Hasan Halili: Blushi, një i papunë që shkruan hartime. S’kam kohë të merrem me të

7 Maj 2015, 10:01Politika TEMA

Kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili, thotë se nuk ka kohë të merret me akuzat e Ben Blushit.

Sipas tij, deputeti socialist është një i papunë që merret me hartime.

Mendoni se kam kohë të merrem me Ben Blushin?

Ben Blushi është një i papunë që shkruan hartime.

Jam shumë i zënë me punë që t’i jap përgjigje të papunit Ben Blushi.

Më akuzojnë ata që nuk bëjnë asgjë,” tha Halili për gazetën Sot.

Një një shkrim të dy ditëve më parë, Blushi ironizonte kalimin e eksponentëve të ndryshëm nga një parti, në tjetrën.

Ai merrte si shembull pikërisht Hasan Halilin./b.l

18 komente në “Hasan Halili: Blushi, një i papunë që shkruan hartime. S’kam kohë të merrem me të”

  1. ushtaraku says:

    eshte bere politika si merkato futbolli

    1. Kuksian says:

      Hasan Halili eshte shume i zene duke shpenzu milionat qe vodhi nga ujesjellesi i Kukesit qe nuk u ndertua kurre!

      Hasan Halili eshte kanceri i Kukesit!

  2. ushtaraku says:

    ska me bindje e ideale..thjesht ku me fut lopaten me marr lek

  3. IDEALIST says:

    Po mire mo deputeti i papune eshte?

    Kjo qe po ben nuk eshte pune?

    Po ti cpune ben mo se ma lojte lajthine fare.

  4. qaushi says:

    Hartimet e Blushit nuk jane te demshe si puna jote e palodhur qe shpernguli mijera banore te zhgenjyer ne Gjermani! Hasan Halilaj drejtimi i duhur – GJERMANIA

  5. PUNA E PUSHTETARIT says:

    Hasan Pusht etari eshte i zene me Punen,
    SI TE QENDROJE GJITHNJE NE PUSHTET.

  6. muço says:

    Mirë e ka Halili! Kot i fillon mbemri me Ha?Ai do të hajë me të dyja bullçitë. Ai do pushtet për të bërë para dhe jo për Kukësin e kuksianët. Populli po e le Kukësin se ka të tillë push-etarë. Halili është si Nastradini: u jep të drejtë të gjithëve. Është qejfpaprishur e punë pagoditur!Ai është një molusk i infektuar nga pusht-eti!

  7. mitro says:

    Ky me c’kam lexuar eshte biznesmen i madh,ci duhet ai post bashkiak me nje page nen 1000000(te vjetra)?Sic duket politika te sjell te ardhura shume me teper se cdo biznes,dhe jo vetem kaq por te ben dhe te paprekshem.

  8. Arbnor Drenaj says:

    Nese eshte personi me i padeshiruar per Kukesin, ky eshte Hasan Halili.Une jam kuksian.Falenderoj korçarin Ben Blushi per kete te mire qe u ka ba kuksianeve duke ju heqe lepurin prej barku.Sa per dijeni nuk ka shtet se Hasani e ka vendin prapa grilave.Por po te ishte gjalle pantollgjeri(Enver Hoxha) Hasani do denohej me denim me vdekje, ekzekutim varje ne litar per demet qe i ka shkaktuar popullit te Kukesit prej me shume se 15 vjeteve

  9. Rilindja says:

    HASONI i Kukesit…TURPI I EDI RAMES DHE RILINDJES.

  10. filani says:

    O gazetare injorante… Ne pankarte e ka Halilaj e ju i thoni Halili. Ah te mjere qe jeni, mire ua bejne qe s’ju paguajne.

  11. Taras says:

    Ore 2 h, po çje ti para Blushit.Ti je nje futbollist ne merkato,kush paguan me shume.Jepi vellajo se mire e ke te degjojne dhe te tjeret.Ai i “papuni” nese s’ka te drejte s’kishe pse mereshe dhe ti. Po puna eshte se i “papuni” eshte ne kohe te plote ne pune ndersa ti je me kohe te pjsshme si shume te tjere qe heshtin dhe rine e marin rrogen si puna jote.

  12. xxl says:

    Ore kur kuksiani nuk punon per kuksin fajin kush e ka? E pra ne shqiptaret duhet te mesohemi ta duam vendin te punojm per te miren e tij. Nqs sndodh kshu se sbesoj te ndodhi ndonjehere,se mentaliteti fahatit te len mbrapa.

  13. krokodili says:

    o Hasan, “hasane” si puna jote qe kalojne nga nje parti ne tjetren sa here qe fryn era dhe qe gjithe jeten e tyre nuk e kane lexuar dy rrjeshta leter ka sa te duash.

  14. shoku " Shpati " says:

    Ore ky Hasani , do kandidoje per Bashkine apo per Kryetar i Komitetit Ekzekutiv ???

  15. vlera e vertete says:

    o cane blej nje gazete sot dhe lexo pasurite qe kane ata te qeverise, vetem te deklaruar.
    uroj te fitosh,
    por keto pasuri qe kane keta = me gjakun e pensionisteve

  16. MAJAKOVSKI says:

    O Cane nuk je i zene por nuk ke kapacitet qe ti pergjigjesh Ben Blushit. Dhe kush del e flet ti apo Sadria abazi. Ben Blushi nuk ka ngene te merret me ju. Ai po merret me fenomenet apo fenomenin “hasanizimin” e pushtetit

  17. Patriot says:

    E turpshme dhe me teper ajo cka po na degjojne veshet….!! Nje qelbesire e Berishes qe na luftoi 8 vjet me radhe ne Socialisteve guzon te tallet me nje nga Socialistet me te spikatur (me gjithe kontradiktat qe nxit brenda PS). Ku jeni more SHOKE,mos valle ju eshte bere gjaku uje dhe nuk ju ben pershtypje qe Funderrinat e Berishes Rames Metes jane bere nje dhe po na marrin zvarre mundin dhe gjakun tone. Cohuni more se eshte katrahure kjo qe po ndodh ne Partine tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje