Veliaj takon banorët e Njësisë 5: Do jem kryebashkiak me kohë të plotë

5 Maj 2015, 20:01Politika TEMA

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europian për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banorë të Njësisë nr 5, të cilëve u ka premtuar se do të jetë një kryetar bashkie me kohë të plotë duke mos u angazhuar me gjëra të tjera.

“Ne duam një kryetar bashkie me kohë të plotë. Kryetari i bashkisë aktual po kalon kohën në Holandë”, tha Veliaj.

Ai ka vlerësuar se jeta e ndershme që ai ka bërë është më e mirë se sa jeta e korruptuar, duke theksuar se nuk ka shitur ndonjëherë predha dhe s’ka vrarë njerëz

“Jeta e ndershme, me e mirë se jeta e korruptuar. Kam shitur fiq, nuk kam shitur predha, nuk kam vrarë njerëz. Ne duam ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur”, tha Veliaj.

Referuar investimeve në institucionet arsimore parashkollore si kopshte dhe çerdhe në bashkinë e Tiranës, Veliaj u shpreh “pamë statistikat e bashkisë për të ardhurat dhe investimet dhe pamë që në vetëm në vitin elektoral, Berisha i kishte dhënë më shum para Bashës. I kishte dhënë 53 milion lekë çka do të thotë më shumë se 3fishin e buxhetit të zakonshëm vetëm për kopshtet dhe çerdhet por Basha mirë që nuk arrin dot të mbledhë të ardhurat por nuk shpenzon dot mavria as ato të ardhura që kanë”.

Një qytetare e pyet Veliajn për ambientin e ndotur dhe ai i përgjigjet: “Përgjigja është e thjeshtë se po jetove në Hollandë nuk e sheh dot sa i ndotur është qyteti e aq më pak lagjja.

Ai që kur u zgjodh nuk ka ardhur asnjëherë. Unë punoja me 83 veta staf dhe bëmë reformën e pensioneve, shkollat profesionale e çdo reformë tjetër ndërsa ai me 586 pastrues që i merr vetëm në mitingje nuk bëjnë gjë tjetër.

Po avash tani se ka edhe pak dinjitet varfëria. Ne do rishohim kontratat e pastrimit. Ne do të bëjmë në çdo lagje një anketë të rregullt ku do të raportojmë shërbimet.

Por ne kontrata për qoka nuk do bëjmë. Kush kompani ngel në klasë nuk do të kalojë dot pas katër vitesh. Kur ne vendosëm që një ditë t’ia kushtojmë pastrimit të territorit si vullnetarë e gjithë qeveria u mobilizua për këtë përveç bashkisë që e konsideroi këtë si një aksion të kohës së Enver Hoxhës.

Ndërkohë porsa i përket cilësisë së tregjeve ushqimore Veliaj tha se punonjësit e Bashës që kanë për detyrë të merren me këtë punë harrojnë se çfarë duhet të bëjnë dhe nuk dalin asnjëherë në terren të inspektojnë e të shqetësohen për cilësinë e ushqimeve që shkojnë në tavolinat e qytetarëve.

9 komente në “Veliaj takon banorët e Njësisë 5: Do jem kryebashkiak me kohë të plotë”

  1. jugperendim says:

    Veliaj eshte pikerisht personi qe duhet ne krye te bashkise se Tiranes. eshte nje person plot me energji,ide te reja dhe mbi te gjitha punetor

    1. goni says:

      te gjithe e dime se ne cgjendje eshte qyteti jone. nuk mund te permendim as edhe nje pune qe ka bere basha si kryetar bashkie pervec protestave po dhe keto i ka bere si kryetar partie se per bashkine ska qene kurre…ndaj ne krye te te bashkise na duhet dikush si Veliaj qe ka dhene prova se sa njeri punetor eshte

      1. Argita_B says:

        Problemi eshte se ky Veliaj premton se do te punoj me kohe te plote si Ktyetar Bashkie nese zgjidhet, jo si Basha!!
        Po pse nuk thote dhe jo si Rama ky, pasi Ramen po e shohim te puoje si kryetar partie duke bere prezantimet dhe haron se ka lane kryeministrine pa kryeminister!
        Ne kryeministri e ndritimi Edi Rama, dhe ky Velaj po ashtu si minister, e ulen papunesine ne Shqeri.

  2. mondi says:

    shko shit fiq se nuk je per politike as per kryetar bashkie, je fiks per ato qe bertasin, iku autobusii per durres. Njesia 5 nuk do ju japi asnje vote as ps as pd, ju qe po shkatroni parkun e tiranes, po beni ndertime ne dige edhe ne blloke. Shko mor kelysh.

  3. petrela says:

    Zoti Veliaj ka te drejte sepse tani eshte ne fazen e premtimeve boshe,futja kot,bej shfaqje teatrale,njelloj si Basha para 4 vjeteve.Ndoshta mamaj e Veliajt tani eshte duke paguar borxhet e dasmes se djalit ne Porto Romano sepse ka qene shume i varfer,nje shtepi 200.000 eurosh ne Mullet po ja paguan mamaja se jane te varfer.Veiaj je mashtrues reklamash,te lumte te ka ardhur dita,por populli eshte qorr dhe nuk e di ose e di qe cfare halesh vazhdojne te udhehiqen.Erion me vjen mire per genjeshtrat qe thua te pakten nuk jane si te Bashes,si te thuash jane me me pak ere.
    Perdridhu Erion i varfer,se Rama punon para dhe mbrapa,kurse Meta i varfer me tefter ne dore mbledh taksat e papaguara.

  4. Dardan says:

    Turpe per tiranen partin socialiste edi ramen ne qofte se ky bythe kali zgjidhet ne krye te kryeqytetit shqiptare.

  5. mira says:

    Erion mos u beni si saliu o te shkrete. Mbetet duke u marre me salushin e me lulushin. Pa shiko njeher nga rilindushet qe kane 2 vjet qe kane erdh ne pushtet dhe e kane lene vendin me sistem drejtesie qe mbron cubat, horrat grabitesit dhe vrasesit.
    Kjo behet me qellim qe edhe per grabitjet dhe vjedhjet qe do beni ju te mos funksionoje drejtesia.
    Shume mire ta tha komentuesi i pare mondi, perse duhet tju besoje populli kur ju beni pazare te qelbura me salin dhe lulushin , me liken e bllokut dhe te floririt dhe po qelbni jo vetem Liqenin por gjithe parkun perreth.

    Ju beni pislleqe ashiqare, qe po i diskutojne gjithe banortet e Tiranes dhe nuk doni tja dini, cfare mund te mendojme per te tjerat qe behen neper skutat e pushtetit? Kjo eshte fytyra e RILINDJES.
    As mos kerkoni vote
    Mos mendoni se socialistet nuk mund tja japin voten saliut. ka dhe alternative te padesherueshme por si zgjedhja me pak e keqe.

  6. Uji i ftohte says:

    Ku je o Pandeli Majko?

  7. Kruja says:

    Ende me Shalengjiturin ju qorrrat e Bashes? ai nuk e ka mendjen tek puna por tek Klani Mafjoz.

    Si mund te punoje nje Shalapingo qe nuk di te gjuaje topin? Mund te mendoje Shalapinoja per shembull per fusha sporti, ambjente sportive etj etj. Ai nuk I ka shijuar ato ndonjehere pasi nuk di te luaje.

    Jepjani Erionit voten qe te beje dy pare pune te pakten se ky Shalapingoja nuk ben asgje edhe 22 vjet te rije ne karrige. Keta te PD-se jane te gjithe te korruptuar te pandreqshem dhe arrogante qesharake si ai Mziu me Daulle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje