KQZ miratoi vendimin për “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
Bordi i Monitorimit të Medias përbëhet nga Basir Çollaku, Florian Seriani, Maklen Misha, Vilson Kuçi, Rexhep Polisi, Klarita Bajraktari, Andon Andoni.
KQZ miratoi edhe projekt-vendimin, “Për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
KQZ vendosi regjistrimin e Viktor Tushaj, si kandidat të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për kryetar të Bashkisë së Lezhës. Po kështu u vendos regjistrimi i Vasil Bedinaj, si kandidatit i propozuar nga zgjedhësit, për kryetar të Bashkisë Vlorë.
Po ashtu KQZ miratoi edhe disa vendime të tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturën zgjedhore.
Tregoni popullit votues se nga cfare fshatrash jane emrat qe me poshte vijojne, kur kane ra ne Tirane,dhe se cfare CV, diplome, kane: pe betoni apo pe kartoni?
Bordi i Monitorimit të Medias, fushates zgjedhore, 21 qershor 2015, përbëhet nga: Basir Çollaku, Florian Seriani, Maklen Misha, Vilson Kuçi, Rexhep Polisi, Klarita Bajraktari, Andon Andoni!?.