Tërhiqet kandidati i PD për Bashkinë e Kurbinit

9 Maj 2015, 12:47Politika TEMA

Altin Biba, kandidati i propozuar nga Partia Demokratike për Bashkinë e Kurbinit, është tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 21 Qershorit.

Kërkesa mësohet se është depozituar nga Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili prej disa ditësh po zyrtarizon kandidatët e propozuar nga koalicionet e drejtuara nga PS dhe PD, por edhe kandidatët e pavarur, që do të garojnë për zgjedhjet vendore.

Kandidatura e Biba u zyrtarizua vetëm një javë më parë nga Partia Demokratike, ndërsa kjo njësi vendore ishte ndër të fundit që janë përcaktuar kandidatët qoftë nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita.

Për momentin nuk thuhen arsyet e tërheqjes së tij, por flitet se Biba është tërhequr pas presioneve të një ambasade./gj.k/

9 komente në “Tërhiqet kandidati i PD për Bashkinë e Kurbinit”

  1. urla says:

    e paska kuptuar qe eshte e kot te kandidosh per pd, karte e djegur

    1. qamil says:

      lereni kto se bejne kot, po ka pas precedente penale dhe kane nderhy nderkombetaret qe ai te terhiqet, pas thirrjeve per largimin e te inkriminuarave nga politika.

      1. tony says:

        po nuk u terhoq me deshire jo, se nuk e le njeri kollaj pushtetin, po eshte nje nga ata banditet si shume te tjere qe jane ne radhet e PD-se. Mire beri, ose mire ia bene, se do te merrte peng qytetaret.

        1. krenari says:

          Prisni se ka akoma me siguri qe “do te terhiqen”, sa ka si puna e ketij qe jane me precedente dhe jane te fshehur ne listat e PD-se, ah mjere ne se nga kush jemi udheheq e na kane katandis ne kete dite.

  2. renisi says:

    normal qe do terhiqej se dhe atje do humbi thelle pd. qytetaret e din drejtimin e duhur

  3. Dejana says:

    skuader e deshtuar dhe pa bashkepunim
    skuadra e rilindjes fitore

  4. Azio says:

    Shume mire ka bere.Me mire vone se kurre.Njerzit e drejte e te ndershem nuk mund te rijne ne nje sofer me hajdutet e kriminelet.

    1. Isufi says:

      po ka te drejte se nuk fitohet me ate ekip qelbesirash si berisha paloka e jozi se ai trapi i gjate rri kot aty vetem mban lodren se per ti ra i bie sal hajvani

  5. guri shabani says:

    Po nga PS apo aleanca per shtetin a do kete nonje largim apo lahen gjynofet e atyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje