Rama: Kryetari i një bashkie të PD më kërkoi takim urgjent, por kishte frikë se e shihnin

5 Maj 2015, 18:03Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj.

Duke shprehur konsideratën për Tushajn, Rama tha se vota më 21 qershor nuk është një votë politike, por është një votë për të vendosur se kush është njeriu që do bëjë më shumë për qytetin.

Rama solli edhe një shembull me një kryetar bashkie të së djathtës që i kërkonte takim për komunitetin, por kishte frikë mos e shikonin.

“Në 4 vitet e tjera me Viktorin do të bëjmë shumë herë më tepër se në këto 18 muaj.

Po më thoshte dikush atë që tha dhe Monika, pse duhet ta votojmë një kryetar bashkie që e kemi pasur për 8 vjet?

Në radhë të parë, vota më 21 qershor nuk është një votë politike, por një votë për të vendosur se kush është njeriu që mund të bëjë më shumë punë për qytetin.

Para ca kohësh një kryetar bashkie i PD më çoi një mesazh ku më thoshtë, “zoti kryeministër, komuniteti im ka probleme shumë të mëdha dhe kam nevojë për një takim urgjente, dhe unë i thashë që nesër në zyrën time. Ktheu përgjigje dhe tha: Jo në zyrë se më shohin”.

Tani si mund të bashkëpunojë qeveria me kryetarë bashkie që kanë frikë se i shohin, si mund të disktuojmë projekte me kryetarë bashkie që nuk e kanë veten në dorë…?

Prandaj, jo vetëm socialistët, progresistët, vajzat dhe djemtë që nuk kanë komplekse, por edhe demokratët e flaktë duhet ta mendojnë dy herë, sepse nuk po zgjedhin një deputet.

Qeveria është kjo dhe do të jetë edhe pas 21 qershorit. Me voten e 21 qershorit duhet të mendojnë se kush është kandidati që do na bëjë më shumë punë.

Dua ta bëj të qartë që Viktor Tusha nuk është kandidti  i LSI, është kryetari i bashkisë i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Është njeriu për të na përfaqësuar 100% bashkë pa asnjë dallim dhe diferencë.

Që do të thotë se sot ne kemi vendosur që të mbështesim rikonfirmimin e Viktorit sepse Viktori ka eksperiencën që i duhet një kryetari bashkie”, tha Rama.

24 komente në “Rama: Kryetari i një bashkie të PD më kërkoi takim urgjent, por kishte frikë se e shihnin”

  1. Andos says:

    Lezha gjithmone ka bere zgjedhjen e duhur. Edhe kesaj radhe populli i Lezhes do zgjedhe serish Viktor Tushen per te perfaqesuar komunitetin e Lezhes. Puna e bere nga kryetari aktual i bashkise eshte per tu lavderuar.

    1. KOMBI says:

      Viktor Tusha, njeriu qe u eshte gjendur gjithmone prane lezhjanëve. Punet e bera ne qytetin e Lezhes, investimet e kryera deshmojne aftesine drejtuese dhe perkushtimin e Tushes per qytetin dhe qytetaret e tij.

      1. andrea says:

        viktor tushaj eshte njeriu i duhur per lezhen, puna dhe vullneti i tij kane qene dhe do vazhdojne te pashtershme per lezhen

    2. TIRONAS 4 ever says:

      Po kalojsha nje dite nga Lezha,dhe e ngatarrova me Londren,,,,,,

      Popull bithlepires

      1. H says:

        Identifikohesh si Tiranas pra me doemos je shqiptar! Populli Lezhes gjithashtu shqiptar. Sipas teje populli shqiptar popull bithlepires pra …..

      2. tec says:

        Po kaloja nje dite ne Londer dhe e ngaterrova me Leshin.
        Po te kishte shtet Viktori (dhe per hater te tij gjithe Viktoret e Shqiperise) do bente kokrren e palles ne burg.

  2. anananananaanana says:

    Sa amator ngele mor jqj! Mundohet ta theksoje se nuk eshte kandidat i LSI se e di se do e haje rende kudo qe kane kandiduar keta te ketij lloji dhe jo vetem.

  3. sit... back..and relaks →→→ says:

    PSE KA PAS NAJ KRYTAR BASHKIE SOCIALIST QE KA VAJTUR TE TAKOJE BERISHEN NE ZYRE?

  4. silvo says:

    po cdo kush e ndjen se duhet bashkuar me Rilindjen

  5. klajdi says:

    kryeministri rama po tregon qe eshte kryeminister i gjith shqiptareve, prandaj ata te pd nuk punojn sepse kan frike se e kritikojn saliu me bashen

    1. mario says:

      rama po tregon fryme bashkepunimi dhe qytetarie,por presioni dhe politika e mbrapshta te shqupit vazhdojne ti fusin friken njerzve,per ta lene popullin plot probleme dhe pa bashkepunim.njerez duhet te kuptoni dhe te perqafoni frymen e politikes se re

  6. megi says:

    kjo eshte fryma qe duam.njerez qe punojne me shume per qytetarin dhe larg politikes se vjeter ku njerzit kane frike se mos i shohin.

  7. dn says:

    Jo ,cka te cudit ne kete mesele eshte se kryeministri ma shume bene fushate,me paret e taxpagueseve per aleancen e vete se sa punen e kryeministrit! Ky minutazh a do njohet nga kqzja si minutazh per poziten edhe shpenzimet a do nene pjese e fushates se aleancese se pozites?
    Vete fakti qe ky tregon kete tregon sa larg jemi nga nje shtet demokratik,ku cdo kryetar komune ka te drejte me shku e me taku cdo pushtetare per mireadministrim te zones se tij!po ne jemi mesure Kaq shume me Lazare sa cdo takim duket nje takim per pazar a kallim tek Partia tjeter!
    Pffff Cfare politikani kemi!mjere ne qe i votojme!

  8. kaqi i zi antikomunist says:

    Kete here fitorja e se majtes do jete me me shume se 1 milion shuplaka.Po vjen koha qe pedeja te riformohet dhe bojagjiu te vihet ne krye te saj.

  9. Uji i ftohte says:

    Tusha?Themeluesi i Universitetit europian te turizmit(Salvadore Messima),i teri doli falso!Nuk e din Rama kete fakt!

  10. Politikani shqiptar says:

    A e di Rama se cfare ka bere Tushaj ne qytetin e Lezhes pervec puneve te mira sic i quan ai?

  11. Socialisti i Zhgenjyer says:

    Imagjinoni pak te fitoje edhe nje here tjeter ky Viktori qe nuk eshte nga Lezha por nga Puka, nuk do kete me asnje biznes Lezhjan por vetem pukjan. jo se kam ndonje gje me pukjanet por te pakten ti bejne gjerat me djersen e tyre jo ne kurriz te lezhjanve. Mua me behet shum qefi per lezhen qe eshte shkaterruar dhe ishalla shkaterrohet akoma me shume duke i dhene voten ketij palacoje te LSI-se, qe nuk ka lene pellembe toke pa ndertuar ndonje pallat siper, duken rruget e lezhes si tunele e jo si rruge, nuk bie me dielli ne qytet. Turp i madh edhe per Lezhjanet qe ja kan dhene voten ketij palacoje, qe 1 here fiton me votat e PS-se e nje here me te Pd-se, me mire te fitoje Frokaj se te pakten shkeputen lidhjet e krimit qe ka ky viktori ne lezhe. Ne mes te mutit preferoj te rij me mire prane nje muti te izoluar se sa nje grope septike sic eshte viktori me banden e vet. Keshtu te merr ne qafe ai eshte i pashem flet bukur por un shof ate qe ka bere per qytetin, e ka shkaterruar, dhe tani qe bene punimet me fondet qe i dha Rama beri me shume dem sesa rregulloi, prishi muret antike ilire per ti zevendesuar me pllaka betoni qe per 5 vjet do prishen prape, do prishe ca ndertese ne breg te drinit qe vet i ka lejuar te ndertohet, po na shesin sapunin per djath. lezhjanet e kan qef sapunin nuk e nderrojne me asgje tjeter se jan mesuar ne burgje.

  12. antispiuni says:

    SMS eshte nga Salvador Kaçaj.
    Viktori Tushaj i LSI eshte i humbur.
    hajt naten e mire!

  13. I pavarur says:

    Por kur u dashka votuar per personin dhe jo per partine, atehere pse na i pruri parti qe nga Tirana ne ate kandidatin ne Vlore?

  14. Rama la te drejte politikisht kur thote se nuk eshte i l. S. I-se se po te jete dalin problema..

  15. Futja kot says:

    Ahhhhh te mund te cohej Skernderbeu dhe te shihte cfare MAVIE ka te varri, do t’i bente pershesh keto te Rilindjes, dhe do te kishte lene menjane turqit e shkrete …

    Oooooooooooooooo Kryeminister, oooooooooooooooo njerez, a e keni idene se c’po beni???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje