Partia Socialiste ka vijuar akzuat ndaj kryebashkiakut, Lulzim Basha.
Në një dalje për mediat, deputetja Olta Xhaçka renditi disa nga premtimet e pambajtura të Lulzim Bashës.
Ajo tha se dështimi më i madh i tij, ishte në turizëm e kulturë, ku ka pasur lekët, por ka investuar vetë, 4.9% të buxhetit për këtë sektor.
“Krijimi i Rrjetit të Destinacioneve të Integruara Turistike të zonës së Tiranës ishte një nga premtimet e bujshme të Lulzim Bashës. Fatkeqësisht edhe ky ishte një tjetër premtim që as kishte ndërmend ta mbante dhe as nuk e mbajti. Por që i ka kushtuar jo pak bizneseve e qytetarëve të Tiranës në të ardhura të munguara dhe në zhvillim të munguar.
Jo thjesht si kryeqytet, por edhe për shkak të pasurive të natyrës dhe trashëgimisë historike e kulturore që e rrethojnë, Tirana duhet të kishte një sektor të zhvilluar turizmi. Por fakti është se sot Tirana nuk krahasohet dot për numrin e turistëve as me qytete shumë herë më të vogla, por që ndryshe nga Tirana kanë pasur fatin të kenë kryebashkiakë që dinë të punojnë dhe duan të punojnë.
Zhvillimi i turizmit natyrisht kërkon punë. Kërkon punë së pari për të evidentuar destinacionet dhe vlerat e tyre, për t’i promovuar ato, për të investuar në gjelbërim, infrastrukturë, kulturë dhe art për ta bërë më tërheqës qytetin. Kërkon vizion dhe ide.
Lulzim Basha nuk ka as vizion e as ide. Kjo tanimë dihet e pranohet si fakt jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga kandidati i Lulzim Bashës për Tiranën. Por në rastin e turizmit dështimi i tij është skandaloz edhe për standardet e vetë Lulit. Vetëm 4.9% të investimeve në Kulturë dhe Turizëm ka arritur të kryejë Bashkia e Tiranës në vitin 2013! Vetëm 4.9%! Njeriu që ankohet se po e pengon qeveria, i paska pasur paratë për të investuar dhe ka arritur të investojë vetëm 4.9% të totalit. Një shifër që do të bënte me turp edhe kryekomunarin më të paaftë të ndonjë komune të Shqipërisë.
Tirana humbi plot 4 vjet me Lulzim Bashën, por në 21 qershor qytetarët do t’i japin fund me votë kësaj epoke dështimesh. Pas 21 qershorit Tirana do të fillojë sërish të ecë në drejtimin e duhur”, u shpreh Xhaçka.
skandaloze eshte fakti qe lul basha ka goxha guxim qe del e flet akoma per nje tirane qe nuk e ka bere kurre. Per nje tirane ne meshire te fatit jo me halim kosova
Ka pasur leket e mjaftueshme per te bere shume gjera, por nuk ka bere, se s’ka dashur, se nuk i plas fare per Tiranen qytetin e lindjes, se gjate gjithe kohes ai eshte ne Amsterdam. Pastaj kush do t’i sponsorizonte udhetimet e tij atje?
Po ku ka kapacitet ai dhe injorantet qe e rrethojne, per te kuptuar vlera e rendesine e turizmit apo kultures? Ata dine vetem rendesine e lekut dhe kane shperdoruar ne maksimumin e mundshem fondet, i kane perdorur per fushatat elektorale. Po shyqyr thuaj iken 4 vjet, dhe tani do t’i themi ndal rrenimit te Tiranes nga nje kryebashkiak i paafte.
Po e njihnim mire Bashen para se te vetezgjidhej kryetar ne bashkepunim me lefterie lleshin, dhe ai nuk e fitoi bashkine, se nuk e besuan qytetaret e Tiranes, te gjithe e mbanim mend mire per skandalin me te madh financiar me rrugen e kombit, vrasjen e 4 viktimave te pafajshme. Por thuaj shyqyr qe s’ e manipulon me dot kqz qe te vijoje me shkaterrimin e tiranes.
po basha vetem per te vjedhur e ka pas mendjen
turpin me buk ta hal lul hajduti se bashku me halim deshtakun
turizem en tirane ? basha ka qene dembeli i tiranes [po shyqyr qe i erdhi koha te ik e tani do te jete nje nejri punetor dhe i denje per tiranen
Basha te kishte kandiduar perseri nese do kishte bere gje per tiranen por e verteta eshte qe ne akoma presim tramin
Amon se ju ka ik fare e drejta me propagandu , qelbsinat e dreqit … e shkatrrut ket popull e bot si syt e tuj qe tju dalshin ishalla . Po si ske turp mi , delaty si e ndershme ,,, japret shpresen ketij populli o RILINDJA e t keqes