Nishani: Bashkëpunim kundër anti-semitizmit

6 Maj 2015, 13:59Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani, gjatë qëndrimit në SHBA, vizitoi ‘New State Capitol’, si dhe Asamblenë e Nju-Jorkut ku u paraqit rezoluta për rolin e kombit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga anëtari i Asamblesë që përfaqëson Distriktin 80, Mark Gjonaj.

Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, i mikpritur nga Kryetari i Asamblesë së Nju Jorkut, Karl Heastie, Senatori Xhefri Klein, si dhe shumë anëtarë të tjerë të Asamblesë, me pjesëmarrjen e fotografit të njohur amerikan, Norman Gershman, klerikëve shqiptarë dhe hebrenj, si dhe mjaft bashkatdhetarëve, Kreu i Shtetit vuri në dukje mbështetjen e tij dhe krenarinë për këtë rezolutë, e cila trajton 70-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, si dhe vlerëson në veçanti rolin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve.

Sot, kur roli i popullit shqiptar në mbrojtjen e hebrenjve nga regjimi nazist sintetizohet në një rezolutë të mbështetur nga përfaqësuesit e Nju-Jorkut, ndihem vërtet shumë krenar. Hapja e dyerve për hebrenjtë u bë e mundur falë trashëgimisë historike dhe harmonisë fetare, por edhe dy institucioneve të forta morale të shoqërisë shqiptare, siç janë: Kodi i BESË-s, fjalës së dhënë dhe e mbajtur; dhe Mikpritja e kodifikuar në shprehjen: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut”, u shpreh Presidenti Nishani.

Fatkeqësisht, sot pas 70 vjetësh, vijoi ai, në shumë pjesë të globit, përfshirë dhe vende të kontinentit evropian, vërejmë me keqardhje një ndjenjë antisemite në rritje, që na bënë të mendojmë se objektivi i arritur dekada më parë, po vihet sërish në pikëpyetje. Brezave të rinj ne nuk duhet t’i lëmë pikëpyetje e paragjykime të tilla, por në luftën kundër antisemitizmit dhe në mbrojtjen e lirive themelore të përcaktuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, duhet të veprojmë së bashku dhe me vendosmëri.

Kreu i Shtetit, si folësi kryesor, e mirëpriti këtë nismë duke marrë fjalën në këtë veprimtari të rëndësishme për imazhin e shqiptarëve, jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën, dhe ishte i pranishëm në sallën e Asamblesë gjatë kohës kur u paraqit dhe u votua rezoluta, duke u takuar me shumë përfaqësues të zgjedhur të Shtetit të Nju-Jorkut, duke lobuar pranë tyre si dhe duke i falënderuar personalisht.

Në fjalën e tij, Presidenti Nishani u ndal dhe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat i konsideroi të shkëlqyera, miqësore dhe të një rëndësie parësore e strategjike për Shqipërinë.

Kombi shqiptar kudo që jeton, i dedikon mirënjohje SHBA-së për ndihmën që kanë dhënë në garantimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por edhe në garantimin e lirive dhe të drejtave të tyre në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, tha Nishani.

2 komente në “Nishani: Bashkëpunim kundër anti-semitizmit”

  1. sali says:

    VRAS MENDJEN TE KUPTOJ,CILAT NA QENKESHIN SHKAQET / QE NISHANI KREJT PAPRTUR,NA I HOQI VET MUSTAQET / VRAS MENDJEN E DYSHOJ,PRESIDENTI YNE ” MENDER”/VALL I HOQI VET MUSTAQET, A PO DIKUSH JA KISHTE. D H J E R!

  2. BARDHYL MYFTIU says:

    E MOR NISHAN ME TE VERTET JE NISHAN.NE SE TE GENJEN MENDJA SE DO MESOJSH BOTEN PER ANTISIMETIZMIN,E KE SHUME GABIM SE JE KAQOL PER TE MESUAR BOTEN PER KETE.E NE SE DO I THUAJSH SHQIPTARVE PER ANTISEMETIZEM,JAME I BINDUR QE SHQIPTARET NUK E NJOHIN KETE VEMENDJE SE E KANE TREGUAR DASHURIN PER NJERIUN EDHE PER HEBREJT DUKE SAKRIFRIFIKUAR DHE JETEN E TYRE DHE TE FEMIJVE.POR TI NISHAN JE NISHAN SE AKOMA NUK JE NE METRO SE KU I DJEG SHQIPTARIT E KU TE DHEMB TY.DEMTIMET ME VEPRIMET E TUA ,QE PO I BENE SHQIPTARVE E KOMBIT JANE TE PAMATURA,NDAJ SHKO DHE MBARO ATE MANDAT QE TE KADHENE S.BERISHA SE I HUMBUR PER GJITHE JETEN PA NISHAN DO JESH.
    BARDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje