Rama: Fryma e parlamentit nuk i përshtatet frymës së integrimit

8 Maj 2015, 17:27Politika TEMA

“Të lëmë prapa derës të gjithë klimën që nuk i përshtatet frymës së integrimit sic është fryma e parlamentiti”.

Kjo ishtë deklarata e Ramës në nisjen e punës së Këshillit Kombëtar të Integrimit, që drejtohet nga deputetja e PD Majlinda Bregu.

Ne emër të qeverisë dua ta shpreh vullnetin që jemi në mbështetje të pakushtëzuar të punës së këtij këshilli dhe të siguroj të gjithë për angazhimin e cdo përfaqësuesi në këtë këshill. Përmes angazhimit të përbashkët do të arrijmë të krijojmë në këtë këshill një mjedis ku flitet për problemet e mbrehta të integrimti, për sfidat shoqërore që na imponon integrimi duke lënë prapa derës të gjithë klimën që nuk i përshtatet frymës së integrimit sic është fryma e parlamentiti. Formësimi i këtij këshilli të jetë frymëzues edhe për opozitën për tju bashkuar tryezës së reformës së drejtësisë, ku besoj se si asnjëhrë më parë në historinë e pluralizmit  po shkon përpara një procesi me një përfshirje shumë të gjerë që i kalon kufijtë e politikës”, tha Rama, raporton Ora.

Ndërsa ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vllahutin dhe tre mesazhe:

E para është për korrupsionin dhe për ata që mendojnë se janë të paprekshëm. Nuk ka të paprekshëm ligji do të trimufojë. E dyta është për të gjitha ata që janë zgjedhur për të qeverisur. Nese ndonjëhërë do të donit ta bënit qeveria ka mbështetjen tonë për të gjitha reformat. Mesazhi i tretë është për qytetarët. Shfrytëzoni integrimin, sepse ai ka vetëm një qëllim, për të bërë cilësinë e jetës tuaj më të mirë”.

Ndërsa Majlinda Bregu tha se nuk do të kursehet kontrolli ndaj qeverisë, pasi kjo e fundit duhet të plotësojë detyrimet e përcaktuara.

Hapja e këtij këshilli u përshëndet edhe nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i cili tha se duhet të mbahet larg nga çdo interferencë partiake.

8 komente në “Rama: Fryma e parlamentit nuk i përshtatet frymës së integrimit”

  1. Laureta says:

    Ti je nje kryeminister i shkelqyer e sidomos ne politiken e jashtme je nje super diplomat

    1. Serxho says:

      Parlamenti ka treguar nje fryme te re qekur ke ardhur ne qeveri ti dhe nuk drejtojne me te rrjedhurit nga pleqeria qe vetem vrer dine te nxjerin. Keshtu qe fillimi i mire gjysma e punes.

      1. greiss says:

        Megjithe perpjekjet e mazhorances per te krijuar stabilitet politik, duke e ftuar opoziten per bashkepunim ne cdo tryeze per reformat, opozita per qellime politike vetem behet pengese e destabilizon parlamentin. Kesaj opozite nuk i intereson as integrimi dhe as mireqeverisja, se dalin gjithmone e me te deshtuar.

        1. pur pur says:

          Opozita qe ne kemi, jo vetem qe nuk po punon per reformat per integrimin, ajo nuk eshte asnjehre ne parlament kur duhet bashkepunimi i opozites, por perpiqet vetem te sabotoje cdo pune te kesaj qeverie, per perfitime te pastra politike.

    2. Bensik says:

      Sigurisht qe te gjithe duhet te behemi nje jo vetem per ceshtjen e integrimit por edhe per ceshtje te tjera. Por kujt po ja thua kete gje, Bashes, qe cdo gje te bukur do ta nxije dhe do ta mohoje me cdo kusht.

      1. Mani says:

        Me ne fund po funksionin ky keshill sepse ka njerez te denje ne te. Shyqyr qe nuk eshte ai Ristan pijaneci se ne ate keshill do te diskutoheshin ceshtje kot.

    3. QWERTY says:

      mqafsh mu o laureta ku e shef ti diplomatin te ky kryeminister bojrash.i ka bo fasadat e qyteteve si kollaret e tij.nuk shkohet ne europe me kte kryeminister

  2. koli says:

    ESHTE POR DO ME SHUME MBESHTETJE,PRANVERA NUK VJEN ME NJE LULE!
    ESHTE NJERIU QE KA VULLNET DHE ESHTE E PA MORALESHME TE PERFITOJNE TE TJERET NGA BESIMI QE EDI RAMA MUND TU JAPE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje