara Erion se e gjithe Tirana te perkrah.Nuk eshte turp puna e ndershme.Vizioni yt per Tiranen eshte mijra here me pozitiv se sa tymnajat e PD qe po tregon edhe nje here se eshte bajrak i shpellarit te Vicidolit dhe se te gjithe lakejte e tij mendojne e flasin me gjuhen e ketij te cmenduri qe i ra per bare Shqiperise ta kete ne shpine per 25 vjet dhe larg qofte dhe per shume vite te tjera.

  31. england says:

    Te djathtet qysh prej fillimeve 91-92 kane deshtuar keqas ne menaxhimin e bashkise me te madhe ne Shqiperi!Le te fillojme me Tomorr Malasin,duke vazhduar me Sali Kelmendin dhe pastaj me Albert Brojken te tre keta nuki lane asnje shenje ne ate qytet pervec kaosit,dhe ndertimeve pa leje kudo,pa harruar kerpudhat e kiskave ne cdo cep,por dhe anesh lanes,pra i dhuruan Tirones disa hale ku mund te shurrohej kudo,ne cdo kend e cep,u mbyt kryeqyteti ne ere,dhe pellgje shurre!ne fakt kjo eshte ajo qe te djathtet dine te bejne,dhe se si ata jetojne ne ambientet ku jetojne ne familje,pislleku mbizotronte kudo.Erion Veliaj djal puntor dhe me mendje te hapur ka per te bere diferencen ne Tirone.

  32. zagar i edi rames ,asgje me teper vetem per te vjedhur ,dhe ky popull si inteligjent qe eshte gjate ketyre 25 vjeteve do e provoje ndryshimin si heret e tjera, m tullum??

  33. dritan74 says:

    Hajde fiq 5 kokrra dhjete leke,hajde fiq 10 kokrra pese leke. -O xhaje a po nigjo ca po flet apo jo ? -Ca ke mer cun per mu isoj eshte.Ta haje kush ta haje.Se mos u lodha une,ne bahce i mblodha.Kurse ky horri do i kete vjedh me noi bahce.

  34. vladimir mezini says:

    Turp per ne shqiptaret qe vume ne krye te bashkis nje te huaj pse pak djem dhe vajza te mrekullueshem kemi ne por duhet te vinim Lulzimen nje prostitut Hollandese qe po na i merr leket duke mashtruar prandaj duhet te kuptojme mire se per ke duhet votuar jo ma per te huaj por per shqiptar

  35. KUJDES FIKUN GJINO?! Q`THOT KY BUDALLAI KU KA FIQ TANI:Keto fjal jan nga filmi 14 vjec dhender,dhe me fjalen Fik ata nenkuptonin P…in e gruas se 14 vjeqarit.Po Erioni qe ka shitur,per cilet Fiq e ka fjalen,per fruta apo per tregtin e mishit te bardhe?

  36. Cecua says:

    edmond nga kodra rreshenit, Veliaj e ka fjalen per fikun e momes tate or tej,ndersa ne nr. shumes e ka per fiqt e familjes tate or tej prej rrshenit.

  37. Kruja says:

    Kush e tha, Elda diku me lart, SE KUSH PUNON QE I VOGEL AFTESOHET NGA PUNA sepse PUNA formon KARAKTER.

    PUNA qe te behet e sakte kerkon Perqendrim, Kembengulje, dhe Pergjegjesi. Keta 3 elemente garantojne AFTESINE e NJERIUT, e AFTESOJNE per PUNE.

    Erioni duket se I ka keto 3 elemente nga PUNA. Duke qene I RI ne moshe ai eshte pa diskutim kandidati me I pershtatshem per Kryetar Bashkie. Po ashtu mos harroni qe ka edhe mbeshtetjen e duhur nga qeveria qendrore. Ka shume rendesi kjo.

    I uroj suksese Erjonit dhe kam besim pasi ai ka MOTIVIMIN dhe AMBICJEN per t’ja dale mbane.

  38. kujtimi says:

    Z,veliaj kur te merrni bashkine ju lutem qe te keni ne programin tuaj mbjelljen e pemeve sepse jane ato qe ndikojne ne pastrimin e ajrit dhe permirsimin e jetes dhe jetegjatesine e e njerezve,ka vend per te mbjellur ne kodrat e liqenit dhe pas liqenit artificial,te mos lejohet te ndertohet pas liqenit aty duhet te mbillen peme,,,po ashtu mund te behen fushata per mbjellje tek mali I dajtit,,,

  39. Populli says:

    Shume komente, te cilat me te drejte flasin per te verteten, censurohen nga kjo gazete online nderkohe qe lejohen gjithe keto kukuvajkat e Veliajt dhe CO qe te komentojne kodra pas bregut.

    Eshte e turpshme, qe nje gazete e cila e konsideron veten si te pavarur politikisht, te vazhdoj dhe te bej sherbetorin e politikes ne pushtet, e cila i jep ca lemoshe.

    Une e di qe gazetaria profesionale dhe e pavarur nuk ka lindur kurre ne Shqiperi, por te pakten do te ishte mire qe te justifikohej disi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje