Basha prezanton Bashkim Shehun: Rama-Meta mund të blejnë hasanërat, por jo Kukësin

4 Maj 2015, 12:00Politika TEMA

Në vijim të takimeve për prezantimin e kandidatëve për Kryetarë Bashkie në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Kukës ku prezantoi Bashkim Shehun.

Kreu demokrat ka theksuar se me fitoren e PD do të ketë rishikim të ndarjes së re territoriale, e cila është kundërshtuar nga PD, e cila nuk morri pjesë në procesin e diskutimeve.

Basha i ka bërë thirrje qytetarëve të Kukësit të mbështesin më 21 Qershor kandidaturën e Shehut, duke theksuar se në këto zgjedhje populli do t’i japë përgjigjen e merituar Qeverisë Rama-Meta.

“Nuk do ta dorëzojmë shpirtin te dyshja Rama-Meta, që mund të blejnë Hasanëra e Yllëra por jo Kukësin”, deklaroi ai.

Basha tha se me votën për Bashkim Shehun kuksianët do të gjejnë mbështetjen dhe do të fitojnë Kukësin.

Ai nuk la pa përmendur edhe eksodin që po ndodh në vend duke ja vënë fajin për këtë sërish “dyshes” siç e quan ai, si një faktor nxitës.

Nga Kukësi kryetari Basha u premtoi qytetarëve punësim dhe dinjitet pas 21 qershorit nëse vota shkon në drejtimin e duhur.

“Kukësi është në krah të Bashkim Shehut, e Shehu në krah të kuksianeve. Dyshja makute Rama Meta nxitën largimin,nxitën eksodin. Premtojmë punë dhe dinjitet”, u shpreh Basha.

13 komente në “Basha prezanton Bashkim Shehun: Rama-Meta mund të blejnë hasanërat, por jo Kukësin”

  1. greku says:

    kukesi ka ndryshu drejtim or ti

    1. Halimi says:

      o te deshtuarrrrrrrrr

      1. Besnik says:

        kukesi eshte socialist pasi pa zhgenjimin nga demokratet

        1. Klesta says:

          Rama nuk ka nevoje te bleje askend sepse ne poliken qe perfaqeson eshte nje fitues dhe jo humbes si ty.
          Politike vizionare dhe me qellime te mirepercaktuara gje qe e ben me te besueshme per qytetaret dhe alternativen e duhur per qytetarin qe ne fund te dites i intereson mbarevajtja e puneve ne vendin e tij dhe jo fjalet boshe te partise tende.

    2. Kastrioti says:

      humbje te siguruar keni po he

    3. basa says:

      basha eshte i humbur ne keto zgjedhje

  2. gjyshja says:

    Kthehu ne Tirane,bej ndonje pune per kryeqytetin se e ke lene ne meshire te fatit prej kater vitesh. Te dhame voten qe te na perfaqesosh e te mbash premtimet e dhena. Jep llogari perpara qytetareve te Tiranes.

    1. KOMBI says:

      Kukesi do dije te beje zgjedhjen e duhur ashtu sikurse beri ne vitin 2011. Nuk e kuptoj se si mund te zere me goje z. Hasan Halilaj nje pertac si Lulzim Basha qe nuk u ofroi asgje qytetareve te Tiranes.

    2. anonim says:

      O idiot. Sinqerisht i ke rene kot ne qafe politikes. Te djathte e te majte ndjejne keqardhje per ty.

  3. elma says:

    Basha te kuptoje se eshte nje opsion i gabuar per qytetaret. ti mund ti ofrosh njerezve vetem llafe pazari dhe dembleizem dhe kjo nuk eshte ajo qe ata duan. Politke e kalbur nga fillimi ne fund e nje partie qe pervec shpifjes dhe premtimeve boshe nuk thote asgje.

  4. Andi says:

    Hasan Halili per Kuksinnnnnnnnnnnnnn

  5. sherifi says:

    Cfare Idiotizmash nxier nga goja ky Luli,ky tamam sikur flet me gojen e Berishes.
    Po kukesi te gjith deputetet,te pakten dy legjislatura nga PD i ka patur,edhe krye Bshkiaku i PD ka qene,edhe qeveria qendrore e PD ka qene dhe ja ku eshte kukesi,po i vuan ato pasoja.
    Ky thote qe te votoin per k/bashkiak te PD,qe te vuajin akoma dhe Luli te dredhi zinxhiret ne Tirane.

  6. ILIRET says:

    O Luli, po pse ja fut pordhes kot mor burre! Po fitoi PD thote Luli, do te rishikoje ndarjen administrative territoriale.
    Po edhe sikur te fitosh, le qe nuk ke per te fituar kurre, a ke bythe te dalesh kunder nderkombetareve. Pate 8 vjet kohe per ta rishikuar dhe nuk e bere dot. Tani duhet ti mbushesh mendjen vetes dhe te tjereve se ndarja territoriale eshte ceshtje e mbyllur. PIKE.
    Si puna e Kushtetutes ne vitin 1999. Keshtu tha dhe Babi jot, Sala. Nuk e njoh. Ndersa tani bertet me shume nga te gjithe ne mbrojtje te kushtetutes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje