Pas 21 qershorit, të gjitha bizneset do të trajtohen njësoj dhe do të shmangim çdo padrejtësi në mbledhjen e taksave. Kështu u shpreh kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj, në dëgjesën që zhvilloi sot me përfaqësues të biznesit të vogël në Tiranë. Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës ka një problem shumë të madh me taksat vendore sepse çdo vit mbledh vetëm gjysmën e tyre, çka do të thotë se vetëm gjysma e bizneseve paguajnë taksa.
“Nuk kam dëgjuar që bizneset të ankohen për taksat, por ama ata ankohen për padrejtësinë që u shkaktohet sepse vetëm 30% e tyre i paguajnë dhe 70% jo. Pra, të jesh i ndershëm në Tiranë paska një kosto të lartë. Por, dua t’ju them se trajtimi “ca si të nënës e ca si të njerkës” do të marë fund. Nuk do të ketë më asnjë diferencim”, u shpreh Veliaj.
Sipas tij, bashkia e re do të vendosë drejtësi dhe do tí trajtojë të gjitha bizneset si të barabartë. Veliaj tha se është e nevojshme të ngrihet edhe Këshilli Ekonomik i Bashkisë, në mënyrë që këtu të diskutohet çdo vendim për investimet, para se të kalojë në Këshillit Bashkiak, njësoj siç veprohet në Këshillin Kombëtar të Punës.
Pyetjes nëse edhe në Bashkinë e re do të ketë një fond për nxitjen e punësimit, Veliaj u shpreh pozitivisht ndaj kësaj ideje, në mënyrë që edhe pushteti vendor të funksionojë me zyra pune për të rritur punësimin./j.h
Kjo eshte gjeja me e rendesishme. Duhet te marre njehere e mire fund koha e trajtimit te diferencuar te njerezeve. Une kam besim se Veliaj do te fitoje dhe ai do beje nje super pune me bashkine.
Veliaj eshte kandidati i duhur per Tiranen.
Eshte per tu adhuruar per energjine dhe per vizionin qe ka ky njeri. Me te vertete qe te mahinit. Une e mbeshtes ne maksimum kandidaturen e tij sepse ai perfaqeson nje fryme te re ne bashki.
Ke qejf kur e degjon kete njeri sepse te mahnit me menyre e tij te te folurit. Ky do te beje shume gjera te mira ne bashki per kete jam shume i sigurte.
me ne fund nje kandidat per kryetar qe eshte me kembe ne toke, qe nuk ben premtime per nje tirane imagjinare si trami, ne kemi probleme qe kane nevoje per zgjidhje imediate e konkrete, per mireqenien e te qytetareve, duke filluar nga bizneset qe jane ata qe kontribuojne direkt me taksat.
Duhet inkurajuar konkurenca e ndershme, qe te mos vihen me gjoba elektorale, qe disa paguajne taksa e te tjere qe i sherbejne pushtetareve nuk paguajne, te gjitha keto pabarazi duhen eleminuar qe te marre fryme lirshem biznesi i vogel, qe te perkthehet ne sherbime me te mira per qytetaret. na vjen mire qe ne program ke parashikuar edhe kapercimin e ketij hendeku.
bravo erion ..ka shum nevoj ky vend per kto gjera
ja pra kush esht erion veliaj …..nje njeri plot merita plot ide qe do e bejn kte vend te ndricoj
Ne fakt nukm duhen bere diferencime biznese sepse kjo e demton konkurencen e lire ne treg dhe con ne falimentim e njerezve qe kane gjithcka pervec perkrahjes se politikes dhe kjo eshte nje padrejtesi e madhe qe i behet biznesit.
po e erjon kjo eshte nej gje shume e mire. bashkia e tiranes deri me sot ka bere shume pabarazi sidomos me ato qe jane pale e militanete e tyre. me ne fund kjo do te zhduk pakenaqesit te qytetareve te tiranes
erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen
tirana ne duart te sigurta me erion veliajn
Kur?
Une s’e besoj.
me ne fund zoti Veliaj se ne me biznese te vogla dhe me perfitime po te tilla,trajtoheshim si te ishim pronare te ndonje super biznesi
te marre fund se ndryshe ne tirane do te falimentojne te gjithe bizneset qe paguajen rregullisht e prap nuk ja dalin. Te jesh ne rregull me ligjin ne kohen e lulit eshte te jesh kundra tij
Veliaj eshte personi i duhur per Tiranes,eshte pikerisht personi qe i trajton te gjithe personat si te barabarte pavaresisht preferencave partiake,dhe vec te tjerash edhe personi qe promovon me mire se te gjithe idene e punes dhe sidomos profesioneve
Tani do vi koha ca G99-sha e ca te rames se ps nuk ekziston me eshte bere monopol . reagoni o njerez hapni syte se ngelet duke degjuar perdit mashtrimet e “Mjaftit”
ne ka dikush qe e promovon kaq shume idene e punes eshte pikerisht Veliaj..eshte nder personat per te mos thene i vetmi qe kujdeset shume qe te rinjte shqiptar te zgjidhin rrugen e duhur per te ardhmen e tyre,me zgjdhjen e shkollave profesionale
te jemi realist puna e Veliajt ne krye te ministrise eshte verte per tu vleresuar,beri reforma qe ishin mese te nevojshme dhe ishte i pari qe e promovoi kaq shume arsimin profesional…ndaj jam i sigurt qe po kaq pune ne mos me shume do beje edhe ne krye te bashkise
Drejtim i dehur per Tiranen. HAHAHAHAHAHa. Sheh ai qe kish qene Argat ate qe kish qene Bej nje dite duke punuar token. “E shikon – i tha – si na beri Partia Komuniste te barabarte”. “Po – i tha Beu – por une mendoja te beheshim te barabarte si une te pasur, jo si ti te varfer”.
Shume faleminderit Zoti Veliaj per barazine. HAHAHAHAHAHAHHHHHH