ASHE prezanton kandidatët Gjon Gjoni dhe Fran Tuci/ Panariti: Plane konkrete për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë

4 Maj 2015, 12:24Politika TEMA

“Aleanca për Shqipërinë Europiane” prezantoi kandidatin e saj në bashkinë e Pukës Gjon Gjoni dhe atë të Fushë-Arrëzit Fran Tuci.

Prezantimi u bë nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti,  i cili theksoi se do të jenë konkrete planet për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këto zona.

“Nuk mund të vazhdoj kjo situatë që ujërat e zeza të shkarkohen në rezervuar. Ndërhyrja e parë emergjente që ne do të bëjmë është krijimi i sistemit të ujërave të zeza”, tha Panariti, duke nënvizuar gjithashtu kthimin në praktikat e mëparshme për kultivimin e perimeve në zonën e Pukës e cila konsiderohet si një zonë me burime të jashtëzakonshme nga të gjithë sektorët e bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave theksoi se potenciale të jashtëzakonshme ka edhe sektori i blegtorisë në të cilin deri me tani mungojnë investimet por gjithçka është e mundur të bëhet duke e sjellë atë në trajtën e një premtimi dhe detyre për kandidatin e zgjedhur.

“Bashkia nuk është një ankand dhe kjo është ajo që do të tregoje” -ka theksuar kandidati Gjoni në prezantimin e tij dhe me punë do të mund t’ju a tregoj të gjithëve të kundërtën”, u shpreh ai.

Edhe gjatë prezantimit të Fran Tucit në zonën e Fushë-Arrëzit ministri tha se kjo zonë ka disa avantazhe që lidhen me natyrën, klimën, tokën, të cilat sipas tij janë avantazhe konkurruese dhe krahasuese që duhen kthyer në potenciale të vërteta, në mënyrë që kjo zonë të prodhojë, të arrijë tregjet dhe të ardhura.

“Të gjitha këto sfida ne do t’i bëjmë realitet edhe me Franin në krye të Bashkisë së Fushë-Arrëzit për t’i dhënë transformimin e duhur që e meriton kjo zonë. Prandaj ju bëj thirrje që ta mbështesim Franin, ta mbështesim koalicioni pasi është rruga e duhur që do të sjellë ndryshimin dhe progresin”, tha ndër të tjera ministri i Bujqësisë

Gjithashtu të pranishëm në këto takime kanë qenë edhe Prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Pukë, Sajmira Laçi, kryetari i PS-së Pukë, Marash Kola, si dhe kryetari i FRD-së në Pukë, Astrit Kuqi. Prezantimi i kandidateve vjen ne prag te zgjedhjeve lokale te 21 qershorit ku kjo aleance synon përvetësimin e këtyre dy bashkive të cilat aktualisht janë nën qeverisjen e djathtë. /gj.k/

2 komente në “ASHE prezanton kandidatët Gjon Gjoni dhe Fran Tuci/ Panariti: Plane konkrete për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë”

  1. enis says:

    puka dhe fush arrezi kan nevoje per ndryshim

  2. kola says:

    Z.Panariti;nukme duket si drejtim i duhur ai
    qe paraqitet ju ne zonen e Pukes,ku theksin e vute
    ne mbeshtetje te kulturave Bujqesore.Jo,zoteri.
    Nese do te vazhdohet me keto pallavra,Puka do te
    mbetet ajo Migjeniane.Asnjehere qofte edhe Kullat e
    Bajraktareve nuk e kane siguruar Buken ne ato copa
    Toke bujqesore per tere Vitin,keshtu qe edhe Sot qe ajo
    Toke e dikureshme eshte katandisur si Kokoshi nje Thelle.
    Puka nuk duhet te jete kjo,nese pasurite e saj do te quhen
    Thesaret nen Pisha! Minerale pa mase,duhet te ndikojne ne
    mireqenien e kesaj Zone.Renta e tyre do mjaftonte per ta realizuar ate.
    Bizneset te mos jene informale,ndaj do thosha qe ne vend te
    z.Panariti duhej te shkonte perfaqesuese te Industrise minerale
    keshtu edhe fushata do mirrte nje realitet tjeter,me plote
    interesa per kete vend.Por edhe Panariti duhej te ndalte Sopaten
    dhe te premtonte subvencione per mbjellje te parreshtur te
    Pishes se famshme Pukjane.Keshtu Minierat dhe Pishat duhet te
    jene prioritare te mireqenies per ate Popull punedashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje