Rama prezanton kandidatin Petrit Sinaj: Nuk kemi kohë të humbim me kandidatë që kanë frikë se i shohin

8 Maj 2015, 11:12Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Berat kandidatin për kryetar bashkie të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Petrit Sinaj.

“Berati u kthye në një zonë të izoluar, të rrethuar, të bllokuar, sepse ju pre rruga dhe u bë një torturë e pashoqe për të gjithë ata që donin të vinin në Berat.

Kjo prerje rrugës ishte në dëm i madh që iu be zhvillimit ekonomik,  turizmit dhe biznesit në këtë zonë.

Por, jo vetëm ju pre rruga, por iu bllokuan insitucionet, pasi bashkia e Beratit u bllokua financiarisht. Dhe kjo ndodhi pasi një njeri atje në Tiranë e konsideronte këtë qytet si armikun më të madh.

Eshte puna e kryebashkiakut Nasufi që bëri që qyteti të mos mbytej nga plehrat pasi u asfiksua nga mungesa e financimeve të qeverisë”, theksoi Rama.

Në vijim ai shtoi se “18 muaj më parë ne Berat nuk mund të vihej dot, për shkak të mungesës së investimeve”

“Sot  mbërritem me kënaqësi pasi jemi drejt përfundimit të rrugës që lidh Beratin me Lushnjën. Më në fund nuk do të ketë më gropa, por kemi ambicie më të madhe se kaq e për këtë arsye kemi një projekt për një rrugë turistike europiane për të ardhur në Berat, siç ka qenë një herë e një kohë”, tha Rama, i cili shtoi se për të vazhduar me projekte të tilla të mëdha, duhet votuar kandidati i koalicionit qeverisës.

“Çdo qyteti i duhet ndihma e qeverisë, por aq më shumë Beratit që është një pasuri e madhe e Shqipërisë. Nëse ka një vend që mund të jetojë me turizmin, ai është Berati. Brenda pak vitesh, Berati do të nxjerrë nga turizmi të ardhura të mjaftueshme sa për ta bërë Bashkinë e këtij qyteti një nga më të pasurat në vend”, tha Rama.

“Po fillojmë të transformojmë qëndrën e Beratit, duke bërë që këtu të vijnë më shumë turistë dhe bashkia e Beratit të bëhet një nga bashkitë më të pasura në Shqipëri”, nënvizoi Rama.

“Duhet të vazhdojë projekti i madh që ka nisur në këtë qytet dhe jo të mbahet gjallë Partia Demokratike, kandidati i së cilës nuk ka çfarë bën për Beratin. 21 Qershori është votë për qytetin.

Edhe sikur të ishte burri më i mirë, megjithëse s’kam dëgjuar se është i mirë, kandidati i PD nuk ka se cfarë të bëjë për Beratin, pasi ai do dali dhe do të thotë se më bllokon Qeveria. Do dali në sheshin e rikosntruktuar nga Fadil Nasufi dhe do të akuzojë Qeverinë, pasi kandidatët e opozitës kanë frikë se i shohin po të vijnë në godinën e Qeverisë për të zgjidhur problemet dhe hallet e komunitetit”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama tha se qytetarët nuk duhet të shohin ngjyrat partiake, por të bashkohen dhe të vijojnë në drejtimin e duhur duke votuar Petritin, për të vijuar rrugën e duhur.

“Më 21 Qershor vota do të jetë në drejtimin e duhur, pasi ne nuk kemi kohë për të humbur më me kandidatë dhe alternativa që na cuan si vend në humnerë. Reformat janë ilaci i duhur dhe për këtë mos kini dyshim. Reformat po rilindin vendin, ndërsa ato që i kundërshtojnë ato bëjnë vetëm propogandë, dhe ne s’kemi nevojë për të tilla, sepse e pamë se ku na cuan ata që thonin se jemi të dytët pas Gjermanisë apo që Kina u habit me rritjen tonë ekonomike”, theksoi Rama. /gj.k/

24 komente në “Rama prezanton kandidatin Petrit Sinaj: Nuk kemi kohë të humbim me kandidatë që kanë frikë se i shohin”

  1. fjona says:

    po te djathteve nuk u intereson qe te shkojne mire punet e ketij vendi, u intereson vetem te perfitojne politikisht nga cdo situate, te destabilizojne, te behen pengese per mbarevajtjen e puneve te ketij vendi. ata kenaqen me gjerat kur nuk shkojne mire, se duken me pak te keqinj e te deshtuar se c’jane.

    1. helidoni says:

      Ne do te mbeshtesim reformat dhe investimet e nisura nga e majta, sepse duam qe punet e mira te vijojne, qe ky vend te behet nje dite, gjerat jane ne rrugen e duhur dhe cdo i djathte do behej pengese, vetem per te perfituar politikisht, me mire sbehet asgje, dhe ata dukene me pak te deshtuar, se te behet ky vend dhe e majta te kete avantazh politik.

      1. TONY says:

        O TITO SUKSESE O BURR, BRAVO RAMES E METES QE TE ZGJODHEN TY, DUHET TA BEJME BERATIN VENDIN MA TE MIR NE SHQIPERI.

        1. krenari says:

          Nuk duhet te shofim me nese kryetari i ri i bashkise eshte i majte a i djathte, po duhet te shohim nje kandidat qe punon, ka cilesi, punon ngushte me qeverine, interesi qytetar eshte mbi te gjitha, dhe nuk i trajton ca te nenes e ca te njerkes. Petriti i ka te gjitha keto cilesi, dhe ka qene zgjedhje shume e mire e koalicionit te majte.

          1. helena says:

            gjerat kane filluar te ndryshojne ne kete vend, vetem ne kaq pak muaj, dhe duhet te vazhdohet me kete pune sic eshte nisur, qe ta bejme edhe Shqiperine nje vend qe te jetohet mire. Shume pune eshte bere, shume ka per tu bere, por jemi optimist me qeverine e perkushtuar per t’i mbajtur premtimet e per ti sherbyer popullit.

            1. qazimi says:

              Edo je i madh, vec ti ke per ta ba Shqipnin, burr shteti je, i ke vu te gjithe ne rresht per nji me punu, bravo te qoft!

    2. daniel says:

      ne keto dy vite ne qytetin e beratit jane bere nje sere investimesh te rendesishme duke permiresuar ndjeshem infrastrukturen dhe qytetin mjafton ta vizitosh nje here dhe ndryshimi sesi ka qene dhe sesi eshte transformuar dallon menjehere

      1. dorina says:

        kam besimin se qeveria ka zgjdh nje kandiadte me vlere per qytetin tone dhe e falenderojm pasi nuk injoroje nje qytet si berati por u shkoi premtimeve deri ne fund duke sjell goxha ndryshime pozitive si per njerezit ashtu edhe per ekonomine. Uroj fitore dhe pune te mbare

        1. anja says:

          investimet qe jane bere keto dy vite berati si ka pare me sy me pare kush nuk e beson mjafton te vije nje here ne berat dhe do shoh punen shume te mire dhe ndryshimin e madh qe eshte bere beratist jane shume mirenjohes ndaj punes se qeverise per beratin

    3. gerti says:

      qeveria ka bere zgjedhje me vend per beratin duke zgjedhur nje kandiadat me shume vlera dhe mund ti sjelle fitore pastaj berati ka nje respekt per kreyministrin se ka bere shume pune duke ngritur ngritur zyrat e punes duke investuar shume brenda ne qytet shume suksese dhe fitore te thelle i urojme Petrit Sinajn

  2. fundjarda says:

    qyteti i njemije e njedritareve me investimet e reja qe jane ndermare gjate ktyre dy vjeteve i eshte ktheyer dinjitetei , shetitorja , prishja e ndertesave qe bllokonin pamjen e arkitektures se vjeter ajo per te cilen njhet dhe ky qytet por dhe ndricimi , mirembajtja dhe rregulli i rruges ne hyre te qytetit e ka cliruar nga pulovra e zymte prej tete vitesh me pare . Faleminderit qeverise Rama per gjithcka ka bere dhe po ben

  3. lili says:

    Eshte skandal qe ky do me na presentuar cdo kandidat te majte,me paret e taxpagueseve! Duhet me bâ nje ankim tek Kaq po keqperdorim edhe me i fakturuar kohe kur ky flet per kandidatet si kohe te fushates te cdo kandidati! ky kryeminister i Shteti shqiptar ,pra kishe’i gjithe shqiptareve’ ,sot zgedh vete me u bâ kryeministri i nje as Derek elektorati edhe nga teprimet ne aktivitetin e tij si gjithe qeveria pro nje kamp ka rezik te zvogeloje edhe ma shume elektoratin!enough is enough….

    1. albi says:

      perktheje pak me google translate se vallaj nuk mora vesh asgje…

  4. Uji i ftohte says:

    Rama?I vetmi kryetar i PS-se qe i ndan socialistet ne te vjeter dhe ne te ri!

  5. elona says:

    eee….e paskan kuptuar gabimin dhe e paskan degjuar Romanen,s’e paskan kandiduar Gledjonin,me denim ,te cilin e ka pas edhe kur eshte zgjedhur deputet.

    1. aldo says:

      ne keto dy vite ne qytetin e beratit jane bere nje sere investimesh te rendesishme duke permiresuar ndjeshem infrastrukturen dhe qytetin mjafton ta vizitosh nje here dhe ndryshimi se si ka qene dhe se si eshte transformuar bie ne sy menjehere

      1. fiona says:

        rregulimet e bera ne qytetin e beratit keto dy vitet e fundit tregojne per premtimin e mbajtur nga qeveria duke bere shume per kete qytet. Venia dore ne kete qytet dhe rrethinat perth tij kane sjell nje hov te ri duke bere te mundur clejen e rrugeve te reja per zhvillimin e ekonomise permiresimin e jetes se banoreve kjo eshte gjeja e duhur qe duhet bere me keto qytete si Berati duke terhequr edhe me shume vemendjen e turisteve

        1. jona says:

          pedonalja, shehshi, lagjet e beratit si dhe ato historike, segmenti rrugor qe lidh beratin me lushnjen, inagurimi i zyrave te punes…. te gjitha keto u bene te mundura me punen dhe vullnetin e qeverise duke mos e lene pas dore kete qytet kaq te vecante pasi eshte nje burim te ardhurash qe mund te perdoren per zhvillimin e metejshem te qytetit. modeli qe eshte njekur me beratin duhet te ndiqet edhe me nje sere qytetesh te tjera qe kane po te njejeten rendesi historike sa dhe berati

          1. helios says:

            Suksese kandidatit te majte ne zgjedhjet bashkiake duhe ta fitoje e majta bashkine e beratit per faktin se qe ne vitin e pare te qeverisjes mbajti premtimet e bera ndaj ketij qyteti dhe se kaq investime si pedonalja, restaurimi i lagjeve historike e te tjera.. gjithe kjo pune kolosale meriton te shperblehet pasi me te vertete e meritojne se ndryshimet jane te medha dhe te dukshme.

  6. Claus says:

    Ne Osum zv.kryeministri Peleshi premtoi se qeveria do te bente nje ishull me aq dhe kaq hektare!!!!

    Apo ishte fjala per berje e ndonje ishulli prej “leshi”?

    Nga Peleshi e mora vesh qe Osumi na ishte me i gjere se vete lumi Jance i Kines, mbi te cilin qeveria shakatore kishte vendosur te hidhte themelet e nje ishulli si ne Dubai!!!!

    Shaka prej leshi, hesapi!

  7. Rilindja ne marsh te 5te says:

    “Edhe sikur të ishte burri më i mirë, megjithëse s’kam dëgjuar se është i mirë, kandidati i PD nuk ka se cfarë të bëjë për Beratin, pasi ai do dali dhe do të thotë se më bllokon Qeveria.”

    Dhe pastaj thote “keto nuk jane zgjedhje politike”! C’ne kryeministri ne fushate zgjedhjesh lokale? Keto s’jane zgjedhje parlamentare!
    Rama ka rene ne nje nivel krejt ordiner. Pjesa e mesiperme ne kuota eshte gjeja me absurde qe kam degjuar te thote nje kryeminister.

  8. tomori i beratit says:

    Eshte me se e vertet qe KRYETARI i RI duhet te jete i PS sepse kryetarit te pd z Kasem nuk do i jepen fondet e mjaftueshme nga Rama.Kjo eshte e gabuar por ne SHQIPERI keshtu funksionon.Qe nga ardhja e RAMES ne pushtet gati 18 muaj me pare BERATI ka investuar 5 here me shume nga ç’investoi sali vrasesi per qytetin tone.Mos ta harojm sali berishen qe Beratin e ka HALE NE SY.Kasemi eshte djal i mire por kandidon per nje parti tejet te degjeneruar do te ishte zgjedhja e mire qe z Mahmutaj te kandidonte JO per parti VRASESE si ajo PD+PR .Meqenese ne pushtet eshte PS eshte ne te miren e BERATIT qe edhe kryetari i bashkis ti perkiste kesaj aleance sepse vetem ketij mundet ti kerkosh hesap.NQS kanditati do jete i PD ai edhe po nuk beri gje e ka nje preteks dhe do te thote qe –Nuk me jep fonde qeveria pra e mira e Beratit do jete vota per PS.

  9. Luani says:

    Opo tu befte rrofsh o Rame qe hoqe Fadil 20% nje hajdut i ndyre dhe shkateruesi i mbeshtetesve te partise socialiste.

  10. NORA says:

    Po ne Ura vajgurore kush u prezantua si kandidat bashkie?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje