Zbardhen pasuritë e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika dhe kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Në deklaratat e pasurive të dorëzuara për vitin 2014 në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, pasqyrohen investimet e kreut të SHISH- it në fonde pensionesh në Kanada, por dhe ivestimet në bankat shqiptare.
Ndërkohë që kryeprokurori regjistron 1.5 milionë lekë kursime, shkruan Shekulli.
Kreu i SHISH-it gjatë vitit 2014 ka përfituar 5470,21 dollarë kanadezë nga investimi në fondin e pensioneve të kompanive “IQOR” dhe “RRSP – RBC Direct Investing Inc”, në Kanada, ndërkohë që ka humbur 9104,9 dollarë amerikanë nga investimi në kompanitë “RRSP-RBC Direct Investing Inc” dhe “TFSA-RBC Direct Investing Inc”.
Në total nga këto investime duket se kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror ka dalë me humbje me rreth rreth 4500 dollarë amerikanë. Ndërkohë që të ardhurat e Visho Ajazi Likës janë shtuar me 25 mijë lekë edhe nga fondi i “Raiffeisen Prestigje”.
Të ardhura të tjera të regjistruara prej tij, janë ato nga paga e siguruar nga detyra si kreu i shërbimit sekret, por dhe nga të qenit anëtar në komisionin e vlerësimit të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI).
Në listën e detyrimeve regjistrohet një kredi 5 milionë lekësh për blerjen e një apartamenti, ndërsa e bija rezulton pa punë nga gushti i vitit 2013.
Për kryeprokurorin Lalla, të ardhurat janë siguruar nga paga e tij dhe e bashkëshortes, e cila punon si përgjegjëse në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, si edhe nga dhënia me qira e një banese.
Sipas llogaritjeve, duket se kryeprokurori ka qenë mjaft kursimtar për vitin 2014, duke shtuar 1.5 milionë lekë si gjendje “cash”.
Aman .. JU LUTEMI MOS TALLNI BYTHEN ME NE !!!!!!!!!!!
Vetem nje dreke i shkon Llalles 600-700 mije lek .. Na hapet barkun..
A keni ndonje lajm tjeter per ne? A mund te na thoni se cfare po behet me Gjirin Persik? ose ndonje lajme per pjeshkat..?
hahahahahahahahah
Respekt
kujtoni se beson njeri perrallat qe deklarojne?
Te nderuar kapo te institucioneve , populli nuk ju do te varfer perkundrazi ju do te jeni ne gjendje te mire ekonomike qe te jetoni mire dhe te arsimoni femijet mire . Mos u ngaterroni ne lojen pa krye te te varfrit . I varfer nuk do te thote qe je burre i mire . Te pakten permbysni raportet , punoni 80 % per shtetin dhe 20 % per vete dhe do jeni njerzit me te respektuar !