Rama për Anadolu Agency: Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj në jetën e tretë të jem i lirë

4 Maj 2015, 13:35Politika TEMA
Rama për Anadolu Agency: Kisha një jetë si artist, tani kam

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se nuk ka pasur ndërmend të hynte në politikë. “Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj se në jetën e ‘tretë’ të jem i lirë”, shtoi ai në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Rama në intervistën e tij vuri në dukje bashkëpunimin dhe vëllazërinë natyrale të Shqipërisë me Turqinë dhe shtoi se: “Ajo që është normale është të bëjmë më shumë bashkë, dhe një gjë të tillë mund ta bëjmë”.

Rama në fjalën e tij shprehu dëshirën për të rritur bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve dhe ftesën e investitorëve turq për të investuar në Shqipëri dhe theksoi se Shqipëria ka potenciale për zhvillim në fushat si Energjetika, Minierat, Bujqësia dhe Industria.

Arti dhe politika nuk janë dy fusha që kundërshtojnë njëri-tjetrin tha Rama dhe shtoi: “Të paktën arti është një liri individuale, ndërsa politika është një shprehje e vullnetit të punës në grup. Nëse arti është një dritare që shikon drejt të pamundurës, politika është përpjekja e bërë për të arritur diçka të mundur”.

Pranimi i kritikave është i vështirë edhe në art tha Rama dhe u shpreh: “Por të jesh politikan do të thotë të dish të fitosh ndaj kundërshtarit kur merr kritika”.

Ashtu sikurse intelektualët, shkrimtarët apo artistët të cilët kanë jetuar në kohën e një “regjimi të hekurt”, Rama thotë se ka filluar jetën e tij politikë duke sjell në pah kundërshtimet ndaj sistemit dhe vazhdon: “Hyra në politikë pas ndërrimit të sistemit të regjimit. Kjo ishte një jetë e paparashikuar nga unë. Politika është diçka që më ka rënë në kokë. Kjo nuk është një jetë të cilën dua ta ndjek deri në pafundësi. Sepse politikanët e sotëm duhet të kuptojnë që koha e detyrës së tyre është e limituar, dhe njëkohësisht edhe koha e të qenit si drejtues e shkurtër. Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj në jetën e tretë të jem i lirë”.

Rama thotë se në jetën e tij të “tretë” shpreson që do të mund të ketë mundësi të flasë më shumë dhe më gjatë për artin dhe politikën. Ndërkohë Rama është personi i parë që merr pjesë si i ftuar nga “Tryeza e Ideve” si Kryeministër i një vendi.

– Kush është Edi Rama? –

Edi Rama ka lindur në Tiranë, më 4 korrik 1964. Ai ka një karrierë të pasur në arte, sport, mësimdhënie, publicistikë dhe politikë. Ka qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, autor i librave “Refleksione” në bashkëpunim me Ardian Klosin, botuar fill pas rënies së diktaturës, dhe “Kurban”, botuar në vitin 2011.

Përfshirja e Edi Ramës në jetën publike zë fill me lëvizjen për demokraci që rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri. Edi Rama hyri në politikë si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitin 1998.

Në vitin 2000, Edi Rama zgjidhet kryetar i Bahskisë së Tiranës me mbështetjen e Partisë Socialiste, duke qëndruar në këtë post për 11 vite. Në vitin 2005, Edi Rama u zgjodh Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilën e udhëhoqi gjatë viteve në opozitë. Ndërsa pas fitores në zgjedhjet  e parlamentare të 23 qershorit 2013 zgjidhet kryeministër i Shqipërisë./Anadolu Agency

 

34 komente në “Rama për Anadolu Agency: Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj në jetën e tretë të jem i lirë”

  1. tfgs says:

    shkoi per lesh edhe gjatoshi,u be me keq se turkoshaku Sali……….

    1. pur pur says:

      Ne jemi krenar per ty, qe cdo beteje e ke fituar, jo vetem me kundershtarin, por edhe me premtimet e dhena te permbushura nje per nje. Per te mos permendur edhe sfidat ne emisionet televizive dhe kunderpergjigjet me fakte per kundeshtaret.

      1. fjorina says:

        kritikat jane gjithmone te mira kur jane pjese konstruktive e politikberjes, por kur behen pengese dhe jane boshe me sulme e perbaltje dashakeqe, perbejne problem.
        Gjithsesi, ti ia ke dale t’i pergjigjesh me argumenta te gjitheve dhe prandaj je unik e ben diferencen me politikanet e tjere, madje nder vite.

      2. La Nona says:

        cilin nga premtimet ka permbushur? rritjen e cmimit te dritave? futjen ne burg? shtimin e borxhit publik?

        1. sit... back..and relaks →→→ says:

          PATETIZMI I POPULLIT TONE NDER SHEKUJ. PO PSE MER DALLKAUK GJATOSH, ME ZOR TE BENE POLTITKAN APO MESIA TI DHE TE KA ZENE HALLI TE DREJTOSH NJE TUFE GOMERESH QE E KA EMRIN POPULL DHE SPO TE LENE REHAT TE SHIJOSH LIRINE TENDE. PO NA E BO SI BERT NDRENIKA TEK KOMEDIA PREFEKTI QE THOSHTE : EH KU ME KANE RRETHU NJI TUFE ME BUDALLENJ MER JAHU. ENE BUDALLENJT KETU JANE POPULLI QE I KA R PER HISE RAMES TA DREJTOJE. JE TU VUJT O RAME TA QAJM HALLIN, NA FAL SE PO TE BEZDISIM CA ME KERKESAT TONA SI POPULL PO HELBETE POPULL ANJARONT JENA ENE SHYQYR QI TE KENA TY QI NA NDRICON SI FANAR BUZE ADRIATIKUT.

        2. Halit o xhan says:

          Po te shkosh te lidhesh telin e dritave sot nuk e lidh dot me ashtu ashiqare fare,,Do lodhesh ca ,,Ose do te perdredhi korenti Ose do te kapi qeveria.Po RRuge doni ju pasterti investime etjj..Po nga do vijne keto para,,apo do na japi Saliu,,se ai e beri si gopi semes Shqiperine qe nuk bie era per njerezillek gjekundi. Kurse Borxhin Publik e keni peshqesh nga SHQUP-i.. Budallenj

      3. Anonim says:

        Shpresojme qe ne jeten e trete te shkosh ne PS.

    2. tepo cobani says:

      CFARE DO TE THOTE KONKRETISHT PER JU ZOTI RAMA

      PAS GJITHE KETYRE EKSPERIENCIAVE TE JETES SE PARE

      PREJ 30 VJETESH DHE TE TE DYTES PREJ 17 VJETESH,

      QE PO ‘KULTIVON SHPRESEN QE NE JETEN E TRETE

      (ME NDJENI PAS SA VITESH DHA CFARE EKSPERINCASH

      TE TJERA ?) … TE JENI ‘I LIRE’ ?!

      PRA U BETE ‘I SHTRENJTE’ QE TE BEHENI ‘I LIRE’ ?!

  2. kreuza says:

    Edi je kryeministri me i papam prej krejtve, qe ka pas nojhere Shqiperia. Ke ditur te mbrosh dinjitetin kombetar ne cdo arene nderkombetare, ke degjuar zerin e cdo qytetari qe ka protestuar, ke kthyer lirin e medias dhe fjales se lire, do te mbetesh ne histori.

  3. Skerdi says:

    Ky ka filluar te deliroje, po keq fare. Ne nje vend ku ka 1000 halle, ky ben filozofira me gazetaret e huaj. E ka kapuar dehja me pushtetin shume rende.

  4. soni says:

    ky person eshte perfekt nga cdo ane e mundshme !

  5. Andi says:

    Me vjen shume keq qe paske vuajtur kaq shume keto vjet ne politike. Si nje nga ish-simpatizantet e tu te kerkoj ndjese per te gjitha vuajtjet qe te kemi shkaktuar ne si popull ty dhe kolegeve te tu majtas, djathtas, lart, poshte.

    Po, sigurisht qe ti do jesh i lire ne jeten tende te trete, te gezosh si gjithe te tjeret parate qe me mund ke grumbulluar ne jeten e dyte duke kursyer nga rroga jote modeste qe nuk te del as per astarin e nje prej kostumeve qe vesh e nderron cdo dite.

    Mjaft me hipokrizi, ul koken e shiko ne sy realitetin ku ti e koleget e tu e keni cuar kete vend.

    1. Iliridistan says:

      U dhjefshi ne gjume ju krimbat e malit

      1. mondi says:

        ilirdistan ke nje kastravec ne vesh dhe goje.

  6. Shqiptar i Ndershëm says:

    Si artist ti personalisht ke qene i lire ne te dy sistemet.
    Si Kryetar Bashkie ti personalisht ke qene me shume se i lire.

    Neqoftese si Kryeminister nuk do te besh detyren,
    Mos mendo se ne te ardhmen do te jesh kaq i lire.

    Neqoftese si Kryeminister do te besh korrupsion si Saliu,
    Mos shpreso absolutisht se ne te ardhmen do te jesh i lire.

  7. Eli says:

    Ah mor Nano qe na e bere peshqesh kete zdap, do ishte akoma buze Senes me vath ne vesh me “Rinën” qe mesiguri do ja kishte mbushur mendjen te “hiqte breket” !

  8. sh says:

    Besoj se do te lirohesh shpejt ,duke lene nje emer ,per betonizimin e Tiranes ,dhe per mbjelljen e palmave dhe fakirat neper burgje.

  9. La Nona says:

    Te te rrojne Palmat O Piktor, se per tjeter gje s’ja thua. zbrit me kembe ne toke, e leri derdellitjet, se je bere si shaban qosja. Debil

  10. anananananaanana says:

    Ky vend ka shkuar per lesh dhe kryeministri po ashtu.

  11. ERJONKA E MAMIT says:

    Rama nuk ka pasur ndonjehere jet si artist ! Ku I ka gjithe keto tablo ky ? hahahha Njeshi I vkjedhkjes se ikonave po ! Ka jet si Politikan hajdut I cili I vodhi mos me keqi shqiptaret ! Ansnjehre ne Historine e vendit tone nuk kemi pasur nje hajdut me te madh se ky ….

  12. anxhela says:

    Edi Rama
    eshte politikan me mentalitet perendimor,i zgjuar, me kulture te gjere, orator dhe mjeshter i fjales, kurajoz, punetor,i drejtperdrejt ne debatet publike, artist dhe me humor …..
    E cfare kerkoni me shume???

  13. erjon says:

    TE KESH NJE JETE PER LESH … sic ua bere popullit keto dy viteqe je ne pushtet .

  14. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

    Ku ke pas ndonjehere jete ti mor derdimen, ti ke qene piktor fallco, tashti je politikan koti e ke per te perfunduar nje plak i currufjepsur.

  15. shqiptar says:

    shikoni greket qe na flasin per lekure bardhe njeri me i zi se tjetri nuk e di po nuk shoh ndonje bjond apo te bardhe ketu te gjithe zeshkane

    https://www.youtube.com/watch?v=XcMBjiILTRk

    1. Albani says:

      hahahahahaha,Grek me lekure te bardhe
      Greket mezi dallohen nga pakistanezet.
      Greket dhe ate pak bardhesi qe kane e kane perfituar nga sperma Shqipetare.

    2. arbereshi says:

      KJO eshte ortodoksia armeno–greke, duan ta katandisin edhe ortodoksine tone me kete fanatizem idjot.E kuptoni fanatizmin me keq se ISIS te filogrekeve PUCOFAGO me shoke se cfare niveli kane, jane tifozet e Janulles

  16. PENTAX says:

    Z.E.Rama eshte figura politike me e spikatur nga te gjithe! Djali i K.Rames ,profesor,publicist,shkrimtar dhe pa harruar se ishte ky burre qe i perveshi menget per te rindertuar Tiranen e cila afer Lanes kishte kioskaT e evgjiteve te lena nga ish doktori i bllokut funderrina shekullore e mbetjes Se diktatures! Cfare presin Shqiptaret qe te vije kryehajduti i Sali Berishes L.Basha apo ndonje tjeter riciklim i partise Satanike Berishiane! Shqiptaret nje pjese e duan Shqiperine me rroga 1200 euro ne muaj por ate rroge nuk e marrin ceket te cilet kane pasur nje industri te perparuar edhe 50 vjet me perpara! Shqiperia per 23 vjet u rrenua nga spiuni i Beogradit dhe u kthye ne nje Kolumbi te dyte e gjitha me nje program Berishian por debilet Shqiptare e duan Berishen, prostitutat drogen gjakmarrjen dhe shitjen e territoreve se u pelqejne te rebelohen dhe te prishin dhe jo te duan njeri tjetrin dhe te punojne per vendin ku kane identitetin e tyre! Eshte shume e veshtire qe kete shperfytyrim moral droga,vrasjet,vetvrasjet,gjakmarrja degjenerimi i plote i rinise imazhii i pa sens i respektit te cilat i ka mbire P.D dhe orkestruesi i te gjitha poshtersive S.Berisha te marrin nje rruge te drejte ne kete shekull! Ku rinia e te gjitha vendeve ka humbur vete nga koha dinjitetin aq me shume Shqiperia ku varferia dhe te pasurit krijojne kete hendek aq te madh dhe delirant sa qe mund te themi se nje rini qe enderron emigrimin ,kjo eshte nje dileme me pasoja!

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      PER MOMENTIN NJEREZIT PO KERKOJNE TE PLOTESOJNE NEVOJAT MINIMALE JETIKE DHE DUAN PUNESIM. NUK PO DO NJERI RROGA 1200 EURO, PO U BENE AQ EDHE ME MIRE.

  17. Socialisti bythpambuk says:

    Uroj te vije sa me pare ajo jeta e trete , sepse je bere i pa durueshem o Kryeministri yne turist .

  18. adi says:

    ke harruar jeten jeten si kryemafjoz.

  19. kaqi i zi antikomunist says:

    O Edo je shpresa e vetme e njerezve te ndershem per te bere me ne fund shtetin shqiptar.Krahasimet , ne lidhje me pikepamjet e tua shtetndertuese dhe ligjzbatuese mund te behen vetem me udheheqesit europiano perendimore ,ndersa shpellari dhe luli i vocerr jane modele te menderosura sundimtaresh te fiseve te botes se trete .

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      le te rrjedh celiku ,per dyfek e plugje o le te plase armiku ,moj kala e kuqe

    2. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

      O kaqi, na dhjeve gazit me ato pikpamjet shtetndertuese dhe ligjzbatuese te Edvin Pallosh Rames, hajt me hajer or bir, me thane qe kane nje vend vakant ke Portokallia. Duku nje here se me kete batute mund te fitosh nje vend karagjozi.

  20. sportdashes says:

    O njerez eshte e drejte e sejcilit qe dikush per shume arsye nuk e don Ramen,Meten,Nanon,Berishen ose Bashen. Dikush tjeter mund te mos doje asnjerin prej tyre.

    Por ketu po flitet per nje interviste qe ka dhene Rama ne nje media te huaj, dhe sipas mendimit tim nuk ka thene ndonje gje per tu acaruar.Nuk e kuptoj se perse kaq shume helm ?!

    Sejcili prej nesh mund te kete shume halle ne jete, por zgjidhja e tyre nuk eshte urrejtia.Njerezit e mençur kane thene se urrejtia vend e pa vend sjell vetem mjerim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje