Kryeministri Edi Rama i drejtoi një apel qytetarëve lezhjanë që të zgjedhin duke menduar për atë që duan për qytetin e tyre pasi kanë dy shembuj konkretë atë të kreut aktual të bashkisë ose kundërshtarin e tij që e ka lënë komunën Shënkoll në gjendjen që është e që njësoj do të bëjë edhe me Lezhën.
“Meqë më tha Monika se ky kandidati tjetër qenka i komunës së Shënkollit, besoj se tashmë është e qartë se kush duhet të votohet. Nëse doni që të mbetet Lezha si sheshi i Shënkollit votojeni, nëse doni që të zhvillohet më tej shihni sheshin e Lezhës. Nëse nuk e kuptuat mirë këtë pyesni Gjovalin Kadelin se ai ka provuar dhe drejtimin e duhur dhe atë të gabuar”, iu drejtua Rama qytetarëve lezhjanë, ndërsa prezantoi kandidatin e ASHE-së Viktor Tusha.
Kreu i Qeverisë tha se qytetarët duhet të votojnë atë kryetar bashkie që ata mendojnë se do të bëjë më shumë për bashkinë.
“Në 18 muaj për Lezhën bëmë investime disa herë më të mëdhaja. Do të bëjmë shumë herë më tepër. Vota e 21 qershorit jo politike, është një votë për të vendosur se kush është njeriu që mund të bëjë më shumë për bashkinë”, tha Rama duke shtuar se “si mund të bashkëpunojë qeveria me kryetarë Bashkie që kanë frikë se i shohin”.
Sipas tij, kjo do të vazhdojë deri sa PD të vijojë kështu. Edhe demokratët më të flaktë duhet ta mendojnë votën e tyre.
Rama e vlerësoi kandidatin e së majtës për LSI-në si një menaxher i jashtëzakonshëm i cili edhe pa mbështetjen e qeverisë së kaluar ka bërë shumë , duke qenë edhe i pari kryebashkiak që ka futur sistemin e ndarjes së mbeturinave.
“Viktor Tushaj nuk është kandidati i LSI-së, është kandidati për Shqipërinë Evropiane. Viktor Tushaj është një menaxher i jashtëzakonshëm. Në kohën e PD, ishte një qeveri që nuk e kishte vëmendjen te qytetet. I lanë në një gjendje të dëshpëruar. E katandisën bashkinë në një ndërmarrje komunale që me pak lek vetëm mund të pastronte rrugët. Nuk mund të gjykohet puna e Viktorit para 18 muajsh. Standardet e punës në Lezhë si ato të qyteteve të vogla të Italisë. Viktor Tushaj futi për herë të parë iniciativën për ndarjen e mbeturinave”, tha Rama.
Në vijimKryeministri shtoi se “nuk kemi thënë dhe nuk do të themi se do e bëjmë Shqipërinë të dytën pas Gjermanisë. Ata që e thoshin këtë thonë tani se mbi Shqipërinë kanë rënë të gjitha të zezat”.
“Pse duhet vënë në dyshim se kë duhet të votosh. Nëse vota shkon në drejtimin e duhur edhe 1 dylym tokë shkon në drejtimin e duhur të zhvillimit. Për pak ramë në gropën e zezë të kolapsit energjetik.
Erdhëm në pikën që gjysma e popullit paguante për gjysmën tjetër, ku futeshin më të pasurit. Për herë të parë OSHEE ka dalë me fitim. Nuk do të fusë dorën në buxhet që të kemi drita.
Duhet ende kohë, nga 2007 dferi në 2013 na lanë 1 mld dollarë borxh. Ne kemi nevojë ende për të dalë nga gropa. Jemi në drejtimin e duhur, duke e shndërruar sektorin e energjisë, ato lek që shkonin për mbuluar këto shpenzime, do të shkojnë për shkolla e spitale. Mbi 300.000 konsumatorë janë përfshirë në skemë pas tetorit të kaluar. E kuptoni se ku jetonim.
Nuk ekziston një prind që fëmijës në rrezik ta çojë në operacion për ta torturuar, por për ta shpëtuar. S’ka prind që nuk i jep ilaçin e hidhur që do ta shërojë fëmijën e tij. Kjo është edhe me reformat. Nuk mund të jetojë një familje duke marrë borxh të ardhmen e fëmijëve. Shtëpia që morëm ne 18 muaj më parë, ishte si një shtëpi që Baba e kishte lënë në bixhoz.
E di që spitalet kanë akoma probleme. Por kush e ka harruar që shkonte me çarçaf me vete. Sot e kemi kthyer në shërbimin spitalor në drejtimin e duhur. Sa herë që bëjmë legalizime, njerëzit na falënderojnë.
U them mos ia dini për nder qeverisë, por atyre që na dhanë neve votën që të bënim punën. Së bashku do ta çojmë përpara një projekt. I bindur se lezhjanet fisnik nuk do të bëjnë gabimet e vjetra duke votuar ata që i lanë në baltë”, tha Rama.
Kreu aktual e njëkohësisht edhe kandidat për bashkinë e Lezhës Viktor Tushaj u shpreh se mbështetja e qeverisë do të vazhdojë edhe më tej nëse ai do të rizgjidhet atëherë do të vijojnë edhe projektet e zhvillimit për bashkinë.
“Ne do të vazhdojmë rrugën e nisur për një zhvillim të mëtejshëm të bashkisë së Lezhës. Kur u bëra kryetar në 2007 kisha një dëshirë të madhe për ta bërë Lezhën si Bizhoni dhe kryetari i një bashkie në Francë qeshi e më tha: Avash se Bizhonin e ka bërë historia.
Nuk kanë qenë të vogla bashkëpunimet për të zhvilluar projektet që të bënim ehde më të mirë qytetin tonë. Ne kemi guxuar sepse e rruga drejt kalimit në Evropë nuk është e lehtë dhe kërkon përkushtim. Vetëm për të marrë një kredi për të transformuar qytetin na u deshën 6 vjet të bindnim ministrin e Financave që prapë nuk na e dha kredinë.
Dua të falënderoj qeverinë shqiptare për ndryshimin e standardeve siç është modeli më i mirë sot për sot ai i shndërrimit të qendrës së qytetit. Sot ka marrë jetë projekti i ujësjellësit në Lezhë që jo vetëm do ti garantojë banorëve furnizimin me ujë por edhe cilësinë e këtij uji.
Ne do dixhitalizojmë sistemin e qeverisjes vendore që qytetarët të mund të marrin përgjigje shpejt për kërkesat e tyre. Reforma administrativo territoriale na dha mundësinë të kalojmë një moment historik se standardizon shërbimet që u duhen qytetarëve.
Kursen energji, shkurton administratën dhe qeveris më mirë qytetarët. Lezha me resurset që ka dhe me bukurin ë e mahnitshme na jep mundësi që turizmi të shërbejë në rritjen e të ardhurave për qytetarët dhe vetë qytetin. Bashkia e re me këto potenciale e resurse që ka dhe me mbështetjen që merr nga qeveria do të bëjmë të mundur zhvillimin ekonomik të Lezhës”, theksoi Tusha. /gj.k/
kandidati juaj tusha cfare beri per qytetin e lezhes per 2 mandate.e degradoi kete qytet bashke me vlerat e medha historike qe mbart ne vetvete.vlerat historike i varroset pergjithmone me betonizimet qe beri i nderuari juaj.kjo eshte ajo cka kandidati juaj beri per lezhen.
do votojm kandidatet e aleances se majte sepse ne besojm tek kryeministri rama ,
O Edi Rama po ik or palle dhe puno ne kryemnistri, per ate pune qe paguesh nga taksat e shqipareve se nuk te ka zgjedhur populli per prezantues!
Ta ka fajin Ben Blushi pastaj kur thote se ka 6 vjet qe ne PS nuk ka zgjedhje per kryetar partie!! Nse do kishte bere zgjedhjet per kryetar ne kohe e nuk do kishte shkelur statusin e PS se me te dyja kembet, sot do kishte ndonje kryetar tjeter PS ja i cili mund te merrej me prezantime!
Ka 25 vjet qe zgjat kjo shfaqje mediokre e politikes shqiptare. Thashe se fajin na e kishte Sali Maloku, po ne te njeten pjate qenke ushqyer dhe ti. Pfffff