Dekriminalizimi/ Drafti i mazhorancës: Kandidatët vetëdeklarojnë nëse kanë vepra penale. Nëse gënjejnë iu digjet mandati

4 Maj 2015, 20:32Politika TEMA

Projektligji për dekriminalizmin është shoqëruar me kundërshti dhe akuza mes opozitës dhe mazhorancës, pasi të dyja palët kanë paraqitur nga një draft të ndryshëm.

Demokratët kanë akuzuar shumicën se ka kopjuar dhe ndryshuar propozimin e tyre, ndërkohë të majtët janë shprehur se opozita po mbron kandiatin e saj në Kamëz, i cili preket nga drafti i dekriminalizimit.

Në draftin e zbardhur të mazhorancës, parashikohet se  në rast se kandidatët gënjejnë ata  do të ndiqen penalisht dhe  u digjet mandati, ndërkohë përjashtohen ata të kanidojnë ata persona që janë dënuar me 10 vite burg.

Ky projektligj është propozuar nga deputeti Taulant Balla, ndërkohë që krahas nismës së mazhorancës në Kuvend është depozituar edhe nisma e demokratëve dhe të dy projektligjet janë futur  në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit.

Drafti i mazhorancës për dekriminalizimin:

Kushtet për kandidim dhe  për t’u zgjedhur për zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2015

4. Për personat që parashikohen nga shkronja “b” e pikës 1 të këtij neni, ndalimi për kandidim apo zgjedhje zgjat 10 vjet nga momenti i kryerjes së dënimit me burg.

Neni 184/2

Vetëdeklarimi dhe verifikimi i të dhënave të kandidatëve

1.Çdo person që kandidon për kryetar apo këshilltar të njësisë së qeverisjes vendore në zgjedhjet vendore të vitit 2015 ka detyrimin që së bashku me dokumentacionin për kandidim të parashikuar nga ky Kod, të plotësojë një formular vetëdeklarimi me anë të të cilit deklaron pasjen ose mospasjen e një vendimi gjyqësor penal në ngarkim të tij, për veprat penale të parashikuara në pikën 1 dhe 2 të këtij neni.. Mosparaqitja e formularit të vetëdeklarimit përbën shkak për mosregjistrimin e kandidatit në zgjedhje. Modeli i formularit të vetëdeklarimit miratohet me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Afati i paraqitjes së formularit të vetëdeklarimit në KQZ është brenda datës 10.05.2015.

Neni 184/3

Veprimet e KQZ kur verifikohen kushtet per moskandidim dhe moszgjedhje

Kur verifikohen kushtet per moskandidim dhe moszgjedhje në përputhje me nenin 184/1 të këtij Kodi, KQZ kryen veprimet e mëposhtme:

kushtet për moskandidim dhe moszgjedhje të personit që ka të drejtën e mandatit të kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore mbi bazën e votave të marra.

për moskandidim dhe moszgjedhje sipas këtij neni për një kandidat që nuk është fitues, dhe shpall faktin e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë për kandidatin përkatës;

iii) përjashton nga përllogaritja e mandateve kandidatin e propozuar nga zgjedhësit për

këshilltar në këshillin e njësisë së qeverisjes vendore përkatëse dhe përllogarit mandatet duke përjashtuar votat e marra prej tij;

kuotën gjinore, si dhe shpall faktin e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë për kandidatin përkatës;

ç) shpall pavlefshmërinë e mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në përputhje me këtë Kod dhe para fillimit të ushtrimit të mandatit nga personi i shpallur i zgjedhur në kundërshtim me këtë nen, si dhe shpall mandatin në përputhje më këtë Kod;

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYETARI

ILIR META

DEPUTETI PROPOZUES:

 Taulant BALLA

10 komente në “Dekriminalizimi/ Drafti i mazhorancës: Kandidatët vetëdeklarojnë nëse kanë vepra penale. Nëse gënjejnë iu digjet mandati”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    po drafti i opozites ku eshte? apo vl

    1. fjolle says:

      s’ka si te bashkepunoje opozita per ligjin e dekriminalizimit, se te gjithe ata perqark i ka me precedente penale, injorante, te paafte, qe te vetmen merite kane se ishin te zotet per te detyru me te gjitha format njerezit ne prag fushate per t’i votu ne zgjedhje.

      1. zimbabve says:

        Jemi me keq se vendi i prapambetur ne bote, ku opozita ne vend qe te bashkepunoje per stabilitetin politik, vetem destabilizon per qellime politike. Kjo pd, kshu si e ka nisur, qe as opozite s’ben, vetem alternativen e perbaltjes dhe te mos berit asgje, ka per tu katandis ne nje parti ne minorance.

  2. Fjeraku says:

    Miere populli dhe Shqiperia me (politikane sharlatan)..,me parlamentar dje hajdut pulash, si tipi (ilir meta)…Cpret o populli i gjumit?!…

    1. Litari says:

      Fierak Sala dhe Meta.., Litari E kane shume pak, une litari kame 25 vjet qe pres.., labet dhe laluce ejani ketu ne Tiranin kush me Comange, kosore, gozhde dhe Acit O SOT O KURREe ketu ne koqet e Kalit-Skenderbej mezi pret LITARI….

    2. Litari says:

      Fierak Sala dhe Meta.., Litari E kane shume pak, une litari kame 25 vjet qe pres.., labet dhe laluce ejani ketu ne Tiranin kush me Comange, kosore, gozhde dhe Acit O SOT O KURREe ketu ne koqet e Kalit-Skenderbej mezi pret LITARI…

  3. xhemali says:

    pdja po mban peng ket vend me te gjithe kriminelet qe e rethojne, te paaftet qe i ka perdor per te shantazhu njerezit per t’i votuar, dhe pranej eshte kunder ketij ligji. po ju i keni ter votat per ta miratu e duhet ta pastroni politiken nga qelbesirat.

  4. Z/Kallami says:

    Jo vetem per kandidatet e pushtetit vendor.Por edhe per kandidatet e pushtetit qendrore vitin 2017.Bile bile dhe per cdo nivel zgjedhjeje duhet te ekzistoj ky ligje asht me se,dhe shume i domosdoshem perjetesisht.Derisa njerzit te zbuten e te behen sheleg qe porblemet dhe hallet ti zgjidhin ndemjet ligjit tek institucioni me vale te gjata pa cedere dhe jo me vale te shkurta,hajde,bjeri ti biejm ne moment qe behen kundershti dhe grindje e padrejtesina,te cilat jane te pariparueshme se perfundojne deri me vdekje e flijime origjinla ne imitimin e ligjit te xhugles tek kafshet.E ne fund mburremi se kemi intelektin ne nivelin ma te larte tek te gjithe organizmat kafsherore,gjitare,sisor apo kerbishtore(kurrizore).

  5. Gjenerali Bato says:

    Dmth, po e kapen gjate 4 viteve ok, po se kapen vari lesht! Po ti qenke nje idiot i pashembullt mer Taulant Balla.

  6. grami says:

    Po esht shume e thjeshte mjafton sistemi Tims i kontrollit ne kufi,apo eshte vetem pwr qytetaret ehe pune leshi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje