Bojaxhi fushatë edhe natën, xhiro me biçikletë në rrugët e kryeqytetit

4 Maj 2015, 09:24Politika TEMA

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gergj Bojaxhi, ka shfrytëzuar orët e pasmesnatës për të bërë fushatën e tij.

Së bashku me një grup mbështetësish ai ka bërë një shëtitje me biçikletë në rrugët e kryeqytetit, duke u shprehur se vetëm pas orës 12 të natës, qytetarët e Tiranës mund të lëvizin të pashqetësuar nga trafiku.

Për ne, qytetarët e thjeshtë, të cilëve nuk na e hap rrugën policia, i vetmi moment i ditës kur mund të dalim të sigurtë me bicikleta në qytet është pas mesnate.

I vetmi moment kur mund të ecim nëpër qytet pa i shkatërruar mushkëritë tona me tym dhe pluhur është përsëri pas mesnate.

I vetmi moment kur qyteti ynënuk është i bllokuar nga trafiku është pas mesnate. Por ne, qytetarët e Tiranës, nuk jetojme vetëmnatën. Jetojme ditën.

Ky është qyteti që na kanë lënë dy partitë. Por ne mund ta ndryshojmë Tiranën nëse bashkohemi të gjithë me votën tonë” është shprehur Bojaxhi.

3 komente në “Bojaxhi fushatë edhe natën, xhiro me biçikletë në rrugët e kryeqytetit”

  1. IFC says:

    Por tani ka drita naten
    Kur ishte drejtor apo z/minister dritat i kerkoje me qiri.
    Sa kohe ka qe nuk nderpriten dritat?

  2. Sh says:

    Vota ime eshte per Bojaxhiun ,i cili do ti ndryshoje faqen Tiranes .

  3. eko says:

    Pyetje per Z. Bojaxhi, si do behen punesimet ne Bashkine e Tiranes – me nje fjale te kujt partie do jene, se me kandidatet e tjere e dime ca do ndodhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje