Rama takon strukturat e PS në Shkodër: Në listat e këshilltarëve s’do ketë drejtorë apo ish- kryetarë bashkie

3 Maj 2015, 13:44Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i Partiste Socialiste, bëri të ditur se listat e këshilltarëve për Këshillat Bashkiake nuk do të përbëhen nga drejtorë apo ish-kryekomunarë dhe ish-kryebashkiakë.

Deklarata u bë gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste të Shkodrës, që u zhvillua me dyer të mbyllura në mjediset e teatrit “Migjeni”.

Burimet bënë të ditur se gjatë takimit është diskutuar mbi organizimin e fushatës zgjedhore, ndërsa është vënë theksi në ngritjen e strukturave të përbashkëta me partitë aleate të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në funksion të mbështetjes së kandidaturës së Keti Bazhdarit për Bashkinë e Shkodrës. /gj.k/

14 komente në “Rama takon strukturat e PS në Shkodër: Në listat e këshilltarëve s’do ketë drejtorë apo ish- kryetarë bashkie”

  1. ergi says:

    keto po qe jane vendime te drejta.Me ne fund ne keshilla bashkiake do kemi njerez intelektuale, jo me ish-drejtuesa qe jane te gjithe te inkriminuar

    1. Luka says:

      Vendim me se i drejte, jo njerz qe bejne nga 100 punera dhe asgje s’bejne tamam, por njerez te dedikuar per tu marre me problemet qe kane bashkite dhe qytetaret, qe te perfaqesojne denjesisht njesite administrative dhe qe te jene me afer qytetareve se sa interesave personale per poste.

      1. stinela says:

        Njerezit ne keshillin bashkiak duhet te jene ata qe kane jetuar, kane mbeshtetur dhe e dine me se miri se c’kane nevoje njesite administrative, jo njerez qe kane punu vec ne administrate dhe shkojne e merren me retorika ne keshillin bashkiak.

    2. elda says:

      te lumte po bene gjene e duhur duhet te jene figura te reja dhe jo te lodhura

      1. pati says:

        Gjithmone vjen me ide te reja Rama bravo kjo eshte me e duhura.

        1. anja says:

          Bravo Edi vendim me vend eshte koha per figura te reja dhe te afta jo per te figura te konsumuara.

          1. Elma says:

            Rama ka nje politike qe ka nje qasje totalisht tjeter nga ajo e shume politikaneve qe kane drejtuar vendin tone ne kaq shume vite dhe per kete me jep me teper shprese se gjerat do vijne gjithmone duke u permirsuar.

    3. Ada says:

      Me ne fund u kuptua qe pjesa me e rendesishme eshte te kemi ne krye te vendit njerez punetore e te afte, te cilet kane arritur aty me merite dhe jo fale njohjeve ose miqesive

  2. flori says:

    Uroj dhe besoj qe Shkodren do ta marre Keti Bazhdari, kam sh respekt per kete zonje te nderuar ne Shkoder .
    Suksese Keti

  3. Perralla says:

    Ne qoft se asht e vertet, asht lajm shum i mir. Te gjith ata parazit duhet te eliminohen nga skena politike, sepse i kan pi gjakun ketij populli duke marre vetem rroga e ba pisllek me tendera pa gjeneru asnje te ardhun. Parazitet n pension.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Drejtor qe nuk kane as kualifikimin fillestar,5 vjecarin,jane emeruar neper shkolla,duke lene bashite dhe mbajtur postet ne keshillet bashkiake.

    Hiqni dore nga keta te “besuar” te perjetshem,qe kane 25 vjet si shushunjat,thithin vetem korupsion.

  5. ushtari says:

    Rama po i zgjithe gjerat sipas qejfit te tij. Do futen ne keshilla bashkiak ata cunaket e cupuriqet qe nuk e dine se ku ka qene unversiteti, vecse kane mare ndonje dipllom rrugve te atdheut.
    I ka mbetur ndo pak mend ketij burri, apo ka rrjedhur.

  6. Billy says:

    O zoti Rama, ti e thua kete si sllogan apo si? Sepse ne te gjitha bashkite e tjera listat e keshilltareve perbehen vetem nga drejtore dhe ish kryetare komunash. Meri dhe verifikoji!

  7. malesori says:

    kandidati i PD per M Madhe Anton Kokaj akuzohet per vrasjen e shtetasit Pretash Kastrati gjate trazirave te 97-98 ne fshatin Aliaj te M Madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje