Nga Bledi Mane
Erdhi momenti ti heqim dorashkat dhe maskat.
Dje, kur vapa e majit harboi dhe zhveshi miletin, dje më 3 maj kur gazetaria kremtonte ditën botërore të lirisë së saj, dje kur zullumet e nakatosura të takimeve elektorale u mënjanuan në qoshe…dje pra lajmi më i frikshëm nacional ishte një prodhim i gazetarisë kundër gazetarisë.
Dje me qindra e qindra kolegë gazetarë shqiptarë më në fund ngritën zërin e mekur dhe na hapën gojën, na hapën zemrën, na hapën barkun dhe u ankuan për pronarët e tyre.
Rrogat skandaloze kanë muaj pa i marrë, kontrata pune nuk kanë fare, për sigurime shoqërore nuk bëhet fjalë…
Unë jam gazetar në profesion.
Kam rreth 5 vite që shkruaj i lirë (freelance) dhe zyrtarisht jam paguar vetëm me honorare modeste.
Dje kur shikoja të listuar gazetat dhe televizionet e pakta korrekte me kolegët e mi, më kot u mundova të gjeja edhe emrin e gazetës ku unë shkruaj sipas midesë time në kohë dhe hapësirë.
Ju mund ta urreni, mund ta adhuroni, mund ta lexoni, mund ta komentoni, mund ta tjetërsoni rolin dhe kontributin e Mero Bazes në gazetarinë shqiptare por unë po u them nje të vërtetë të vërtetë.
Nga viti 2011 deri më 2013 unë jam paguar me honorare modeste në kohën e duhur nga botuesi Baze dhe le ta ndajmë bashkë një sekret.
Honoraret e mia prej gazetës TemA kanë mbajtur gjallë departamentin e kulturës dhe sporteve në bashkinë e Përmetit gjatë kohës kur unë isha drejtor dhe buxheti i kulturës de facto ishte zero.
E si për koincidencë: Kjo është fotografia e fundit, ditëlindja e fundit, dalja publike e fundit e ustait të madh Laver Bariu. 3 Maj 2013/ Laver Bariu ecën më këmbë mes qytetit të tij,takon njerëz, këndon, tymos një cigare, çmallet, loton…
Ditëlindja e fundit e ustait të madh u organizua modestisht me honoraret e gazetës TemA. Pa bujë, pa reklamë, pa mburrje…
Dje ishte dita botërore e lirisë së shtypit. Dje ishte edhe ditëlindja e 86 e Usta Laverit.
Faleminderit që më lexoni!
Shkelqyeshem Bledi,,,,keshtu sapo ka filluar era e mbare e njerezve vertete te talentuar, korrekte me ligjin,me publikun, ,,,me Zotin.Une gezoj shume per kete,Bledi.Te uroj pune te mbara.
Ke qene ,je,dhe do te mbetesh i popullit dhe per popullin qe te lexon dhe mbeshtet fuqimishte ne mendimet dhe idete e tua.Bravo djale permetar i vertete.
Si drejtor Kulture ne Bashkine e Permetit, Ju nuk bete gje tjeter, por i hoqet pacientit Permet, ne shume vite ne gjendje kome, aparatin e frymemarrjes duke e detyruar te vdesi!
Ah, po, dhe dicka tjeter, firmoset per zbatimin e vendimit te gjykatave shqiptare ne baze te dokumentave te fallcifikuara per prishjen e kishes ne Permet!
Te flasim hapur, apo jo???
Ti “klimax” qe ke mohuar dhe emrin, po ta ka vene babai, kerkon akoma pse u prish streha e Janullatos qe kishte pushtuar shtepine e dijes dhe kultures dhe harron se rinia e Permetit te luleve dhe kenges nuk mund ta kaloje gjithe diten e naten ne kishe, por ne shtepine qe i kendon jetes dhe halleve te saj, shpreses dhe kujteses, defrimit te tyre pasionant rinor, por edhe te moshuarve me lojrat dhe klarineten e vyrtuozit Laver Bariu. Pse e keni goje zeher, o “klimpax”?! Nuk e di kush u ka lindur dhe konstruktuar ne kete menyre. Respekt Bledi Manes, megjithese nuk e njoh por i lexoj vetem shkrimet e tij pikante ketu larg.
Bukur ja ktheve pergjigjen Sotir ketij zagarit te shitur Klimax qe vjell vrer gjithe kohes ne kete forum kunder shqiptareve te lumt ajo dore keshtu e duan keta njerez bastarden
Hahahaha…….dokumente te fallsifikuara,dhe kush e thote pa,nje i ashtuquajtur grek,qe sa hap gojen genjen.Qe ta marrim shtruar,me dokumente jo te fallsifikuara,vertetoje qe je sterrrrnipi i Arkimedit,Sokratit,Platonin,Aristotelit…apo Karaxhaferrit!
Shkon ku shkon talebani,po tek feja del!
Klizma je shume i vogel more bibilush te japesh mendime per gjera qe kane ndodhur kur ti ske qene as ne mitren e sateme
Nuk e di nese dikush nga ju ka rrenjet apo te pakten ndonje lidhje fisnore me Permetin?
Nuk e di nese dikush nga ju ka patur rastin te udhetoj nje here ne jeten e tij ne Permet?
Nuk e di nese dikush nga ju njeh sado pak historine e Permetit?
Nuk e di nese dikush nga ju nuk e kupton qe besimi fetar (te pakten deri pak vite me pare) eshte pjese e historise, kultures, tradites dhe vertebra e identitetit krahinor dhe kombetar?
Nuk e di nese dikush nga ju nuk e kupton qe nje fallcifikim eshte me shume se krim dhe aq me keq kur ai dikush ndodhet ne nje post te lart zyrtar dhe e kryen me dashje?
Nuk e di nese dikush nga ju e di se cdo kush ka te drejte te kritikoj e te kerkoj llogari dhe cdo kush eshte i barabarte para ligjit?
Nuk eshte nevoja te kesh qene ne Permet ose te njojesh Permetin per kuptuar shkrimet.e tua antishqiptare ore zullap i Janulles matufe
Ti nuk ke te drejte te flasesh per indetitet kombetar,sepse nuk je shqiptare,por pro grek dhe pro serb.
Tjeterku e ke hallin ti!
Objektet sociale dhe publike,si edhe ato me mase ndertimi me te madhe se sa kan qene kur ishin prone private,nuk kthehen.
Ti,ne vend qe te denosh harbuterine dhe vandalizmin mbi Pallatin e kultures,na tregon perralleza.Ata qe demtuan Pallatin e kultures
duhet te denoheshin,por Shqiperia nuk ka shtet.
Greqia beri note proteste kur ndodhi kjo!
Ç’pune ka Greqia ne nje problem te mbrendeshem shqiptare,kur behej fjale per nje Kishe shqiptare?
Ç’far kerkonte qytetari grek me minoritarin dhe shum vlleh nga Shqiperia e mesme ne Permet ne ato rrethana kofrontimi?
Kjo nuk te shqeteson ty o kasneci politikes armiqsore te Greqise
ne Shqiperi?!(E imagjinon te ndodhte kjo ne Greqi???)
Dhe njerez si ty do ngrejne ura miqesie?
A do kete gazetare ndonjehere shqiperia?
Deri me sot ka zvaranike,frikacake,bythelepires,kronikane,te pa afte,etj,por jo gazetare.TE JENE ZGJUAR NGA GJUMI?
Nje shembull i permendur qe mbete pereseri modest. FLM, or Blediimire!
Bravo te qofte,besoje pa medyshje se ne Shqiperi ka akoma shqiptare.Te lumte!
Admiroj penen tuaj.Derri do plumbin.
Me ne fund nje shkrim qe ja vlen te lexohet o Bledi.
I ka te gjitha brenda, sakrificen,nderin,deshiren per te nderuar nje qytet dhe nje artist, qe kurre skemi per te pasur me si ai, e shume te tjere, dhe me sa modesti i eshte organizuar kjo ditelindje qe vetem sot zbulohet per publikun.
Do kontriboja dhe une(incognito)pa u duk,per keshtu iniciativash.
Te ngrejme traditen o njerez!
Sakte man
Mirë ti, sepse ti punonjës ishe…
Do ishte më interesante të dinim se si e shikon Z. Baze këtë punë, meqë është edhe gazetar, edhe botues, edhe i lexuar.
A mund të futen të gjithë në një thes, edhe ai që nuk paguan rrogat sepse do ta mbyllë qeveria, edhe ai që nuk paguan sepse nuk i ka xhiruar akoma qeveria lekët e reklamave?
Ishalla mbetesh gazetar dhe te shkrofte pena si deri tani, edhe nuk te merr Perendia mendte dhe te na futesh ne politike…se pastaj nuk do te te degjojme me!!!
jam kurioz te di mendimin tend per mendimet qe ka ben blushi per ps-ne, nqs do te shkruash ben mire te flasesh pa dorashka, une ketu do te vleresoja karakterin tend bledi, ju lutem bej nje shkrim per shkrimtarin blushi..
Bravo o Shqiptar me zemer te madhe. Je djale per se mbaari e jo si Shker dheni qe vodhi Milion e Vrau tere njerzit per biznesin e tij kriminal, mesoi sec ishin fiqte me kusheriren e tij dhe tani me paret e shqiptareve i ka hap butghen ne Blok Armines se virgjer nga hundet
Ketu dallohen njerzit ng kafshet e shpellave. BARVO Bledi Shqiptari
Ky na paska qene gazetar profesionist qe tani na paska hequr maskat dhe dorezat?
Ky na paska qene drejtor kulture ne Permet?
Sa per te qeshur!
Nen tingujt e Laver Bariut po lexojme dhe pak estrade falas. Estraden Permeti qe nuk ka patur kurre estrade, po e zevendeson ky personazh konfuz dhe plot devijacione hormonale.
bravo Bledi
(Do) te flasim hapur z.Mane ?
Si ju ze gjumi naten persa i perket përdhosjes se Kishës Orthodhokse në Përmet ?
Te lumte Man-e.
Mero eshte korekt ne ate ç’ka shkruaje, po mire do ishte qe ne shkrimet per problemet madhore qe ka Shqiperia, si psh kush eshte pergjegjes qe sistemi i drejtesise eshte i lincuar? E di dhe bufi dhe jo Mero, pse nuk shkruan ashtu si di ai?! E kuptoj se i duhet te mbijetoje edhe duke u bere qoka pusht-etareve trendafil, por kjo e ben te mos jete i vecante dhe shume ndryshe nga te tjeret.
Me falni per pyetjen por sinqerisht nuk e dij,
ai djali ne fotografi i ulur ne krah te zoterise Laver Bahriu, kush eshte ?
Si gjithmone shkrim shume i kendshem! Te lumte pena!
Per agimin detroit.ai djali ulur eshte i biri i ustait.cfar behet ande nga Detroit,nexhon e vockopit si e kam?
Ne te gjithe shkrimet je treguar i vertete me te verteten i nderuar Bledi mane