Partia Demokratike depoziton në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzim penal ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, të cilin e akuzon se po tenton të manipulojë zgjedhjet e 21 qershorit përmes shtimit të emrave në listat e zgjedhësve. Deputetët Edmond Spaho dhe Arben Ristani pas daljes nga prokuroria deklaruan për mediat se kërkuan nga prokuroria hetim të menjëhershëm dhe heqjen e 2700 personave të regjistruar gjatë muajit prill në qytetin e Durrësit.
Spahoi i ka kthyer përgjigje edhe një deklarate të kryetarit të bashkise Vangjush Dako se ka vepruar sipas ligjit duke respektuar lëvizjen e lirë të qytetarëve
Për të vërtetuar akuzat ndaj Dakos dhe vartësve të tij PD ka depozituar në prokurori edhe provat përkatëse.
Kallëzimi i PD u depozitua në prokurori pas atij që ka regjistruar pak ditë më parë KQZ për të njëjtin objekt. Ndërkohë që edhe përfaqësues të mazhorancës në KQZ janë shprehur se nuk do të lejohet në asnjë rast manipulimi të votës
“Njoftuam Prokurorinë e Përgjithshme për skandalin e manipulimit të listave të zgjedhësve në Bashkinë e Durrësit. E njoftuam për materialin që KQZ ka përcjellë për këtë çështje në Prokurori.
Sikurse dorëzuam kallëzimin penal që Partia Demokratike ka përgatitur dhe faktet që ne disponojmë nga hetimi në lidhje me këtë çështje. Kërkuam hetim të shpejtë dhe të plotë të kësaj çështjeje për shkak të urgjencës që ka, pasi së shpejti dalin listat përfundimtare dhe afron dita e zgjedhjeve.
Këta zgjedhës që janë futur në mënyrë arbitrare në lista, detyrimisht do të hiqen prej tyre dhe nuk do të votojnë në zgjedhjet e 21 Qershorit në Durrës. Kjo është kërkesa e Partisë Demokratike. Më rezulton që edhe Partia Socialiste e ka pranuar skandalin pasi në debatin që është zhvilluar në KQZ përfaqësuesi ligjor në KQZ zoti Gjonçaj ka pranuar që të hiqen këta individë nga lista të cilët nuk janë pak por 2700 deri në fund të prillit, të hiqen pra nga lista por me një proçes të rregullt ligjor.
Sikurse kam mësuar se z. Denar Biba ka deklaruar se janë të papranueshme në ditët e sotme praktika të tilla, manipulimi i procesit zgjedhor. Mua më ka habitur deklarata e djeshme e Vangjush Dakos , ku thekson që ka njerëz që janë regjistruar në listat e zgjedhësve dhe në bazë të së drejtës së lëvizjes së lirë si dhe ka pretenduar që kjo është një praktikë që ka ndodhur dhe në të shkuarën.
Dua t’i them se, kjo nuk është lëvizje e lirë por kjo është një lëvizje e shtyrë nga mbrapa, e nxitur nga njerëzit e Vangjush Dakos . Për më tepër kjo lëvizje e lirë në thonjëza prek dy parime të rëndësishme të procesit zgjedhor të cilët janë zgjedhje të lira dhe të ndershme pra po flasim për zgjedhje të lira dhe zgjedhje të ndershme dhe kjo “lëvizje e lirë” e Vangjush Dakos prek këto dy parime thelbësore të procesit zgjedhor.
Përsa i takon qëndrimit të tij se kjo paska ndodhur dhe në të shkuarën , kjo logjikë më le të kuptoj se nëse Vangjush Dako vjedh, më lind edhe mua e drejta të vjedh , apo nëse Vangjush Dako shkel ligjin edhe unë paskam të drejtë të shkel ligjin, gjë që nuk qëndron dhe më shumë i ngjan filozofisë së Zhvejkut që “Ç’më duhet mua se çfarë bëj unë”.
Sigurisht dorëzuam prova në prokurori, të gjitha provat që ne disponojmë për listën e plotë të 2700 personave që janë futur në listat e zgjedhësve, kontratat e qerasë që ka nënshkruar me ndërmarrjen e Plazhit në Durrës, që ka nënshkruar drejtori apo kontrata të tjera sipërmarrje të individëve ortakë të Vangjush Dakos dhe prokuroria na siguroi që do të fillojë një proces hetimi”, tha Spaho. /gj.k/
o me hengert mua kush po kallezon, keta qe mbushen tiranen me kosovar dhe kuksian e qe ben te votojne nga pertej varrit!
po sikur te kishte kaq drejtesi dhe paanshmeri nga prokuroria jone, ju sdo te ishit aty ku jeni sot, por prapa hekurave te burgut.
kur prokuroria e ka zbardhur nje ceshtje, ajo eshte nje vegel e juaja duke fillu qe nga Llalla e gjithe te tjeret me radhe.
jeni krejt te paafte te hartoni nje program, te vini me nje alternative qeverisje dhe sot gjeni mijera arsye per te justifikuar humbjen ne keto zgjedhje dhe vetem flisni flisni tere kohes, se ndonje gje do te mbetet, pa prova, pa fakte, duke u hedhur sy njerezve.
Po ju kemi pa se ca jeni, ju qe ca sbete me listat e zgjedhesve, ngjallet te vdekurit e vdiqet te gjallet.
Po harroni maskaraden me gjithe mand telitin qe bete me listat e zgjedhjeve, i cuat njerezit te votonin neper qytete qe s’kishin shkuar asnjehere, jo me te votonin atje, dhe e bete me militantet e majte, qe juve ju duheshin qe te mos votonin. e keni bere vecanerisht me te ardhurit ne Durres, ne zonen e kenetes, qe megjithese ishin transferuar ne gjendjen civile, nuk e kishin emrin ne liste.
Hahaha me vjen per te qeshur kur shikoj qe te akozoni Vangjush Dakon kur ju nuk lat Kosovare pa votuar ne Shqiperi sepse kishit friken e humbjes se pushtetit .
Ore plakushi i PD,le te votojne ku te duan njerezit,mos i lejoni te votojne dy,tre,kate,pese here.A nuk keni derguar Ardit kokloqen per te shoqeruar menstrualet e Grigja Lopthit?
BOOOOLLL ju lutem BOOOOOLLL me kshu idiotlliqesh qe nxjerr kjo PD-ja BOOLLLLLLL
Te shohim paanesine e prokurorise kete here.Po s kam besim se do te qese gje ne drite.Dako ka valixhe me para dhe e ben diellin hene, sidomos po qe i cilesise se dobet si ai i xhaferrit komik.Po dhe henen e ben diell.te shohim.vec nje gje duket qarte.Qe i ka hyre frika dakos , i ka hyre.Qe do te behet nje diktatoruc i vogel po fitoi dhe kete here, do te behet.Merr nje pushtet mbi supet e vogla dhe me injorancen dhe prapesite tij s do te mundet ta mbaje.shume interesante keto zgjedhje ne Durres.Po i shohim nga larg.Ta kete tmerruar ajo Grida valle?
….levizje per te frikesuar Dakon…..Eh sali ke deshtuar….e po deshton cdo dite….po te lene tye zvaritesh…e ti ske mundesi te fitosh qetesine e paqen tende..
Po ky Denar Biba pse qenka kthyer me PD?
Apo e kuptoi qe po i vjen fundi Rilindjes dhe ik te ikim
C’lidhje ka Denari ketu?!
Denari ka fol ne parim dhe ka fol drejt. Nqs ka pas manipulim, kjo eshte e shemtuar kushdo qe ta beje.
E mbani mend Denarin kur denuncioi levizjet e zgjedhesve ne Kukes ne zgjedhjete e 2013? Te njejtat gjera po thote edhe tani.
Bravo!