Bushati: Standardet në zgjedhjet e 21 Qershorit rritin shanset për integrimin në BE

5 Maj 2015, 10:31Politika TEMA

“Duke besuar që këto zgjedhje do të ofrojnë një standard zgjedhor më të mirë se ato të vitit 2013 apo dhe zgjedhjeve që kemi kaluar më parë, besoj do t’i rriten shanset vendit për të qenë më afër edhe në etapat e ndryshme që ka proçesi i anatërësimit në BE.”

Kështu u shpreh në një intervistë për Ora News, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili gjithashtu ka komentuar edhe raportet e mazhorancës qeverisëse me Kreun e Shtetit Bujar Nishani.

Kreu i diplomacisë shqiptare pohon se në raportet shumicë-Presidencë nuk ka një konflikt, por shon se pavarësisht kthimit për rishqyrtim në Kuvend nga kreu i shtetit, ligji i ri i shërbimit të jashtëm nuk duhet të ndryshojë

“Janë pretendime dhe nuk janë argument. Respektoj këtë kompetencë të tij, ndonëse me keqardhje konstatoj që kjo kopetencë e cila përdoret në raste përjashtimore sipas vetë Kushtetutës është kthyer në një praktikë të rregullt. Mendimi im është i njëjtë me mendimin që është shprehur nga sovrani ditën që ky ligj është miratuar”, shprehet Bushati.

Në lidhje me firmosjen e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, kreu i diplomacisë shprehet se ky dokument kalendarizon raportin dypalësh.

“Ndoshta është ngjarja më e madhe në nivel të marrëdhënies dy-palëshe pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Në këtë kuptim ishte një mundësi e artë për të diskutuar me Sekretarin e Shtetit në lidhje me bashkëpunimin dypalësh në lidhje me bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në rajon sikundër dhe bashkëpunimin dhe koordinimin që ne kemi pasur për çështje me rëndësi kombëtare.

Nuk është thjesht një cilësim që vjen nga ana e Shqipërisë siç ka qenë tradicionalisht por një cilësim i dyanshëm. Të dy palët ndjejnë nevojën për ta cilësuar njëri-tjetrin partner strategjik edhe nëpërmjet dokumentave zyrtare”, thekson ai.

Duke komentuar zhvillimet ne Maqedoni, Bushati thotë se kush vë paralele mes situtës atje dhe Shqipërisë, në rastin më të mire është naiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje