INTERVISTA/ Grida Duma: Berisha, mentori im politik. Procesi gjyqësor për mashtrimet me apartamentet? Është gënjeshtër

9 Maj 2015, 09:25Politika TEMA

Intervistoi: Alban Dudushi, Top Show

 

Si hyre në politikë, ishte vendim personal apo një rrethanë e jetës?

Jo, s’ka ndodhur ashtu. Ka qenë një kontakt me ish-kryeministrin Berisha. Dhe në fakt ka qenë një emision televiziv dhe që aty u vendos ky kontakt i cili vijon deri sot.

Pra ishte zoti Berisha ai që ju mori, ta quajmë sponsorin e parë politik?

Unë e quaj mentor politik, e quaj njeri nga i cili marr eksperiencë dhe së paku përsa i përket dijes politike që ai ka, duhet që ta pranojmë plotësisht që është fat që ta kesh një njeri që mund të të këshillojë ndonjëherë aq sa ai ka mundësi, ose ka pasur ndonjëherë mundësi ta bëjë me mua. Dhe jam shumë mirënjohëse për këtë.

Kur je në mbrojtjen e Zeusit, natyrisht që ke dhe xhelozitë e të tjerëve që duan t’i afrohen…

Unë mendoj që zoti Berisha njihet për një kualitet të madh të tij. Ai ka mbrojtur të gjithë njerëzit dhe bashkëpunëtorët e tij. Në të gjitha momentet.

Por jo të gjithë i ka pasur gjithmonë afër…

Së pari ekzistenca ime në PD, edhe nëse ju e quani pjesë të një karriere relativisht të shpejtë duhet edhe parë si një lavdërim për PD-në, që qenka partia e mundësve dhe oportuniteteve. Ndoshta jo vetëm me mua, por e ka provuar këtë edhe në 2005 dhe në plot momente që kur ka gjetur asete të vlefshme politike i ka mbështjellë menjëherë te vetja dhe u ka dhënë shanse; është partia e shanseve.

Unë nuk besoj që kam qenë te njerëzit e trajtuar në mënyrë të veçantë. Kam qenë te njerëzit që u është vlerësuar ai kontribut, është mbështetur për atë kontribut dhe i është njohur që Grida mund të vlejë për këtë apo për atë. Unë jam shumë mirënjohëse për këtë, duke ditur shumë mirë që një parti politike është një jetë e tërë për disa kontributorë dhe disa investitorë dhe disa krijues të saj, është jeta e tyre e vërtetë. Jam mirënjohëse për atë që kanë lënë dhe do vazhdoj të jem mirënjohëse për atë që kam lënë.

Janë më shumë xheloze femrat në parti apo meshkujt?

Unë nuk e kam perceptuar ndonjëherë si xhelozi. Në rrafshin profesional dhe të karrierës është konkurrencë dhe asnjëherë nuk kam menduar dhe nuk mendoj ndonjëherë që konkurrenca është negative, unë mendoj që konkurrenca është pozitive. Mendoni sikur mos të kishte konkurrencë në politikë.

Natyrisht që konkurrenca është, por ka dhe bërryla, dhe goditje pas shpine…

Konkurrencë, konkurrencë. Nuk ka nevojë të shkojmë në politikë. Unë me konkurrencën profesionale e kam njohur nëpërmjet time mëje në rrethet e artistëve. Dhe të them të drejtën, konkurrencën që ndoshta ju ma konfirmoni më mirë. Dhe konkurrenca që kam ndjerë unë në rrethet e artistëve është ndoshta më e fortë sesa ajo brenda rretheve të politikës. Sepse është kulminacioni i një imazhi publik që të gjithë do ta dëshironin. Është krejt e natyrshme dhe shyqyr që është ashtu.

Ke ardhur si pedagoge, ke ardhur si profesioniste, si njeri i cili në atë kohë ishe aktive edhe në shtyp. Ndoshta njerëzit mund të thonë që mirë ka folur, por nuk dimë çfarë ka bërë kjo në këtë jetë që ne t’ia besojmë qytetin?

Unë mendoj se më shumë kam bërë, sesa kam folur. Se ju periudhën e folur ma masni 5 vite. Unë jam afër të 40-ve, kam bërë më shumë.

Për shembull?

Eksperienca në organizatën qeveritare kanë qenë të parat, por jo vetëm. Paralelisht me to unë kam punuar dhe në biznes privat. Sektor të cilin e vlerësoj shumë. Unë mendoj që sigurisht motori lëvizës i ekonomisë do jetë sektori privat, sipërmarrja private. Është ai ku nuk falet që ti të vish në punë në orën 8:00 dhe të ikësh në 16:00 dhe të thuash që isha në punë. Aty duhet të prodhosh një gjë. Dhe shpesh me institucionet publike kam këtë problem, që nuk fusin brenda vetes atë mënyrën e menaxhimit si te privatët, aty ku puna është punë. Në këtë kuptim unë kam pasur përvojë në biznesin menaxherial në sektorin privat si e punësuar apo edhe si e vetëpunësuar në një element të vogël. Dhe e vlerësoj shumë me të gjitha pluset dhe minuset dhe vështirësitë e jashtëzakonshme që ka biznesi privat. Po ashtu përvojën menaxheriale në departamentin publik të Universitetit të Shkencave Sociale, po ashtu përvojë menaxheriale e fortë ka qenë edhe ato vite që isha si zv.ministre. Një nga pilastrat e fortë të të qenit në Bashkinë e Durrësit nuk do të jetë fjala, por do jetë mikromenaxhimi i jetës së përditshme. Një gjë që ne nuk e kemi bërë përgjithësisht.

…U tha që Vangjush Dako e ka të sigurt edhe kësaj here fitoren në Durrës, sepse (Agron) Duka ishte ai që mund ta rrezikonte. Në momentin që ti u kandidove, u tha që Grida mund të mobilizojë të vetët, por nuk arrin të thithë të pavendosurit për shkak të një lloj profili të saj partiak më shumë sesa profili i një njeriu që do të merret me qytetin?

Është me vend që të themi se një nga gjërat që duhet vlerësuar në një pjesë të madhe të kandidimeve të PD-së është që ka bërë realitet çuarjen e personazheve dhe figurave të rëndësishme qytetare në qytete. Pa filluar nga vetja, po filloj me Elbasanin, Shkodrën, Tiranën… etj., pra jemi personalitete të partisë me një profil të rëndësishëm, të cilët vihen me kandidimin në krye të qyteteve, çka tregon edhe rëndësinë që iu është dhënë këtyre kandidimeve. Në anën tjetër unë jam sociologe dhe diferenca midis meje dhe një njeriu që e shikon vetëm nga ekrani realitetin ose e shikon nga ajo rrethana e vet e vogël është shumë e madhe. Pse? Sepse ne sociologët jemi mësuar të flasim vetëm me shifra reale që vijnë nga terreni social…Ky është një perceptim i përgjithshëm që Grida është figurë politike

Ti vete çfarë perceptimi ke?

Grida e shikon veten fort tek fasha moshore nga 25 deri në 38 vjeç. Është fasha moshore që e gjen veten tek përfaqësimi i Gridës. Dhe është fasha moshore që kërkon një Shqipëri, që cilësinë e jetës nuk e ka të logjikës joperëndimore…Ju keni parë edhe qytetet perëndimore që edhe 20 cm ngjeshur me pallatin bëhet gjelbërim. Kudo ku ka vend për të vënë dorë, do të vendoset dorë. Ju thoni që zona gri nuk vjen drejt Gridës? Nuk dua fare të përmend kandidatin tjetër se ku mund të jetë tek zona gri…Por pyes, zona gri nuk mund të përfaqësohet tek një njeri që është pedagoge e universitetit? Nuk u përfaqësoka zona gri tek një individ që është grua dhe përbën edhe një ndryshim për hir të së vërtetës kandidimi në një bashki të madhe? Nuk do zona gri një gjë ndryshe? Nuk ka mundësi që zona gri të mos jetë më afër meje edhe për një arsye logjike…Arsyeja logjike është kjo që zona gri është zonë racionale, është shtresa e mesme e shoqërisë që punon përditë dhe merr një rrogë mbi të mesme dhe llogarit shumë mirë sa do shkojnë për shkollimin e fëmijës dhe cilësinë e jetës. Është shtresa që unë kam më shumë adhurim, sepse ky është motori i lëvizjes së shoqërisë. Kjo zona gri absolutisht nuk gabon kur ka përballë një njeri, që kur e ka parë në panele politike e ka kuptuar që ka qenë një panel politik dhe ky profil i krijuar i Gridës është paneli politik dhe ata e dinë që një njeri që është racional në një panel politik nuk ka arsye se pse të mos jetë racional në të gjitha aurat e tjera…

Do dalësh në debat me Dakon?

E mirëpres në çdo moment. Është gjëja më e mirë që duhet të bëjmë. E mirëpres.

Jeni gati të debatoni megjithëse (ai) i njeh të gjitha yçklat e bashkisë?

Absolutisht po. E mirëpres në çdo moment. Ai ka eksperiencën e tij. Unë kam timen. Unë madje do t’ju lutesha juve që të ma sillni z. Dako, sepse pëshpërimat rreth e qark janë që nuk do të dalë në debat.

A gëzoni mbështetje brenda partisë?

Të plotë, të plotë.

Po nga z. Duka?

Është një bashkëpunëtor shumë i mirë. Kemi shkuar në disa vende bashkë. Kemi bërë fushatë të bukur nëpër rrethinat, atje ku edhe ai ka pikat e tij gjithashtu. Për mua është një bashkëpunëtor burrëror.

Ka edhe nga ata që nuk ju kanë parë si një figurë të fortë partiake, madje edhe për kandidimin tënd ka pasur dilema nëse do të ishte mirë që të kandidonte Grida apo jo?

Nuk di se kush do të ishin arsyet se pse jo. Nuk i kuptoj arsyet se pse jo. Qyteti im brenda formatit politik, një figurë e PD-së, një figurë që vjen pa asnjë lloj problematike me PD-në e Durrësit kur mirëpritet dhe shikohet si një figurë e cila është jashtë çfarëdolloj konflikti interesi në garën e brendshme apo në çdo gjë tjetër ku bashkëpunimi apo fjala e z. Duka ishte ‘epo mirë, në rregull s’jam unë, por me këtë e ke bërë më mirë’, kështu që unë shoh që të gjithë faktorët shkojnë drejt suksesit

E rëndësishme është që je gati të menaxhosh dhe të drejtosh gjithë ata burra nëse e merr Bashkinë e Durrësit?

Jam gati të menaxhoj burra dhe gra në kuptimin që t’i kem bashkëpunëtorë, por jam gati që të menaxhoj resurset që ka qyteti dhe kjo është më e rëndësishme.

Komenti juaj për akuzat e Taulant Ballës, apo për shkrime në gazeta të ndryshme që kanë shkruar për mashtrim tëndin dhe të ortakut tënd kur ti merreshe me biznese me shitjen e apartamenteve, ku në të njëjtën ditë i njëjti apartament u është shitur dy personave të ndryshëm, për të cilët ka edhe gjyq dhe je në gjyq…

Falsitet, falsitet e gjitha. Kjo është një sëmundje e politikës së vjetër që nga viti ’45, që i fusnin armët në kishë dhe iu thoshin priftërinjve që jeni trafikantë armësh. Është sëmundje e politikës së vjetër

A ka të vërteta?

Unë nuk besoj se kam marrë pjesë në një intrigë të vetme kundrejt kujtdo që ka qenë përballë meje. Nuk besoj që mund të ketë një person të vetëm që vërtet kur merr përsipër të kandidosh Alban, duhet të dish shumë mirë se kush është historia jote dhe kush janë eksperiencat e tua dhe kurrsesi nuk ndodh që unë të merrja përsipër kandidimin nëse ndonjë gjë nga këto do të ekzistonte në ajër… Janë letra të shpifura…

Nuk ka ndonjë proces gjyqësor ndaj teje?

Absolutisht jo. Me mua nuk ka asnjë lidhje. Asgjë.

12 komente në “INTERVISTA/ Grida Duma: Berisha, mentori im politik. Procesi gjyqësor për mashtrimet me apartamentet? Është gënjeshtër”

  1. wer says:

    berisha me keshillon qysh te thith

    1. lola says:

      Nuk bene mire qe thua se Saliu eshte tutori juaj, ti duhet te kesh pavaresine tende ne politike dhe jo thjeshte te zbatosh urdherat e tutorit tende, sepse keshtu i bie qe te mos kete zhvillim e ecje perpara, te mos kete ndryshim.Ju lutem,une ju ndjek me deshire dhe jame votuesja jote,por nuk do me pelqente fare fjala tutor, sepse nuk e di se cfare me kujton kjo fjale ,disa gjera jo te kendeshme qe shoqeri jone nuk i ka patur tradite.

    2. robert says:

      Pse di Saliu te thithe ?Moj Griga cte duhet bashkia ty ri nderoja bibilinen plakut matuf te Vicidolit dhe gjithmone nen sqetullen e tij do te te kete ai .

    3. Devolliu says:

      Po kjo zuska e pranon vetë se do të ecë në rrugën e Sali Geddaf Gërdec Gërdallës, kryehajdutit, kryekriminelit gjakatar, vrasësit të shqiptarëve, tradhtarit të Kombit.
      Sikterr moj q e l b ë s i r ë !

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk eshte cudi,te gjithe te koruptuarit,kane frik nga Berisha !
    Berisha,te hap dosje,kur e tradheton,nuk te mbron.
    Jam i bidur se kjo nuk e pelqen,por ka frik prej tij,si te gjitha femrat,qe “respektojne”nga frika.
    Deri tani ka nuhatur shume bukur,per te bere karjere,duhet seks me Lulin,servilizem me Berishen.

  3. Gjorku says:

    Nuk kam kohè pèr tè lexuar intervistèn e kèsajè qè lèshon ‘grida’ ( britma) mè mjaftoi titulli pèr t’ju treguar njè ndodhi tè Gridès, le ta quajmè njè barsaletè.
    Burri i tha Gridès : – Dègjo pèr tè fituar nè Durrès duhet tè fleshè me disa vipa, prandaj kam frikè ?! Jo morre burrè ! – Unè vetèm me Ty kam fjetur pasi me ata vipat do tè ri zgjuar !!!???

  4. Z/Kallami says:

    Domethan je e kenaqur nga mentori qe e paskesh ba njihere me tya.Po ai a asht i kenaqur qe ta ka ba ty.
    Ti duhet te jesh perendia qe ta marresh ne vlersim harbutin politik Berisha.Per bindje ndaj vlersimit tend.Ekziston ky vlersim nga parlamenti dhe nga i gjithe populli.
    Ne parlament ia kane hequr vizen per te folur,sa ti doje qefi dhe kur ti doje qefi.
    Ndersa populli thote:Jemi mesue me kete harbut cakall.Le te flasin cakalli se e dim si ia fillon dhe kohen deri kur,e si e mbaron.

  5. sherifi says:

    Si do qe te jesh vete,cfaredo problemi apo merite qe ke, vetem duke u mbeshtetur tek Berisha do kesh firo te madhe edhe nga votuesit e PD.
    A nuk ishin ata qe e hodhen ne kosh Berishen ne 23 Qershor?.

  6. Lala says:

    Trazicjoni paturpsis beri te degjojme dhe ty po per te pare nuk te shikojme dot kur kemi femijet afer se jep me shume erotizem se shprese

  7. leka says:

    Grida ,intervista e pare ,para zgjedhjeve bashkiake me gazetarin Alban Dudushi, nuk me la shije te mire , duke pare fushaten tende te qete moderne, duke takuar shtresa te ndryshme sociale te qytetit dhe duke degjuar problematika nga me te ndryshme . E para nuk thua se Berisha eshte suportues i juaji ne politik, por me nje servilizem te kjarte, thua qe eshte mentori im.Mentor sot ne bote, jane ata njerez qe ndikojne me keshillat e tyre ne rritjen politike te figurave te medha , kur ti vet je produkt i agresivitetit ne debatet televizive dhe pa nje back ground dallues, dhe megjithate perderisa e pranon mentorin, te pelqen stili i tij agresiv , mashtrues dhe pergjuas ( si fuksat e para 90 tes ) qe mua me duket se do te coj ne nock down po si ai. Bej metamorfoze dhe ip maksimumin pozitivitetit qe ke ne vetvete dhe mos mer modele qe nuk te shkojne. Ne Durres militantet e dy kraheve nuk kane dominance te madhe, ne krahasim me elektoratin gri. Ti je siciologe por nuk njeh mire qutetaret qe ti u rrite , qe kane karakteristik indiferencen per njerezit qe mburren. Ndro stil, se Dako ka njerez shume rreth vetes. Dhe ajo pjese qe do vendosi do jete elektorati gri ,qe shumica jane ajka e intelektualeve durrsak, qe nuk ja kane pa hajrin politikes as majtas dhe as djathtas.

  8. salikoqja says:

    po moj grima leshi ashtu eshte ,ke idhur berishen se pa punuar fare u bete miliardere,per parate qe keni vjedhur per ate e ke mentor politik,fare e keqe.

  9. noku says:

    hahahahaha berisha mentori im……………mir moj torollake mir se do maresh topet e saliut me ate mendje qe ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje