Nga Andi Bushati*
Të enjten në mbrëmje, pas një dokumentari shumë të arirë mbi dy kandidatet gra që konkurojnë në bashkinë e Shkodrës, emisioni “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit, kishte mledhur katër politikane të “seksit të dobët” jo vetëm për të komentuar këtë risi, por kryesisht për të folur për rolin e grave në politikë dhe perspektivat e shtimit të peshës së tyre në të ardhmen. E ndoqa me vëmendje, më tepër sesa nga kurioziteti, nga paragjykimi që mbaj me vete prej kohësh, se gratë e politikës, janë turpi i përfaqësimit të kauzës së tyre. Dua të them që në fillim se nuk u zhgënjeva aspak duke dëgjuar ato këndvështrime që vetëm ma shtuan bindjen time. Frazat standarte se gratë e zbusin politikën, se ato mund të shërbejnë për krijimin e modeleve të reja, se ato duhen mbrojtur me kuota përfaqësimi po aq sa dhe burrat, se ato janë më të afta për të dëgjuar problemet e njerëzve dhe me të paafta për t’u koruptuar, vërtet ta shpifnin. I dëgjojmë rëndom në seminare, pothuajse çdo 8 mars, kur para se t’u dorzohen orgjive ushqimore dhe vallëzimeve të stërgjatura brenda të njëjtit seks, gratë e angazhuara flasin për këto tema. I dëgjojmë kur mblidhen së bashku, të majta dhe të djathta të parlamentit dhe gërthasin të njëjtën gjë.
Deri në mërzi.
Por pyetja që shtrohet pas këtyre spektakleve të shëmtuara është e thjeshtë: a ka gjë reale pas gjithë kësaj zhurmënaje? A mundet që deputetet e parlamentit shqiptar të bëhen flamurtare të mbrojtjes së kauzës që pretendojnë? A ka nxjerrë politika jonë gra që vërtet janë për tu respektuar? A janë në gjëndje të mbrojnë shqetësimet e të singjashmeve të tyre që shpesh janë të margjinalizuara, me mundësi më të vogla e pse jo, të pambrojtura dhe të nëpërkëmbura?
Jo, natyrisht që jo. Gratë shqiptare të politikës e kanë humbur këtë mision. Madje shumë më keq sesa kaq. Ato janë shndëruar në antisimbole të asaj që duhet të jetë një grua e lirë.
Kush prejt tyre gjendet në politikë si pasojë e vlerave personale dhe e pa sponzorizuar? Kush prej tyre e ka fituar statusin që ka sot pa përdorur si monedhë shkëmbimi, seksin, nënshtrimin, përuljen apo adhurimin ndaj mashkullit të fuqishëm që i ka katapultuar? Kush ka guxuar të ngrejë zërin kundër burrave të fuqishëm të politikës? Kush është përpjekur ti vërë fre atyre kur i ka parë sesi përdhosnin, përçmonin apo denigronin femrat e tjera? Kush prej tyre ka refuzuar qoftë edhe njëherë të vetme të dalë në podiumin e partisë, për të lexuar një tekst të gatshëm, ku përgojohen nëna dhe fëmijë? Sa vajza hajdute, motra kurva, personalitete lavire janë përmendur në atë parlament dhe askush nuk ka pasur guximin ti thotë ndal shefit të saj? Sa deputete liste janë detyruar të tërhiqen me kërcënime nga kuvendi për t’i hapur rrugë banditëve dhe shoqet e tyre kanë arritur të protestojnë?
Sa zonja, dikur normale, kanë degraduar deri sa të përligjin vrasjet dhe krimet sepse vetëm kështu e donte interesi meshkujve (në këtë rast nuk janë burra) me pushtet? Sa prej tyre janë detyruar të ndryshojnë fjalorin, qasjen madje dhe personalitetin, për tu përshtatur me modele që në fakt duhej t’i luftonin?
Kjo listë pikpyetjesh mund të vijonte pa fund. Por mendoj se edhe kaq ajo është e mjaftë për të na bindur, se gratë e parlamentit janë jo krenaria, por turpi i kauzës që thonë se mbrojnë. Se ato janë modeli më i mirë për të na treguar sesi një femër e lirë dhe krenare nuk duhet të sillet në jetë.
Ndaj dhe nderi më i madh që mund tu bëjnë të singjashmeve të tyre është që sëpaku të heshtin për këtë temë. Sepse përpos të tjerave e kanë humbur të drejtën qoftë edhe të justifikohen me tranzicionin e ashpër shqiptar.
Po t’i hyjmë historisë, ato janë edhe shumë më poshtë se kontributet që kanë dhënë katër princeshat, motrat ekstravagante të Zogut, me të cilat kemi qeshur aq dendur. Po të afrohemi në kohë, ato janë ku e ku më larg, me simbolin e femrës komuniste, që Realizmi socialist na e ka pasqyruar heroike dhe me muskuj, por që në fakt solli një emancipim të gruas që as mund të mendohej sot.
Ato janë thjeshtë të përulura dhe të përdorura ndaj dhe vlerën e vetme që kanë është që të shërbejnë si anti-shembuj.
*Lapsi.al
Uau ngela pa fryme…….e shkelqyer,do me pelqente te ish shkruar prej nje gruaje,gjithesesi nje e vertete e hidhur
Duhet te ishe me i qarte,o Andi,kur flet per femrat e parlamentin tone!
Ne PD nuk ka ASNJE FEMER!
Atje te gjithe si ata me pantallona edhe ata me fustane jane MESHKUJ e ca me pak BURRA!
Pra ne se e ke llafin per femrat e PS-se ketu sqarohu ca!
Si mund t’i quash femra Mesila Doden,Albana Vokshin,Jozefina Topallin etj,etj,qe PELLASIN NEPER FOLTORE tere DUHMIN e PADRONIT te tyre???
Nuk e di,por qe femrat politikane te sillen si MESHKUJ HARBUTE kjo tregon se kemi te bejme me TRANSVERSTITE!!!
ke te drejte. Femer quhet Harito qe pasi shahet kurve ne sy te kamerave tek altari qeveritar i salles se kuvendit shkon e ja plas te qarit me delikatese apo te tjerat qe ja marrin ne goje kryetarit te cdo pushteti te sotem vetem per te ruajtur nje post dhe ca privilegje te qelbura. Nese tek PD dhe femrat jane si burra(te mbeshtes) te lutem besome se tek Rilindja(eshte e tepert ta quash PS sot) te gjithe perjashto Ben Blushin jane kthyer ne femra ku misherimi me i perkryer i kesaj specie eshte kandidati i imponuar i Bashkise se Tiranes Mrs. Veliaj.
Andi! Pa dashur të futem në politikën e madhe që ti bën me këtë shkrim, pasi në shumicën e tij jam i një mendje, dua të të kujtoj se ke mangësi në drejtshkrim. Kështu, kur një problem ka të bëjë me drejtimin ndaj shumë njerëzve përdoret p.sh.”atyre u thashë”, jo (“atyre i thashë), siç bën ti; ose duhet të dallosh se kur përdoret “t’i” dhe kur përemri “ti”, kur përdoret përemri pronor “tu” dhe pse ndryshon nga “t’u” e gabime të tjera të turpshme për një gazetar.
O Bushat o koke thate. Po kush tha, provoi, se grate kane patur ndonjehere kauze? Nuk ka nevoje per kauza te dhuruara. Gra dhe bur(r)a jane njelloj = qenie biologjike dhe shoqerore. Vete fakti qe Ti i ndan,qe ne titull, si qenie te ndryshme, eshte gafe filozofike. Madje, madje gruaja eshte biologjikisht e perfeksionuar, sepse eshte edhe burre edhe grua pasi rrit ne barkun e vet vajzen ose djalin e vet, per 9 muaj, etj. Gruaja eshte qenia me e larte e natyres, krijesa perfekte, absolute e nenes natyre.Burrat jane zagare, langonj qe duhet te rrine jashte “vathes” se hyjnive. Po, ata hyne ne vathen e grave pikerisht per shkak te predispozicionit bilogjik te grave( si prodhuese djemsh dhe vajzash) dhe i keqperdoren, dermuan, nenshtruan, grate edhe shoqerisht.
Grate kerojne meshire sepse burrat jane te pameshirshem. Grate kerkojne liri sepse liria u eshte dhunuar, dhe dhuna duhet perballet me dhune deri ne fitoren e barazise shoqerore mes dy gjinive shoqerisht njerezore.
liriana me vjen keq qe nuk e ke kuptuar fare shkrimin e Andit ….lexohe dhe njehere dhe mos mendo sexin per nje moment dhe do ta kuptosh qe Andi e ka ne tjeter kendeveshtrim shkrimin….
Nje koment i shkelqyer. Nje rast unik qe autori nuk eshte turpi i asaj qe perfaqson, por vlera.
sakte…nuk ka ku te shkoj me se e vertete …Dmth. nuk ndryshojne dhe jane njelloj si burrat e politikes….!
Jam akoma i trullosur nga mbeshtetja e madhe qe i bere,se fundi, shkaterruesit te popullit shqiptar, agjentit serb,Sali qelbesires! !!!
Interesant eshte fakti se edhe ti nipi i Hysni Kapos, asnjehere nuk ke hyre ne gojen e ndyre te Sales.
Akoma jam si i trullosur.
E keni gabim ,Maryland,i vogli bushat eshte pergojuar publikisht nga mortjemadhi brekedhjere si nje mashkull me allate te mangeta.Keto pune jane garanci e dr.oturakut te Bllokut.
E di qe ky fakt do t’a shtonte trullosjen,,,por eshte me mire t’a dish,qe sot.
Kam njohur nje grua te guximshme ne mbrojtje te se majtes, duroi gjithe ma kinerine e baltes te dale nga sektroi i llafave i shiut, dhe ne fudn fare asnje nuk u kujtua per te. Fatkeqesi tjeter ra ne familjen e saj, nga grackat e sigurimit te shtetit, deris anje dite ne evsh i tha dikush ngata kafshet jahste kontrolli, “mos u lodh shume kur shkruan se do lodhesh…dhe me pas nje epitet “e semure psiqike”.
Kur NOli i madh e hodhi kellecin e politikes, e pse te mos e hidhte nje grua e nderuar per te shpetuar familjen e vet. Nuk pati fare mbeshtetje nga PS vetem nje FALEMINDERIT. NDERSA zagaret e gjahut te sugurimit ne bashkepunim me politiken destruktive, i kishin cantat plot me letra anonime…Kesht lufton nje gru me mbeshtetjen e vajzes se vet????? Te gjithe kundra sepse pS nuk e mori nen mbeshtetjen e sa….
Sidomos deputetet e fierit qenga merta ndreko,Monday Stefa e deri tek keto shushkat we as EDI rama nuk ua di emrat
Duhet te kesh te drejte n.q.s. me femrat qe pergojon ke parasysh femrat e familjes tende, viton, veren etj .
edhe motren tende
I nderuar Z. Andi ! I keni rënë pikës . Pas viteve 90 unë personalisht e kam të pamundur të dalloj ndryshimin midis një gruaje dhe një burri , për faktin e thjeshtë se përveç organeve gjinitale , në sjellje, fjalor, dhe edukatë nuk ndryshojnë asgjë madje ua kalojnë dhe burrave ….. Femra të tilla egërsira mosh ti kesh në kontinent dhe jo më në shtet e lagje .
Nuk e di kush do të donte të kishte një bashkëshorte , motër , nënë , kushërirë , apo shoqe të tillë !!!????
Tempulli I parlamentit shqipëtarë është shembulli më negative i femrës tipike rrugaçe në shqipëri ….
E gjithë shoqëria shqipëtare duhet të ndjehet e turpëruar nga ky ndryshim drastik I femrës në shqipëri …
Ju përgëzoj për shkrimin shqetësim që e kam pasur prej kohësh për figurën femerore sot .
Urime . Urime . Urime ….
… ILIRIANA!
ANDUSHKA sa here qe shkruan, sheh ne se i ka ardhur zarfi tek krevati qe ne mengjes!
Nuk eshte mire qe ti besh moral atij. Te zbrazesh by…. tende dhe te mbushesh mendjen e tij! Pune qe nuk behet!
Ai eshte ajka e anal-isteve tane- ANDUSHKA!
E pse grate duhet te thone gjera te padegjura ndonjehere per te qene te “pranueshme” sepse qe jane “seks i dobet” na theksohet qe ne fillim. Perse burrave nuk ju kerkohet kjo gje?! Ky eshte rracizem!! Qofte edhe vete autori, qe nuk thote asgje te padegjuar e megjithate nuk ja liron vendin kujt, grua apo burre qofte, ashtu edhe politikanet, gra a burra qofshin nuk mendojme se jane te vetmit qe mund te na zgjidhin problemet. Pike. Pastaj qe nje grua qe i afrohet politikes e ke me “kollaj” ta godasesh, si burracaket bejne, kete e dime te gjithe. Ke politikan keni degjuar ta shajne kurvar?! Por kurve eshte me e pelqyeshmja per grate e politikes, ne mos idiote. Ne Shqiperi, si kudo, ka gra te mencura, qe do mund te drejtonin njesoj si shoqet e tyre ne vendet e tjera kur u eshte dhene mundesia e qe jane shquar si pak burra ne histori. Problemi eshte te zgjedhja, meshkuj a femra qofshin.
koment pa lexim:
refuzoj te lexoj Bushatin!!!!
Nje glase ne derrase! Pse cfare kerkon ti? A nuk je ti qe fshihesh sa here shoket e tu te guximshem ngrihen me ze plot ne rruge per te mbrojtur te drejtat e gazetarit? A nuk ishte ti qe fshiheshe me telefon ne vesh prapa Rognerit kur shoket e tu ate dite kishin dale ne bulevard per shkak te shkeljes se te drejtave te gazetareve? Ju vertet jeni nje demtues i pameshirshem i psikologjise se shoqerise shqiptare!
Dhe ti kerkon nga grate qe te ngrihen permbi ato te verteta dhe fakte qe ti i permend por edhe e di mire se per realizimin e tyre ne praktike ka nje mije pengesa dhe ti je ne rreshtin e pare per ti penguar me arsyetimet e tua gjoja te sperdredhuara por krejtesisht te dukshem qe jane ne sherbim te padroneve te tyre! I mjeri lake!
1-Perpara se te merresh me grate e politikes dhe kauzat e tyre,ben mire te sqarosh se ato jane produkti i perzgjedhur dhe deshiruar prej gangstereve te politikes dhe gazetarise ,ku zullumqar je edhe ti i vogli bushat.Ato jane pasoja e shkakut tuaj o bushatlliu i vogel,,,ato jane pasoje e sistemit tuaj gangster ,-”merr ,vrit,ik e mos kij frike”.
2-Perpara se te merresh me grate e politikes na trego ndonje kauze te meshkujve te politikes dhe gazetarise,,,pervec asaj,te rradheve te perbashkuara ,rreth krim-kuserimit 24-vjecar te shqiptareve ,,,ku ben pjese edhe ti andush.
3-Perpara se te merresh dhe gjykosh grate e sotme te politikes,na trego intrigen e gjyshit tend dhe te ngjashmeve te tij qe pushkatuan vajzen me rrezellitese intelektualisht te Luftes Nacional-Clirimtare,RAMIZE GJEBRENE,,,,,,ME AKUZEN E DASHURISE PER ZAHO KOKEN.
Po te kishe zotrote ndonje fije kauze apo burreriesot duhet vetem t’i pergjigjeshe Izet Haxhise,,,kurse ti si dhjaks bishtnon e vete futesh ne fustanin e grave te sotme te politikes.
Sado te merresh me produktin tuaj,te grave te politikes,ti me mjeshterine tende malinje nuk e zbeh dot madheshtine e gruas se realitetit shqiptar qe po mban me perpjekje te jashtezakonshme nderin dhe kohezionin e familjes,perkarshi sistemit tuaj ,te mender-burrave te politikes dhe gazetarise,BANDIT.
Uroj me shpirt qe t’a mesosh,para se te ikesh nga kjo bote,qe thelbi I qendreses se Kombit tone jane grate shqiptare.
torollake femer. ankohesh per perbuzje dhe vete perbuz gjinine tjeter duke deklaruar qe thelbi i shqiperise qenkan grate. pranej secni para ju se keni komplekse
Bo bo sa rende qeka bushati…
Grate e Mira dhe te Forta e Heroina i gjen ne jeten e thjeshte te Popullit Shqiptar , qe punojne dhe njekohesisht mbajn e Familjen dhe Femijet me nje Jete me Edukim te ndershem dhe patriot ,pamvaresosht se Ndotja e Moralit te Shoqerise Shqiptare ne keto 25 vite eshte ne Nivelet me te Larta qe ka patur populli yne nder shekuj dhe prane tyre keto te Shkreta Gra NENA NUSE BIJA MBESA SHOQE MJEKE MESUESE EDUKATORE BARESHA BUJKESHA TEKNIKE ETJ rrethohen si ne Familie e Kudo me BURRA , Manjake , Me vse te keqija ; Imorale ; Egoiste , Karieriste dhe te shume te Korruptuar dhe te pa afte femijet e tyre per te edukuar!
POLITIKANET GRA E “PD ” JANE TREGUAR SHTRIGA DHE HELMUSE NE EDUKIMIN E FAMILIES DHE TE SHOQERISE SHQIPTARE NUK JANE DHURUSE NUK JANE BAMIRESSE NUK JANE MESUESE NUK JANE PSIKOLOGE TE JETES JANE VETEM LEKISTE DHE PORDHACE ME VESHJE TE SHTRENJTA QE NUK I GJEN AS NE PERENDIM KESHTU TE VESHUR NE JETEN E PERDITESHME PARLAMENTARET ! ZOTI NA RUJTETE NGA NJERZIT E KEQIJ QE TA NXIJNE JETEN E TE LENE NJE SHIJE TE HIDHUR GJITHE JETEN !
Ka nje te drejte Bushati per grate ne politiken shqiptare, por shkrimi per grate duket me i ashper se shkrimi ne mbrojtje te Saliut e kjo te ben me teper pershtypje me Bushatin e mendjen e tij teper kundershtuese, ndaj edhe shumica nuk e marrin seriozisht.
Asht per tu çudit,ku asht nje njeri qe kalan prej nje shkrimit paçavure, ne nje shkrim idiot, po i ba syni terr! O ku ku ça na ka gjet!
Jam dakort me Bushatin,kurr nuk kemi par kto 24 vjet demokraci ku pothuajse xhdo seanc shahen teputetet nga robt e shpis si ne rrug,qe te ngrihet nje femer dhe ti thot kryetarit kuvendit qe po nuk u fol me edukat un nuk kthehem ne parlament dhe te dali perjashta,jo mer vlla ktyre femrave i shkon buza vesh me vesh dhe se bejn kurr qrfin qeder,bile ngrihen vet dhe shajn me rend se burrat.
PA DASHUR TE OFENDOJ ASNJE KOMENTUES…ME VJEN KEQ POR KY ANALIST ME ATE ARTIKULLIN PER HELMIMIN E RRUGOVES NGA BERISHA ESHTE BERE JO VETEM I PALEXUESHEM POR DHE I URRYER
DHE KY ARTIKULLI ESHTE SI KARREM QE HEDH PESHKATARI PER TE MBLEDHUR PESHQIT….NUK DUA TJU OFENDOJ SE JENI PESHQ APO PESHKOPE..ESHTE ALEGORI..
Dikush shtroi pyetjen per kete analist: “eshte budall apo ben sikur?”
Andi nuk eshte vetem budall, shume me keq se kaq.
Mjere gazetaria shqiptare!
Dhe kryeson burri-lesha Xhozefine.
-Ajo t’kap per zhelesh.
-Ajo thote:-Po. Kryeprokurorja eshte lavire bulevardi.
-Ajo deklaron:-Faji i vetem i Sali Bërishes eshte qe nuk i dha gjithe opozites nga nje plumb ballit.
-Ajo qesh me deklaratat e burreceve:- hy, hy, hy, hy, haaaa…
Ndoshta eshte shkrimi i pare qe mua me pelqen dhe them se ke goditur ne shenje pavaresisht se do te presesh edhe kritika te shumta siodomos mga grate. Kur kujtoj perfomancen e Xhozit deri ne pershtirosje para Sales me vjen per te vjelle pa thene te tjera gjera per shume gra te tjera e veprime te ndryshme pavaresisht se Sala ne fushen e moralit nuk ka probleme por e vetmja gje qe atij i pelqente ishte servilizimi dhe kulti i individit. Nuk e di do te ndjek reagoimet e publicisteve te tjere ne kete fushe.
epo edhe ato shqiptyare jan or zotni
mall semafori!
vecse tash drita jeshile nuk ndizet ne semafor por ne parlament me kartonin ne dor..
dhe dihet se
shqiptareshat dallohen si sokolesha kari.
ato dij ta trajtojn karin me te gjitha salltanetet.
nuk esht rastsi qe kombi shqiptar ,etnija shqiptare edhe pa shtet ka arrit te zgjerohet ne territore ne ballkan e gjetke.
kjo gje fale faktorit kurvnor te shqiptareshave…
o budallenj edhe anonim edhe keni frike se ju ka sharre motrat dhe grate tuaja. Se ka me ato bre ato jane te mira derisa kane femije e vellezer anonime…..dmth…. dobicer
BRAVO PAFUND…ke qendisur fjale per fjale ate qe un ndjej per te gjitha grate e politikes shqiptare…FEMRA QE I PELQEN TE PERDOREN NE CDO ASPEKT, FEMRA TE PERDORURA NE CDO ASPEKT…ANTI-VLERA
Grate shqiptare qe bejne pjese ne politiken shqiptare nuk vijne nga Gjermania,por jane pjese e shoqerise shqiptare;e tille eshte shoqeria,te tille jane edhe elementet perberes:grate,burrat,gay,trans etj.Gazetari e di kete gje,dhe s’ka pse i duket surprize,por qe ua ve ne dukje mire ben.
Kijini inatin falini hakun Bushatit. I ka rene pikes. Te gjitheve na ka
vene ne mendime. Me ne fund pak gazetari prej verteti!
Grate jane ne nivelin e zhvillimit te shoqerise Shqiptare. Nevoja per te rregulluar nivelin e perfaqesimit vendoset kuota.Ne politike vijne shpesh gra me tipare burrash agresive. Ato vete diskutojne ceshtje qe grate do ti zgjidhin ne politike e shoqeri pa patur mundesine te zgjedhin cilesine e grave perfaqesuse. Ne politike shpesh zgjidhen gra te egra te quajtura te “forta” ose “lepurushe” qe recitojne cfar ju thone shefat. Midis grave ne politike ka edhe dallime te medha ne sjelljen e tyre si p.sh.dallimi midis midis Jozefina Topallit dhe Valentina Leskajt eshte shume i madh.
Cfar gazetari je ti kur ndoshta per disa gra ,biles te Parlamentit Shqiptar,fyen gjithe grate e tjera.ATO qendrime jo dinjitoze, ne pergjithesi ne politike dhe vecanerisht ne parlament jane vetem te grave apo edhe te burrave??Besoj te dyja palet sipas karakterit dhe nivelit intelektual.AHERE PERSE vetem grate nuk duhet te merren me politike dhe burrat po???Respektimi i gruas dhe mos pergojimi i saje nuk eshte pune e gruas,por e burrave ne rradhe te pare si respekt ndaj gruas qe e lindi si respekt ndaj gruas,nene e femijeve te tyre ,si respekt ndaj nje shoqerie te barabarte.Ti godet grate,kur duhet te luftosh fenomenet negative kudo qe shfaqen.TI E KONSIDERON FEMREN ,SE FUNDMI,TE PA PERSHTATESHME NE POLITIKE.Ajo per ty qenka vetem nje objekt sepse subjektin e bejne burrat dhe pse ata jane qe fyejn.TE paska mbetur “”meraku” tek defrimi i grave ne 8 Mars.Si tja bejme?TE marrim edhe burrat?? .Ju burrat cdo dite ju bije te rrini lokaleve.NJe here ne vit qe grate rrine cpenguar me njera tjetren ajo te prishka ty.Apo jane me te mira ato lokalet e tjera (besoj se e kupton per cilat e kam fjalen) ,qe JU BURRAT I KENI KRIJUAR ,PER DESHIRAT TUAJA TE TEPRUARA,per te mos thene me shume.???
E njoh jeten ne shqiperi nepermjet medias mbasi nuk jetoj aty prej shume vjetesh.Ky shkrim i Bushatit me le pak shije te tharrte.Bushati si gazetar nuk duhet te ishte ai qe tu bente gjyq grave se nuk jane ne rolin e duhur ne shoqeri,por ai duhet te shpjegonte arsyet qe e kane fashitur rolin e gruas ne shoqerine shqiptare.E zeme se nje arsye eshte qe vete grate duhet te luftojne me shume per te qene dinjitoze ne jete .Besoj te gjithe e pranojme kete qe ato duhet te jene ne vijen e pare te frontit per civilizimin e tyre dhe shoqerise shqiptare.Por sa arsye te tjera qe jane jashte kontrollit te gruas e pengojne misjonin e saj???????????Kete duhet te kishte zberthyer Andi- gazetari.Ti kishte bere nje skaner shoqerise se sotme shqiptare qe per shume gjera ka bere prapa.E para,une mendoj qe Bushati duhet te shpjegoje arsyet ekonomike dhe sociale qe e bejne faktorin grua te dobet ne shqiperi.E dyta,a eshte rritur profesionalizmi i gruar apo jane shtuar arsimimet e uleta dhe diplomat fallco.E treta , te paditurit jane shtuar apo pakesuar ne shqiperi(nuk e kame fjalen per diploma fallco,por per dije).Injoranca qe drejton ne shume raste, a mund ti favorizoj mendjet e zgjuara qe vine nga studimi jashte shqiperise ,apo mendjet e zgjuara i kthen ne te papune???Kur drejton injoranca ,aleate eshte dhuna,dhe kjo dhune dhunon pikerisht seksin me te dobet-grate.Zoti bushati,une besoj ne intelektin tend,por edhe ti si nje mashkull nuk ke ndihmuar me kete artikull grate e dobeta dhe te dhunuara shqiptare.Ju do ti ndihmonit ato duke shpjeguar kush jane faktoret qe e kane bere gruan te dobet.Faktori i pare eshte ekonomik-gazetar i nderuar.Nje grua e varur ekonomikisht nga te tjeret hesht dhe serviloset jo se eshte e tille por kaq eshte hapesira qe i jep shoqeria.Kthejuni qeverrive-mashkullore me kritika qe ne vend ta permiresojne rolin e faktorit grua e kane kthyer gruan shqiptare ne nje preh te burrave.Me vjen keq qe grate e sotme jane shume me te varura se grate e brezit tim qe sot eshte tek te 60-tat.Grate nuk e pelqejne kete pozicion,as nuk e zgjodhen, zoti bushati :kete pozicion ja ka rezervuar shoqeria mashkullore dhe e dhuneshme e shqiperise. Showeria qe nuk po zgjith punesimin,nuk po rrit kualitetin e arsimimit,qe nuk po zgjith nivelin e pagave………Mos u merrni shume me denimin e viktimes,por me ata qe e kthyen gruan nje viktime ne ate realitet.Me ben pershtypje qe shume shkrues shigjetojne grate e parlamentit per sjellje jo korekte.Si munden keta njeres te jene te pandjeshem ndaj atyre sjellje te tmershme te burrave ne parlament:shajne ndyre ne mes te femrave,shpifin,rrihen ne parlament.Por kur grate ngrene vetem tonin e zerit,atehere -atehere na vritet syri dhe veshi???????????????!!!!!!!!!!Te qash dhe te qeshesh i thone kesaj.
Grate komuniste te Enver Hoxhes o Andi Bushati sapo i binte drejtori tavolines me gisht i ngrinin kembet perpjete, prandaj mos idealizo Kohen e Qepes te Partise se Punes se na plase shpirtin me editorialet e tua.
Pikes i ke rene o Bushato!!!!!
Gruja ne politike duhet te kete model Angela Merkel, qe vetem ne aparence te krijon bindjen qe eshte e afte dhe e dobishme ne politke. As Margaret Thecer per nga aparenca nuk krijonte kete besim, qe transmeton Angela e Pare.
Zoti Bushati, kësaj rradhe “e ke qarë” dhe jam plotësisht dakord me sa shkruan…Shumë bukur..ok!!!
O Bushat pordha ka plot gra me personalitet ne parlament dhe sot ne qeveri..po te kujtoj ca emra
Mimi Kodheli
Lindita Nikolli
Valentina Leskaj
Eglantina Gjermeni etjetj
Mire grate i paske inat por nje pyetje vetes a ja ke bere?
Cfare mut burri je?…se per anal te njohim
Kur vjen puna per zanate te ndryshme ato jane pune burash thone grate ne politike, po ne politike qenkane me te zonjat se burat. Sme rihet pa e thene, mu thafte goja por grate tona ne politike e thithin mire nje shumice jo te gjitha, ka dhe te ndershme qe me kalimin e kohes do ndahen nga burrat dhe do e thithin dhe ato. Eshte rjedhoje e emancipimit ske ci ben,
Nje shkrim i dobet, cinik, dhe jo realist.
Bushati eshte nje krimb parazit qe si person publik dhe perpunues opinionesh, nuk na ka thene se me çfare pune e nxjerr buken qe ha.
A ka gra te respektuara parlamenti??
Po ka.
A ka gra qe luftojne me ndershmeri per te gjitha çeshtjet qe ndikojne sot jeten e vendit.??
Po Ka.
Gabimi me i madh eshte se padashur Bushati ka rene ne gracken e kauzes qe ka ngritur vete. Kerkon qe grate te jene te spikatura dhe te luftojne per llojin e vet. Ky eshte nje gabim i madh, pasi i dallon grate nga burrat, dhe tregon se sa i paemancipuar eshte vete Bushati qe kerkon tu jape mend te tjereve.
Ne parlamentin shqipetar, por edhe ne politiken shqipetare do te gjesh gra dhe burra me nivele te ndryshme intelektuale. Ketu nuk ka recete. Grate nuk ka pse te trajtohen ndryshe nga burrat. Dhe ne parlamentin shqipetar ka sot gra te cilat jane aty pa ndihmen e Edit e te Saliut, pasi disa prej tyre sidomos ne krhun e majte nuk jane aty para tyre dhe jane pionere te ndryshimeve pluraliste ne Shqiperi.
Disa nga keto gra i kane rezistuar kohes dhe jane sot aty si personalitete, te pa ndikuara, dhe kane tashme emrin e tyre te palidhur me emrat e ndërruar te lidereve.
Nje keshill kam per kete Andi Bushatin, mos vish me pantallona te bardha se te duken breket nga mbrapa, dhe bashke me Mediun dukeni si dy kurva. Kush do ju mbroje kauzen juve pastaj????….
Unë edhe pajtohem edhe nuk i kuptoj disa komentuese (femra) për mendimet e shprehura. Nuk e njoh dhe nuk kam punë me Bushatin. Shpreh keqardhjen për ata që e shajnë (midis tyre mund të ketë edhe ish komunist të thekur dhe që kanë përfituar goxha nga ai sistem). Unë e shoh mesazhin e BUSHATIT si ajo gota që është gjysmë plotë (jo gjysmë bosh). Sigurisht, gjithmonë sipas gjykimit tim, një femër parlamentare si Jozefina Topalli, nuk mund ta zbuste klimën politike me sjelljen, moralin, kulturën dhe kapacitetin e saj. Kujtoni ditën e parë si kryeparlamentare: “Do të jem avokate e opozitës”, kujtoni në vonë: “Kapeni për zhelesh dhe nxirreni jashtë atë rrugaç” a thua se ai deputet ishte ay me URDHËR TË SAJ, fajin e ka BËRISHA QË NUK U FUTI NJË PLUMB NË KOKË. Sigurisht gratë, aq më shumë ato në politikë, e kanë për detyrë, të paktën të mbrojnë sojin e tyre, kështu e kuptoj Bushatin, jo pse e kam shumë qejf, se tej i spërdredhur është. Nuk pajtohem me sharjet ndaj grave, kushdo qofshin ato, por më bëri çudi që DUMA (Grida) thotë “jam akasemike”, anētare e AKADEMISË, apo MËSIMDHËNËSE. Si ka mundësi që një me moshën e saj të ketë një pozicion dhe titull të tillë. Sa vite i duhen një të shkolluari që shkolloj të tjerët pas shkollimit të vetë (që do të thotë se do jap më pak nga leksionet që ka marrë vetë). Dhe një diçka tjetër, jam disi skeptik, pra nuk besoj çdo gjë që lexoj. Kam lexuar akuza ndaj DUMËS, akuza publike dhe nuk ka pasur asnje reagim përgënjeshtrues. Por, mbrëmë në TOP, akuzave të drejtuara ndaj saj nga DUDUSHI i u përgjigjë thjeshtë, SHPIFJE. Sigurisht është e drejta e durraskëve të zgjedhin drejtuesin e DURRËSIT. Unë nuk NUK NDHEHEM SHUMË KRENAR QË JAM SHQIPTAR KUR KUPTOVA SE PIPULLI IM HARRON SHUMË SHPEJTË DHE GËNJEHET KOLLAJ, është një pipull që nuk do shtet por RRUMPALL. Gjithsesi, me që nuk jam nga Durrësi, i uroj durrsakëve TA GËZOJNË DUMËN SE MBRAPA VJEN HISTORIA, histori e vulosur nga BERISHA dhe BASHA me TRAMIN E BLLOKUAR NGA RAMA. Premtimet i bëjnë personale dhe politike, justifikimin e kanë me qeverinë, sigurisht kur nuk është e tyre.
Bushat une jam qe kam kerkuar te shkruash me shpesh, une jam perseri qe them kot e ke. Shkruan po per ke shkruan!.
Nje pjese jane analfabet funksional, nje komentues idiot qe nuk lexon shkrimin po e ka mendjen te komentoje, madje te bejne CV tende.( tuaj se do na korigjoje gjuhetari)se kemi dhe gjuhetare te mbaruar qe bejne korigjime ortografike… kemi cfare te duash.
Inatin t’a kane se saliu nuk te sulmon shume!? Nuk e di po ne 21 janar te quajti puçist.
Varu hejbet, shkrimi ishte perfekt, pavaresisht mediokerve.