Gati ndërtimi i dy aeroporteve në Sarandë dhe Vlorë

6 Maj 2015, 08:59Politika TEMA

Shqipëria pritet të ketë edhe dy aeroporte të tjera, një në Sarandë dhe një në Vlorë.

Këtë e tha ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, në një intervistë për Ora News.

Haxhinasto tha se futja në funksion e aeroportit të Kukësit dhe ndërtimi i dy aeroporteve në Sarandë dhe Vlorë, do të bëhët pas arritjes së negociatave për heqjen e ekskluzivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”.

Çështja kryesore e negociatave ka të bëjë me heqen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare, që do të thotë në rast të një marrëveshje, do të kemi mundësi që aeroporti i Kukësit p.sh të hyjë në funksion pas disa pajisjeve dhe kështu do të hapet mundësia për të ndërtuar edhe dy aeroporte në jug të vendit, që do të thotë se do të kemi një liberalizim më të madh tregu dhe futjen në treg të operatorëve që ne nuk i kemi aktualisht sic janë ato low cost.

Ata kanë ardhur dhe kanë kërkuara tarifa të reduktura dhe nga aeroporti “Nënë Tereza”, gjë që është duke u shqyrtuar edhe prej tyre.

Tregu i aviacionit civil në Shqipëri është hapur, ka shumë kompani të reja, intinerare të reja të cilat kanë ndikuar në një tendencë të uljes së tarifave të biletave.

Nga një llogaritje që është bërë nga një mesatare prej 438 euro në 2012 sot jemi në 230 euro.

Kemi një reduktim të dukshëm të biletave.

Ne kemi diskutuar për një aeroport në jug dhe flasim për Sarandën, por kemi kërkuar sëfundi edhe aeroportin e Vlorës dhe sigurisht duhet të rillogariten efektet dhe imapktet që duhet të sjellë për aeroportin e Rinasit.

Periudha e ndërtimit të tyre do të jetë e llogaritur”, ka thënë Haxhinasto.

28 komente në “Gati ndërtimi i dy aeroporteve në Sarandë dhe Vlorë”

  1. rrem vogli jr. says:

    Ore pseudo rilindas bejunu burra e thoini shqiptareve se ne Sarande jane vendet ne dispozicion per dy veriante aeroporti (pista e the,) si dhe ne vlore Aeroporti qe ishte ne vitin 1995 u be edhe civil(sidhe ai I Kucoves) dhe ne vitin 2000 italianet perfunduan rikonstruksionin e pistes. Ishte Qeveria Nano (thone qe ishte qeveri e Ps) qe me koncesionin e saj ja hoqi kete te drejte vendit.

    1. aliu says:

      Ministri thote “ne raste te nje marrveshje per heqjen e eskluzivitetit”, por cila kompani do ishte dakort te ulte fitimet e saj? Zgjidhja do te ishte me mire qe personi apo kryeministri qe ka miratuar nje kontrate per kompanin qe administron aeroportin e Rinasit qe per 25 vjet te mos fut asnje operator tjeter ne treg te ballafaqohet me drejtesine, te tjerat jane per mashtrimet e fushates.

      1. Kastro says:

        MASHTRIME ELEKTORALE!

        Une punoj tek aeroporti i rinasit, dhe ky aeroport ka ekskluzivitetin e pandryshueshem nga cdo lloj ligji apo qeverie, deri ne Maj 2029!

        Nuk mund te hapet ASNJE aeroport per perdorim civil brenda territorit te Shqiperise para Majit 2029!

        Kjo kontrate eshte publike dhe mund ta shihni tek faqja e aeroportit ne internet.

        Mos u beni dele o popull analfabet!

        1. Dori says:

          Pa merak Kastro. Une punoj ne ministri dhe si ty e njoh shume mire kontraten. Shtetit shqiptar, por edhe te gjithe udhetareve, i leverdis me shume sikur te prishin kontraten, edhe duke paguar penalitetet. Rinasit iu dha mundesia te mbaje ekskluzivitetin duke ulur tarifat, por nuk pranoi. Meqenese punon ne Rinas, besoj se e di qe nuk eshte bere zgjatja e pistes dhe nje sere detyrimesh te tjera kontraktuale. Keto jane mjaftueshem per te ulur penalitetin qe do te marrim nga gjykata per prishjen e njeaneshme te fushates.
          Rinasi eshte aeroporti me taksat me te larta ne Europe dhe kjo gje duhet te mbaroje. Te futen edhe kompanite low cost nga Vlora se boll ngelen shqiptaret duke udhetuar nga Podgorica, Shkupi e Selaniku me gjysme cmimi.

        2. Shpati says:

          Ore Kastro, ku i shikon mashtrimet ore katundar? Nuk do aeroport tjeter ti qe deri tani ke jetuar mes gureve, ore shpellar?

      2. raimond vlonjati says:

        Ta prishin kontraten qe kane bere me ate firmen qe ka eskluzivitetin dhe pastaj Fatos Nanon qe ka firmos ate kontrate kriminale kunder interesave te kombit shqiotar ta rrasin ne burg nja 30 vjet

    2. fisheku says:

      nje dicka nuk e kuptoj une perse duhen ne nje distance (100-120 km)kaq te afert dy aeroporte??????????nje aeroport midis ketyre do te ishte nje zgjidhje me e drejte.

  2. plaku says:

    Desha te kujtoj ketu se aktualisht Spanja eshte penduar, qe perpara krizes imobiliare te vitit 2007 ndertoi mbi 12 aeroporte ne bregdetin e saja. Koha tregoi se ky ishte nje investim shume i gabuar, sepse perbente ne vet vehte nje mbi investim, qe ju kushtoi taksapaguesve spanjolle qimet e kokes dhe tani jane penduar.
    Te njejtin gabim kolosal bene spanjollet, qe ndertuan pa patur treg me qindra mijra apartaete ne Zonen e tyre bregdetare. Aktualisht ne Spanje ka me dhjetra mijra apartamnte bosh, sepse ata,te shtyre edhe nga bankat gjermane, francze, angleze etj. krijuan fllusken imobiliare qe shpertheu dhe detyroi shtetin spanjoll, qe per te mbrojtur bankat medha spnjolle ( “to big to fail” ) beri rifinancimin e tyre duke marre borxh dhe pra gabimi i ketyre bankave u socjalizua, sepse ky borxh po paguhet me leket e taksapaguesve spanjolle.
    Pra ne kete menyre u shkel nje nga parimet kryesore te kapitalizmit KONKURENCA ne kuptimin qe ne se nje banke gabon ajo duhet te paguaje ose te dali jashte tregut ose te falimentoje, gje qe nuk u be sepse bankat e medhaja kane me miljona njerez me libreza kursimi duke bere qe njerezit te shkonin dhe merrnin kursimet e tyre ( Bank run ) dhe se ne se bankat e medha falimentojne atehere nuk funksjonon kreditimi i ekonomise reale, pra papunesi dhe Probleme te tjera.
    Nuk arrij te kuptoj faktin qe nje njeri qe ka studjuar per anglisht vendos per miljona leke te taksapaguesve. Nuk arrij te kuptoj se pse duhet investuar ne stadjume, aeroporte etj. kur dihet se problemi kryesor jane vendet e Punes qe mund te krijohen VETEM ne se investitoret terhiqen nga rrogat e ulta qe per fat egzistojne ne Shqiperi.

    1. sotir says:

      Ti, edhe nga pseudonimi qe ke, je plakur. Por nuk duam te plakemi dhe ne te tjeret e qe ta jetojme jeten duke u rropatur fugonave neper Shqiperi. Aeroportet jane investim qe e nxjerrin shume shpejt shpenzimin qe eshte bere per ta. Keto pune behen me llogari. Sa njerez ne vit do hipin dhe zbresin ne aeroportin e Vlores? Sot udhetojne çdo dite autobuza Vlore Tirane, Vlore Athine, Vlore Rome etj etj. Po ashtu nga Saranda; por duke patur aeroporte levizja e ketyre qindra mije shqiptareve qe jetojne jashte do te jete me e shpeshte edhe ekonomia shqiptare do te perfitoje me shume nga shpenzimet e tyre. Perse flitet per turizem?! Dy vepra qe u kushtuan shume shqiptareve jane aeroporti Kukes dhe teci Vlore. Asnjera ne pune. Kjo tregon se u bene per interesa korrupsioni te qeverise se Sali Berishes, veç te tjerave. Pra, xha Saliu i inaguroi dhe ato duan akoma miljona te vihen ne pune . Sa vjet kane?! Keto jane humbje katasrofale. Do ti inkurajoja qe te mos ngelen ne kuadrin e llafeve ndertimin e dy aeroprteve ne Vlore e Sarande. Njerezit duan te jetojne jeten sot dhe te çfrytezijne infrastrukturen sot, pa te ardhmen do ta shikojne ata qe shkojne ne parajse. Une s’ka rendesi, le te shkoj dhe ne ferr apo purgator atehere, sot duhet te jeme ne parajase!

      1. realisti says:

        Keshtu fluturuan me presh greket dhe spanjollet ne kohe te vete. Puna eshte qe kur kalon euforia, te bien taksat mbi koke dhe pastaj dil te kryeministria dhe ankohu. Po ti protesto per pune me rroga te denja njehere, te kemi infrastrukture te hajrit dhe pastaj t’i vij rradha aeroporteve. Ne nje vend kaq te vogel sa i yni duhen trenat. Me nje tren te shpejtesise se larte per 2 ore je ne Sarande. Por kush t’i bej, ata qe kane 25 vjet qe vetem vjedhin?

      2. lili says:

        Eshte ma mire te ndreqen mire rruget edhe te kemi nje aéroport ma pak,se nuk eshte problemi i aeroporteve po problemi i cmimit:shqiptaret nuk po pritojne me kalluar ka kosova,ka Podgorica apo tash edhe ka makedonia e po pritojkane me kaluar nga Vlora ne Sarande!Rrugen sherbejne ma shume per gjithe popullin edhe cdo dite Kurse aéroport et sherbejne d’y muaj,po kushtojne gjithe vjetin!

  3. 006 says:

    Jo dy por dymbedhjete !
    Na duhen dhe afersisht 12 aeroporte te tjere z. Minister.
    Idiot, ul taksat e aeroportit qe ke, lejo kompani te tjera te hyjne ne treg, bej c’eshte e mundur per te ulur biletat.
    Kujt i duhen 4 aeroporte ne nje b*y*th vend si shqiperia ??

  4. Gaq Vishi says:

    KJO qe thote Panariti eshte:
    “Prit Gomar,te mbije bar”

  5. Shen Thomai says:

    Ne mandatin e dyte do ndertojme nje platforme per ngritjen e anijeve kozmike me low cost per te rilindur dhe turizmin nderplanetar.

  6. Tom says:

    O plako nga spanja shume prralla na tregove po si mund te rritet punesimi kur nuk ke turizem?Si mund te kesh turizem kur nuk ke transport?A mund te na thuash se sa kushton nje bilete nga Spanja ne Itali dhe sa nga Spanja ne Shqiperi?dhe kjo sepse nuk ka konkurence

  7. astrit says:

    Po ai i Kukesit qe ka 20 vjet qe eshte ndertuar, pse nuk funksionon, apo s’u jep leje gjermani.

  8. koli says:

    Po vendi yne cfare sherbimesh turistike ofron aktualisht? Plazh te ndotur, uje deti me kripe si gjithe vendet mesdhetare, rruge cope-cope dhe ato vende me interes arkeologjik qe kemi jane per turp!Mos flas per hotelet se eshte teme me vete. Kur te rregullohen keto, atehere te ndertohen aeroportet. Cmimet e biletave jane te shtrenjta se aeroporti i vetem u dha me koncension per 25 vjet , keshtu qe harroje se ne vitet ne vazhdim do operoje ne Shqiperi ndonje linje e vertete low cost, jo keto plehrat alla belleair qe nderrojne emrin ne blue panorama

  9. Tomorri says:

    Edhe kete problem me efekt direkt ne popull lerjani k/ministrit se ai eshte artist dhe jo ju qe shkarravini ne keto faqe pa ditur se çfar doni te thoni.Do kohe kjo pune or vellezer ,pa u sheruare plaget e medha nga nje trup i sakatosur nuk mund te jemi te qete per nje te aedhme me te mire dhe me te shpejte.

  10. dmx says:

    Autostrada e bregdetit do te ishte zgjidhje e ketyre problemeve dhe jo 2 Aeroporte lu jane gjithe keto udhetare qe na u dashken dhe 2 Aeroporte

  11. lulzullap bin bela al bashar says:

    Sotiiiiiiir.
    Aeroportet dhe stadiumet financohen nga dorovitesit e kryeministrit. Edhe rruget.
    Pra per te bere leka gjate mandatit duhet ‘re japc leje. Kush do me dit per vendin.
    Ci duhen shqiperise aeroportet. Po I duhen atyre qe Kane bere leka dhe duan ti investojne apo pastrojne.
    Pika sotiiiiiiir qe skupton fare

  12. taso kume says:

    JA kam friken ketyre fishekzareve elektorale,dhe te paret qe ishin me gjithe te pasmit aktuale jane pjella e FATOS ZAGAR NANOS ,qe eshte gjalle kjo funderine e popullit SHQIPTARE eshte merite e te dy paleve.

  13. G says:

    Quhet Feasibility ose ja vlen apo jo te behet!Ky kokeroçka minister( qe i hengsha cicat e goces) eshte i Lilo Metes qe vetem te genjej e te vjedhe di!Aeroporti te behet duhet te pakten te mbuloje shpenzimet e tij gje qe eshte e pamundur kur shikon numrin e njerezve qe jetojne ne keto zona!

  14. Ana says:

    Vlora dhe saranda jane vende turistike por e mira te behej ai i KUKSIT dhe punesohej kuksi e rrethinat.Se aeroportin dhe nje kompani fasone e punesohej gjithe Kuksi

  15. bekim says:

    nuk e kane fajin aroportet aqe eshte SHqiperia nga Tirana n q se jane rruget e sakta ,tamam autostrada (jo superstrada si ajo tiran -durres)per 3 -4 ore je ne cdo skaj te vendit .Por ne nuk kemi rruge se kredit u vodhen e tani fajsojme aroportet

  16. GAMORI says:

    KETO DY AEROPORTA I NDERTON PERENDIMI PER VEHTE SE PO PLANIFIKOJNE SARANDE TA BEJNE TE PAVARUR SI MALAGEN DHE KALJARIN

  17. Shiptar me sy te perlotur per shiptarin says:

    Ore zotri politikan po pse tallni me popullin un jetoj ne londer dhe me duhet qe te shkoj ne
    Maqedoni qe te vi ne shipri dhe Biletat qe kam pagu asht €15 ndersa ne tiran €400 per qfar
    Nga nje padretsi e politikes te hajdutve. A keni shpirrt a keni femij si do tju vinte qe tu ndodhte ju.
    Posht politikanet hajduda politika ime esht
    SHIPTARIA.
    RROFT POPULLI SHIPTAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje