Voltana Ademi: Topalli më mbeshtet. Rama do më njohë mirë pas 21 qershorit

5 Maj 2015, 10:34Politika TEMA

Kandidatja e PD për kryetare të bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit, nuk e njihte dhe nuk e kishte parë asnjëherë atë si deputete në kuvend.

E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Ademi tha se së pari Rama tregon vetë se sa pak e frekuenton kuvendin dhe së dyti “Rama do të më njoh mirë më 21 qershor, kur të fitoj garën dhe do jem kryetare e bashkisë së Shkodrës”.

Ademi tregoi siguri në fitoren e saj në garën elektorale .

Unë e njoh personalisht kundërshtaren time, kandidaten e PS, Keti Bazhdari dhe e vlerësoj si menaxhere biznesi, por ajo nuk e njeh pushtetin lokal, ndryshe nga unë që kam qenë prefekte dhe nënkryetare e bashkisë dhe i njoh mirë problematikat”, tha ajo.

Ademi deklaroi se një nga mbështetësit kryesorë në këtë fushatë në Shkodër është edhe ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli duke e vlerësuar atë si një nga produktet politike më të mira që ka nxjerrë Shkodra.

Komentet në media se Topalli nuk e mbështet apo ka konflikte me kryetarin Lulzim Basha janë fjalë kafenesh” tha Ademi.

Lidhur me debatet brenda PS me deputetin Tom Doshi, Ademi e anashkaloi komentet duke u shprehur vetëm se duhet të pritet vendimi i gjykatës për të folur se si është e vërtëta.

9 komente në “Voltana Ademi: Topalli më mbeshtet. Rama do më njohë mirë pas 21 qershorit”

  1. iliri says:

    Sigurisht me mbeshtetje tè zonjes sé nderuar jozefina topallin e keni te fituar bashkin

    1. reds says:

      Nese Jozefina e Pashukut eshte zonje e nderuar,cfare duhet te themi per Ciljeten?!! ?

      1. Contra says:

        Po clidhje kane te pakrahasueshmit ??!!!! Zj Topalli me te drejte ka sqaruar situaten e saj te shumeperfolur ne shkoder dhe ka dale ne mbeshtetje te kandidatit te partise se saj. Nese e meriton apo jo mbeshtetjen, eshte ceshtje qe e vendos vota.

  2. Veriori says:

    …fiks sepse je pjese e atij keqmenaxhimi te burimeve njerzore dhe natyrore te Shkodres nuk duhet te votohesh. I njeh problematikat por ske dhane zgjidhje Voltane.

  3. Ta mbeshtese edhe une Ademi (voten kuptohet)
    Hajt’t
    bum ketu, bum atje
    me dajer e loder
    do zgjedhet
    ne Shkoder
    Kryebashkjake
    Voltana e vogel.

  4. sotir says:

    Voltana , te pakten mos trego qe ke qene nenkryetare bashkie se do te akuzojne per vjedhje, pastaj mbeshtetja e Topallit s’me duket shume bindese se vete fjala topalle do te thote ose çalashe ose budallaqe. E, s’ka se si te jete ndryshe, pse ja kane çuar kete mbiemer? Se kane njerez te tille. Dikush e ka bregu se rrinte tere diten maje bregut, dikush e ka qafoku se ka qafen te shtrember etj etj.Dhe ate qenien prefkte s’e ke bere mire se Shkodres ja çuat ujin ne fyt dhe shkodranete e varfer, kur uji e kishin afer gojes e shikonin ty me saliun e topallin ngrinin gishtat perpjete. E mba mend apo harrove, ateher kur hena zbriti ne toke. Bera nje çike humor, pa ti mund ta meritosh. Le ta vendosin ata qe kane interesin.

  5. sherifi says:

    Kjo thenkerka si puna e asaj historise qe: ” Te behem edhe njehere nuse,pa di une si te nusuroi”.
    Po ti je provuar moi zonje,edhe si n/kryetare bashkie edhe si prefekte, prandai Shkodra sote “lulezon”.

  6. Daniel says:

    Moj Zonje ty nuk ka pse te njohe Edi Rama pas 21 qershorit. Ti e ke mardhenien e njohes me qytetaret dhe fol per progamin qe ke me ta,ne se ke ndonje program . Ndaj mos u “fryh” me kote ,se do te me njohi Edi Rama. Ke shkuar shume larg ,te keshilloi qendro me kembe ne toke. Me respekt qytetari.

  7. drejtshkrimi says:

    Tamam Burrneshe.Bravo kandidate.Sigurisht qe Rama te njeh,pamvarsisht se ben sikur ste njeh.E keqja eshte se pas 21 Qershorit zdo te njohe fare se do ikesh dhe si deputete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje