PS: Bashës i mungojnë 40 milionë dollarë për vitin 2013

5 Maj 2015, 14:39Politika TEMA
PS: Bashës i mungojnë 40 milionë dollarë për vitin 2013

Lulzim Basha ka dështuar edhe në mbledhjen e të ardhurave në Bashkinë e Tiranës, ku për vitin 2013 ai ka arritur të mbledhe vetëm 58.7% të të ardhurave.

Sipas Partisë Socialiste ky është një tjetër fakt që tregon dështimin e tij në mënyrë dramatike, në qeverisjen e Tiranës.

Kështu deklaroi  deputeti  socialist Ervin Bushati, i cili akuzoi kreun e Bashkisë se ai nuk ka pasur kohë të merret me punët e bashkisë, por ka qenë i zënë mes punës në Holandë dhe  punës si Kryetar i Partisë Demokratike.

Bushati theksoi se pas 21 qershorit  Basha do të marrë mesazhin e qytetarëve për punët e munguara përmes votës dhe se Tirana do të qeveriset nga njeriu i duhur.

“Dështimi i Lulzim Bashës si kryetar bashkie është i gjithanshëm. Asnjë kryetar bashkie më parë nuk ka shënuar rekordin e Lulit për premtime te pambajtura.

Në 2011 premtoi se do të rriste të ardhurat e Bashkisë Tiranë me “të paktën 2.5 herë”. Ky ishte padyshim një nga premtimet më të rëndësishme të Lulit.

Por natyrisht Luli ka dështuar edhe në këtë pikë. Ka dështuar në mënyrë dramatike.

Ja se cfarë thonë të dhënat e vitit 2013 të publikuara në Relacionin e Realizimit të Buxhetit për vitn 2013, një dokument i hartuar nga vetë Bashkia që Luli drejton.

Lulzim Basha ka arritur të mbledhë vetëm 58.7% të të ardhurave për vitin 2013. Thënë më shkoqur Lulzim Bashës i mungojnë plot 40 milionë dollarë për vitin 2013.

Qytetarët janë mësuar tanimë me refrenin e Lulit se ai ka dështuar meqë nuk ka pasur mbështetjen e qeverisë. Por e vërteta është se për këto 40 milionë dollarë të munguara faji është thjesht e vetëm i Lulit. 40 milionë dollarë projekte të munguara në shërbime, infrastrukturë, parqe, gjelbërim, turizëm e kulturë.

 Arsyeja është e thjeshtë: Luli ka qenë shumë i zënë me punë të tjera. Mes punës në Holandë dhe punës si Kryetar i Partisë Demokratike Luli thjesht s’ka pasur kohë të merret me punët e Bashkisë dhe problemet e qytetarëve të Tiranës.

Në 21 qershor qytetarët do të kenë një mesazh të thjeshtë për Lulzim Bashën. Qytetarët kërkojnë një kryebashkiak që të punojë për ta cdo ditë të javës e cdo orë të ditës. Pas 21 qershorit Tirana do të jete në drejtimin e duhur” , deklaroi deputeti Bushati. /j.h 

 

21 komente në “PS: Bashës i mungojnë 40 milionë dollarë për vitin 2013”

  1. besim says:

    me shifra dhe fakte

    1. janaq says:

      lule maca maaacaaa eshte i deshtuar e si njeri e si politikan

      1. kasandra says:

        po nuk eshte per poste drejtuese luli o jo trri tbej punt e shpis ma mir

    2. hedi says:

      urime basha deshtove e je i humbur e kte here hahahhahaha

      1. alba says:

        po seshte luli per pune politike po fali saliut qe vajti e vuri kryetar duke e ulur edhe me shume imazhin e partise demokratike

        1. livia says:

          e moren vesh shqiptaret bsesa pune dhe sa i afte eshte Basha. Kater vjet dhe si kryetar bashkie nuk beri asgje te mire qe te mbahet mend apo ti sjell dicka ndryshe tiranes, per faqe te zeze e katandisi kryeqytetin do mabhet mend i kryetari qe premtoi me shume por qe nuk beri asgje as investimet me minimale

          1. marsi says:

            Ne gjithe keto kater vite lulzim basha ka patur kohe per gjithcka vecse per tu marre me tiranen nuk ka pas kohe as vullnet as aftesi do mbahet mend nga te gjithe si kryebashkiaku me kot qe ka patur ndonjehere tirana.

    3. kimisti says:

      nese Basha deshtoi me Tiranen atehere politika eshte ne edeshtuar se asnjehere me kte politikan sic quhet

      1. Ona says:

        projekte te munguara,, parqet e premtuara dhe infrastrukturen qe nuk e vuri kurre ne pune ashtu si dhe planin urban

    4. fanatiks says:

      u harru mas hollandes Basha i gjore dhe e la tiranen e katandisi me keq

  2. tfgs says:

    Ne 20 vjt 2 te denuar,Basha eshte i 6 ne list,keshq i bie te denohet pas 40vjetesh…………..bourdheloooooooooooooooooooo!

    1. Irisa says:

      Basha duhet te shkoje para drejtesise dhe te jape llogari per te gjitha aferat korruptive dhe per krimet qe ka bere,,, eshte e keqja e vendit qe politika promovon njerez te tille.

      1. tfgs says:

        pikerisht ate thexoj edhe une duhet te dergohet ne gjyq,po kush do ta denoi,ata qe per 20 vjt kane denuar vetem 2 politikane…..!!!
        kesaj i thone;prit gomar te te mbij bar…………..

        1. janullatos arxidoglyftoi says:

          Me bordhelo se patridha jote ska ku te veje me re mounopano. Sa politikane qe fshehen parate e nuk paguan taksa u denuan ne gërqi ?

          Ouuuust re paliopoutanaaaaaa

  3. evi says:

    basha eshte i deshtuar ne gjithcka qe ndermerr me pak fjale eshte i deshtuar ne gjithcka

  4. aldo says:

    Basha u be minister i brendshem,sberi asgje. U be kryetar bashkie,sberi asgje. U be kryetar partie,vetem ka emrin se drejton tjeter kush. Keshtu qe ne politik eshte i deshtuar.per te vjedhur paska qen mjeshter

    1. ergesa says:

      Luli beri 4 vite pushim,relaks..e tani ben ca viza a thu se aty ka ngel puna vetem te vizat e bardha

      1. alvi says:

        te besh listen e premtimeve te pambajtura te ketij nuk mbaron dot tere diten.

        1. olta says:

          sben si lider Luli sado te mundohet,megjithate ndonje pune sa per te lare gojen ta kishte bere.Deshtim totaaaal ne cdo post qe ka ndermarre ky njeri

  5. hena says:

    basha gjithmon i deshtuar,,, gjithmon ka dhen premtime po asnje nk ka mbajt

  6. mali says:

    Mos na merr per aq budallenj. I zene ka qene, por pallatet poshte diges se Liqenit me bashkepunimin dhe bekimin tuaj i nisi, ca haqe mos i hani, keni dhe ju merritat tuaja ne zenien apo mos zenien e lulit me pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje