Rama: Në mbledhjen e Shkodrës, vetëm drejtorët që i përkasin strukturave të PS-së

7 Maj 2015, 12:44Politika TEMA

Kryeministri Rama iu është përgjugjur akuzave të PD-së, në lidhje me përgjimin që publikoi Berisha për mbledhjen e organizuar në Shkodër.

Rama ka thënë në Kuvend, se në atë mbledhje kanë qenë vetëm drejtorët që janë pjesë e strukturave të PS-së, asnjë drejtor tjetër.

Ai tha se kushdo që do të përdorë administratën për fushatë, do të përgjigjet ligjërisht.

Ne nuk bëjmë mbledhje me administratën për fushatë.

Këtu është ndryshimi mes nesh dhe jush.

Ne nuk i mbledhim drejtorët apo punëtorët e administratës, që t’iu themi se ne jemi partia-shtet dhe ju duhet të mbushni kutitë tona.

Në mbledhjet tona janë të pranishëm edhe drejtorë të administratës, që janë pjesë e strukturave të PS-së.

Në Shkodër, meqë u përmend video që është shkëputur nga konteksti, ne kemi pasur vizitë në një nga strukturat e suksesshme të administrimit dhe aty drejton një djalë, të cilin e keni vendosur ju dhe të cilin ne nuk e kemi lëvizur, pasi është një administrator i suksesshëm.

Dhe mund ta pyesni nëse ishte në atë mbledhje apo jo, dhe pyesni edhe drejtorët e tjerë që nuk janë pjesë e PS-së.

Por, drejtorët e PS-së do të marrin pjesë në mbledhje.

Pyesni drejtoreshën e Arsimit në Durrës, ishte dje në mbledhjen tonë apo jo?

Nuk ishte, sepse nuk është pjesë e strukturave të PS-së dhe kjo nuk ka ndodhur me asnjë drejtor që nuk është pjesë e strukturave të PS-së.

Koha kur drejtorët silleshin me zor në mitingjet e organizuara në Tiranë, ka vdekur.

Nëse ju do të keni çfarëdo rasti që lidh administratën me interesat e fushatës së PS-së dhe LSI-së, të jeni të sigurtë që përgjigjia do jetë e mënjehershme dhe jo si ju.

Se ju e mbani mend një burrë plak që dilte këtu dhe thoshte se edhe Obama e përdor administratën për fushatë, dhe për këtë arsye edhe unë do e përdor”, tha Rama gjatë fjalës së tij./b.l

11 komente në “Rama: Në mbledhjen e Shkodrës, vetëm drejtorët që i përkasin strukturave të PS-së”

  1. erind says:

    Zoti Rama mund te jete ok qe drejtore te administrates te perdoren per fushate nese jashte funksionit jane edhe anetare te PS por kercenimi juaj se kush ka marre nje fije pushtet duhet ta perdore per te mbledhur vota ose me 22 qershor nuk do mbaje me postin ne kodin penal te Republikes konsiderohet si shperdorim i paster detyre. Pasi ju nuk e vleresoni punen e tyre mbi bazen e performances profesionale por mbi bazen e performances elektorale.

    Sigurisht qe nuk jeni ju i vetmi qe e keni thene apo aplikuar kete skeme, por ju jeni budallai ose fatkeqi qe ka kapur rrjeta.

    1. eriola says:

      po clidhje ka, cdo sekretar, koordinator partie me vota funksionon. nese ky njeri ka sherbyer komunitetit atehere ai ska arsye perse mos te arrij nr e caktuar te votave. nese nje njeri ka qene i paafte dhe menefregist atehere ai nuk eshte njeri popullor dhe nuk e meriton ate vend pune!

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        vendin e punes supozohet qe ka marre me konkurs jo me vendim te pleqesise se fshatit

  2. Berti i Menkulasit says:

    Po te drejtorin e PD-se ne Shkoder mbi cfare performance e mban ne pune akoma? Mni performancen e besnikerise apo te votave qe do i sjelle PS? Une kam pershtypjen qe ne prag zgjedhjesh ju ish-administrates ju ka ardh goja perseri dhe shpresoni ta beni tarapane edhe njehere sic ishte per 8 vjet.

  3. Korupsioni says:

    Po ku ishte meritoikracia per vendet e punes, ku ishte merita dhe transparenca …. Rama ben nje gabim shume te madh gjate ketyre 2 viteve , mire qe nuk ben asgje por bie ne desh edhe me veten e tij me keto skandalet e fundit qe na degjojne veshte ! Sot del dhe e pohon nga foltoria e halleve te popullit me paturpesine me te madhe ndoshta ishte nje thirrje tjeter per cdo shqiptar qe kush eshte me PS duhet te kete pergjegjesi !

  4. Kruja says:

    Nese ka mbledhur drejtoret qe I perkasin strukturave te PS ketu nuk ka asgje te keqe t’i vere perpara pergjegjesise qe te punojne gjate fushates elektorale ne favor te PS.

  5. irena says:

    Normal mo cdo drejtor esht rekrutuar me konkurs vetem kerkesat sdim kush qene, nje kriter u zbulua, jo se nuk e dinim. Kriteri tjeter qe dhe ngaterohet” esht kusht i nevojshem mos te kesh ber burg, por jo i mjaftueshem” nese pas 25 vite demokraci burokracia esht sh larg burokracise se xhaxhit dhe pse sot ka aq shum cuna e goca te reja te mirshkolluar e te provuar profesionalisht, vetem se ” s’i kan 120 vota” !!!!

  6. anananananaanana says:

    Tani dolen qe nuk ishin drejtore partie por drejtor administrate mor bajge e?!

  7. shkodrani says:

    O zotni Kryeminister!
    Dona me ti ba do pyetje zotnise suej.
    1. Nji kta drejtore qi ja u paskan nxi faqen ju, jane ba vete drejtora, apo jane vendosur prej jush?
    2. Po nji kta drejtora, kan ken horra, apo jan ba tash qi I vut ju ne ato poste drejtuse?
    3. Po ju zotni pse I emeruet, para se ti njfnit se cfare tipa kan kken ma pare?
    4. Po ne ket rast a nuk shkon taman shprehja popullore se : Me thuj se cilin shok ke, te te them se cili je?
    5. Pse e mesuet kaq me vonese zotni, se cfare horrash kane vu vartesit e tu ne poste drejtorash?
    Zotni kryeminister.
    Populli qe i njifte ma pare se ju nji kta horra qe ju i vute drejtora, ja u kan vu noten ene juve, me gjithe vartesit e tu.
    Tash keto autokritikat tueja, jane vetem nji demagogji e asgja ma teper. Populli nuk ju beson ma dhe keni me e pa se sa shuplaka keni me mar.

    1. Shkodrani tjeter says:

      Nuk i ke ba pyetjen kryesore: Kush ta rregjistroi biseden?! Rama eshte duke korrur ate qe i mbolli Tom Doshi. Psh drejtor i INUK u vendos Ilir Babaj, nga fisi Babaj ne Mjede, strofkull e Pjeter Arbnorit qe ne 1992. Ai u be drejtor, pa qene anetar i PS, sepse mori 50 mije euro per 250 vota te fisit te vet ne favor te Arben Frrokut. Toma iku por ka lene ltarin jashte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje