Në vijim të dëgjesave me qytetarët dhe grupet e interesit, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj ka zhvilluar bashkëbisedimin e rradhës me shoqatën e shërbimit të taksive.
Pasi dëgjoi problematikën e ngritur mbi mungesën e vendqëndrimeve permanente dhe problemin e taksive të palicensuara, Veliaj premtoi se do të ketë një grup pune që do të trajtojë problemet e shërbimit publik, dhe në rastin konkret për vendqëndrimet e taksive.
“Një kryebashkiak me kohë të plotë dhe mundësisht me tre turne, pasi qyteti jeton 24 orë dhe nuk jeton me kohë të pjesshme.
Propozimi im konkret për këtë çështje të pozicioneve dhe rikonceptimin e gjithë pozicioneve dhe vendqëndrimeve në Tiranën e re sipas hartës së sotme, është të krijojmë një ekip të përbashkët, të na vijnë me 2 ose 3 propozime dhe të votojmë propozimin më të mirë që të ndihen të gjithë të kënaqur, se po e mori një palë, pala tjetër do thotë ne ndihemi të pakënaqur, dhe është më mirë kur bëhet në mënyrë demokratike dhe pse merr pak më shumë kohë, por të paktën të gjithë japin mendimin e tyre”, theksoi Veliaj.
kandidati i ASHE beson se ngritja e këshillit ekonomik i Bashkisë së Tiranës do të bëjë bashkë bashkinë, sindikatat dhe biznesin./gj.k/
Ka bllokuar uren e Lanes aty Veliaj qe po ben mbledhje me taksistat?
po shyqyr qe do dla dikush qe ti jap zgjidhje dhe ketij problemi ose te pakten po e merr ne kosiderate.ehste e padrejte qe te trajtohen njelloj ata qe jane te licensuar , duhet te vihen ne kushte te barabarta e te mund te punohet pa ankesa e pa mosmarrveshje
erion veliaj eshte drejtimi i duhur per tiranen
degjesat me cdo shtrese ne nevoje eshte shum e mir dhe i jep besim atyre x nje perkushtim te madh,dhe kjo ben te mundur krijimin e nje programi te sukseshsem
erion veliaj do i riktheje tiranes fytyren,kjo eshte gjejaa me e mir qe duhet te bejne qytetaret e tiranes te votojne erion veliajn
Asgje nuk ka funksionuar ne Tirane qe prej kater vitesh, cdo pune u stopua, vetem lulezuan ndertimet e paligjshme.
Sherbimi taksi eshte nje problem me vete, informaliteti ka kaluar kufinjte, sepse njerezit jane trajtuar si mbeshtetes te PD dhe te tjere…
Ata qe nuk mbeshtesnin PD, paguanin taksa, deboheshin, ndersa militantet e Bashes, pervecse spaguanin taksa, kishin privatizuar vendqendrimet.
Duhet t’i jepet fund kesaj situate, te trajtohen te gjithe te barabarte.
Po se mos i ka plasur shume lulushtit per tiransit, problemi i taksive dhe vendqendrime, zero interes. Per Bashen kishte me shume interes te bente parkimet private poshte pallateve me pagese, se aty kishte interes dhe perfitime, te tjerat i ka shumezu me zero.
jemi perzan dhe ne vendet qe na takon me te drejt, dhe jemi perzen nga policia bashkiake, se na kerkonte leke sa here na shifte. e ata qe kan sherby n fushate, transportonin njerzit per me votu a me i cu ne rrethe, as leke skan dhan, na kan zan vendet tona, e as taksa spagujn asiher. Tan jeten te perndjek kemi qen, nje her ne komunizem e tashi nga basha, qe sna le me nxjerr bukn e gojes per kalamajt.
duhet patjeter qe te tirana te menaxhohet nga nje dore e forte dhe qe vertete te kete deshiren e mire qe te beje pune te mira , e veliaj e ka treguar gjthm kete. ceshtja e sherbimit taksi eshte nej problem jo pak shqetesues dhe patjeter qe duhet bere dicka lidhur me kete