KQZ zyrtarizon kandidaturën e Gjergj Bojaxhi pas verifikimit të firmave

6 Maj 2015, 18:57Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kandidaturën e Gjergj Bojaxhiut.

Ai zyrtarizohet si kandidat i pavarur pas dorëzimit të firmave nga qytetarët në KQZ..

Detyrimi ligjor për hyrjen në garë të një kandidati të pavarur për kryetar bashkie, është 6100 firma.

Një javë më parë kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi dorëzoi në KQZ 13 688 firma të qytetarëve, më shumë se dyfishin e kërkuar, të cilët e mbështesin në  garën për Bashkinë e Tiranës./j.h

 

 

 

6 komente në “KQZ zyrtarizon kandidaturën e Gjergj Bojaxhi pas verifikimit të firmave”

  1. daf says:

    Je i vetmi qe meriton voten. Besoj zgjedhja e njerzve pa interes eshte mes bojkotit dhe votes per Z. Bojaxhi. Te tjeret jane llumi i perhershem

  2. diana says:

    Suksese Z. Gjergj Bojaxhi,po i kalon te gjitha hallkat me sukses.Shumica do te jete me ty.

  3. Leone says:

    E sigurt do te jete fitoja per z.Bojaxhi, njerzit jane lodhur nga partite , po lodhen dhe me shume duke pare dhe keta kandidatet qe dalin perdite.Dhe na tregojne cdo dite nga nje perralle te re.

  4. toni says:

    Urime z. Bojaxhi. Ju uroj fitore

  5. mira says:

    Sa per dijeni, jane shume qytetare qe nuk kane dashur te japin karten e ID dhe emrin se jane ne administrate shteti por qe do te votojne Gjergjin.
    E kemi thene, Gjergji nuk eshte qelibar, dhe mire do ishte te mos zgjidhej e keqja me e vogel, por per momentin ky eshte luksi yne.
    Horrat qe kane zene per fyti shqiptaret duhet te marrin nje mesazh Nuk do dalin nga politika kur tju marre zoti jeten, por kur mashtrojne, genjejne vjedhin grabisin popullin e tyre. ( kur them popullin e tyre me tingellon absurde).

    Rilindja ka thyer zemren e shume – shume nga ata “1 miljon shuplakave”
    Nuk ka me votues tradicionale. Barbaret e saliut-po, por ata qe votuan rilindjen jane te civilizuar, me mend,me dinjitet, shumica te shkolluar dhe ta papune…
    Do votojne Gjergjin

  6. leka says:

    Gjrgji dhe mos te beje fushate , por duke ditur qe eshte i pakopromentueshem si dhe nje tiranas menaxher i shkelqyeshem , do te jete ne krye te bashkise se Tiranes.Une besoj se Bojaxhiu do te jete i pari kryebashkiak larg politikes dhe pro qytetarit. Tirana kerkon nje administrator te tille, mbas 23 vjetesh demokrature, qe basahkiaket e deritanishem me teper i sherbyen vetes dhe klanit bisnmesmen te tyre ne dem te tiranasve . Urime Gjergj, se voten e tiranasve e meriton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje