Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, ka folur për zgjedhjet e ardhshme vendore, në një intervistë dhënë për TVSH.
Ambasadori Raunig thotë se shpreson për një pjesëmarrje të lartë në votime dhe që partitë të zhvillojnë një fushatë dinjitoze, duke u përqendruar te programet dhe jo te sulmi kundër kandidatëve.
Sipas tij, një nga hallkat e procesit zgjedhor që ka nevojë për përmirësim është procesi i numërimit. “Shqipëria, si një vend me numër zgjedhësish relativisht të vogël dhe me një administratë zgjedhore të trajnuar, mund t’i nxjerrë rezultatet mjaft shpejt, prandaj është detyra e administratës zgjedhore që të punojë me sa më shumë profesionalizëm e të mos ketë implikime partiake apo politike mbi procesin e numërimit”, thotë ai.
Lidhur me shqetësimet e shprehura nga palë të ndryshme për blerjen e votës, të pasqyruara edhe në raportet e OSBE/ODIHR-it, Raunig thotë se është e domosdoshme që zgjedhësit të mos e lejojnë këtë fenomen të shëmtuar, që dëmton themelin e demokracinë, si dhe u bën thirrje atyre të denoncojnë raste të tilla në organet ligjore.
Ambasadori Raunig e cilëson si historik vendimin e parlamentit për një kuotë gjinore prej 50% për këshillat bashkiakë. Ai thotë se ky është një hap i madh në dy drejtime: së pari, gjysma e popullatës, gratë, kanë shansin të përfaqësohen më mirë në vendimmarrje; së dyti, me rritjen e faktorit grua në vendimmarrje, ai shpreson të ketë një ulje të nivelit të konfliktualitetit.
Raunig informon se ekspertët e parë të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve do të mbërrijnë këtë javë dhe se, gjithsej, është planifikuar të ketë 24 vëzhgues afatgjatë dhe 250 afatshkurtër. Ai bën dallimin mes OSBE/ODIHR-it, organit të specializuar të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, e cila nuk vëzhgon zgjedhjet, por bashkëpunon në vijimësi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, qeverinë, opozitën, parlamentin dhe shoqërinë civile për përmirësimin e proceseve zgjedhore.
SI KA PARE GRATE SHQIPTARE KUR KAPEN PER LESHRASH KY GJERMONI. SA PER SULEMT PERSONALE NUK BESOJ SE KANDIDATET KANE NEVOJE T’JAU THOTE KY GJERMONI QE S’DUHET TE KETE SULME PERSONALE. MEGJITHATE, VARET KUSH KONSIDEROHET SULM PERSONAL. KANDIDATET KUNDERSHATARE SIGURISHT DUHET TE FOKUSOHEN TEK PROGRAMI POR EDHE TEK BACKGROUND-I I KUNDERSHTARIT PASI DUHET TE DALI NA PAH SE KUSH ESHTE KUSH DHE C’KONTRIBUT KA DHENE DERI ME TANI PER SHOQERINE DHE NE DOBI TE SAJ. PSH PER ERIONIN DUHET PRANUAR QE ESHTE NJE “AKADEMIK” I RANGUT TE GRIDA DUMES.