Nga rubrika të fortat e Halim Kosovës: Flokët mund të të bien, ose të të thinjen

8 Maj 2015, 11:00Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa herë ironi me kandidatin e PD-së për Tiranën, Halim Kosova, në lidhje me deklaratat e tij.

Edhe pse ironia e Ramës mund të jetë e ekzagjeruar, Kosova në fakt të jep shkak për të bërë humor me deklaratat e tij.

Në një takim me të rinjtë p.sh, ka thënë se flokët mund të të bien, ose të thinjen.

Dhe ka vazhduar më tej, duke thënë se atij i janë thinjur flokët nga devotshmëria dhe kujdesi për pacientin.

Për ta mbyllur, duke thënë se do të kujdeset 24 orë për të rinjtë, duke mos vënë gjumë në sy.

Flokët mund të të thinjen ose mund të të bien.

Ajo që unë mendoj është kjo, të të thinjen ose të të bien duke ndihmuar tjetrin, apo të të bien ose thinjen se si ta shkatërrosh tjetrin, t’ia groposësh të ardhurat e tij, t’i groposësh shpresën, ta rrjepësh përditë, është një diferencë shumë e madhe.

Unë e them me plot gojën dhe i dal çdo njeriu përballë që thinjat e mia janë devotshmëri, janë përkushtim për pacientin, janë 24 orë në shërbim të tij ashtu sikurse nesër jap zotimin tim se do të jem 24 orë në shërbimin tuaj”, ka thënë Halimi.

Duket se po vazhdoi kështu, Kosova do t’ia marrë vendin edhe Nard Ndokës për humorin që shkakton me deklaratat e tij./b.l

14 komente në “Nga rubrika të fortat e Halim Kosovës: Flokët mund të të bien, ose të të thinjen”

  1. G says:

    Shume e sfocuar rubrika….shume rende jeni ju rilindjotet!

    1. alo1 says:

      Ore lat nam me kete muhabet. Ky na qenka plak por te pakten eshte mire nga trut kurse ti o edi me keto qe thua je e i ri por trute te kane ikur per lesh

  2. Tili says:

    Mero bëj ça të duash mbaj kë anë të duash po mos u ul deri në nivelin e këtij shkrimi.

    1. anticensurë 61456 says:

      tilo se më shkoi par se ta mbaroja!!
      të qeshësh budallain ke vetëm një emër INJORANT!!
      halimi me këto që ka thënë ka treguar vetëm budallallëk,mëndje të ngushtë!!

  3. Lena says:

    Po po ne sherbim te pacienteve je.kam mare ne tel gjith ato here per te bere viziten e radhes dhe pergjigjja ka qen Doc.Kosova nuk vjen kete kohe esht dikush tjeter..se ve ne dyshim aftesin e tuaj si mjek,si politikan kam dyshime. me bukur do ishte te vazhdonit karjeren si mjek e jo si politikan,politikanet jan njerzit me te urryer besoj pse doni te fusni veten ne kete llum??!!

  4. agim says:

    Mero cfare po ndodh me ty? Mos u beni legena te kujtdo qofte ne pushtet, vetem keshtu do te keni respektin e lexuesit

  5. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    O Daktor Halime po çtu desh mre burr qi ju fute pulitikes,ishe mir si ekspert i Vagines ene grat i ndihmoje dhe ti vet u pasuroje si nga syt qi te shikonin gjona qi jo kushto ka fatin me pa,por dhe u pasurove nga xhepat.
    Po te perdor Berisha si klluf hajdari,per me mashtru votuesit tironsat

  6. Bobi says:

    Mero do arrini egzaktesisht efektin e kundert. Votoj majtas, por

    qytetaria nuk me lejon te pranoj keto tallje te trasha per nje

    personalitet si Halim Kosova (edhe ai nuk eshte shenjt dhe ka dritehijet

    e veta) por sidomos jam kunder stigmatizimit te moshes se doktorit.

    Po beheni me keq se Rama qe ka ngelur Piter Pan nga trute, pse mo

    rilindasit qe bene kombin tone nga sa vjec ishin, 15? Keni gjetur ca

    karkaleca debila qe skane mbaruar as gjimnazin dhe i perdorni si masha

    per komente dhe njerezit e pjekur ju duken kot, thjesht se nuk i

    perdorni dot.

    1. anticensurë 98456 says:

      ke të drejtë bobi!!
      për të ardhur keq!!
      bali fariu a si e kishte emrin ai muti i saliut,janë bërë!!

  7. Uji i ftohte says:

    Pasi konstatova se Majko dhe Bojaxhiu jane bythe lepires te Rames votoj per Kosoven.Kandidati PD-se gjer me sot nuk ka sharre askend,njeri puntor me rezultate konkrete.

  8. Zigur Qarri says:

    Shterpesia e politikes provinciale shqiptare.
    Nuk e kuptoni se,kur merreni me kesisoj vogelsirash(me te cilat merren vetem shpirtvegjelit)tregon qe ai eshte ne rregull?
    Ne nje fushate elektorale shihet programi,besueshmeria e tij nese mund te realizohet apo jo,dhe jo numri i qimeve te bythes!
    Po te sulmonin trushkualurit mediatike premtimin e Bashes per tramvajin,nje premtim qe vetem handikapatet mund ta besonin si te realizueshem,hidhej poshte edhe besushmeria e Bashes.
    Anashkalimi i asaj qe eshte kryesore ne nje fushate parazgjedhore,
    programi,eshte demagogji,esht peme pa kokrra,mashtrim politik interesash.
    Prandaj do te ishte rrevolucion zgjedhja e nje kandidati te pavarur si Gjergji Bojaxhi,sepse thyen embargon,monopolin politik te grupimeve.
    Zgjedhja e Bojaxhiut do te jete barometer i qytetarise(te pakten ne metropolin shqiptare).

  9. Aldo says:

    Tema eshte e turpshme kjo qe po beni me keto shkrime tendencioze..
    Absurde, komentoni me qellim keqdashes fjalet e Kosoves…Pavaresisht ke parti perfaqson, ai eshte burre I nderuar dhe nuk I bie fjala poshte..edhe per fjalimin qe komentoni, ka folur korrekt, doni ju pa i jepni kuptim tjeter falive…..
    A thua se gafat e Rames i keni nxjere gjithnje…

  10. Ana says:

    artikull idiot. Ironia duhet perdorur vetem ndaj gazetarit qe mendon se po ben ironi!

  11. taku says:

    Perfundimisht jeni skandaloz.dukeni qe ju ka kap frika.bravo doktor Halimit.i paska vene rilindasit ne presion.tani nxjerin kto batuta te sforcuara.me mire do beni te shisni fiq ete beni perpara ne jete.sa per moshen e doktorit,piktori qenka rende paska fillu me bo shurren ne brek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje