Ekspertiza vërteton plotësisht se shkaqet e shpërthimeve te ndodhura ne zonën e Marinzes ne Fier kane ardhur nga veprimtaria e kompanisë “Bankers Petrolium”, e cila ka qene e papërgatitur si nga ana teknike ashtu edhe organizative per te përballuar situata te tille.
Ndërkohë uji i ujësjellësit te fshatit dhe i puseve është i papërdorshëm.
Këto janë përgjigjet qe kane mbërritur ne prokurori, nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Agjencia Kombëtare e Mjedisit si dhe Ministria e Shëndetësisë.
Keto institucione kane hartuar ekspertizën per ate qe ndodhi ne zonën e Marinzes dhe per pasojat qe vazhdojnë ende.
Prej një muaj nje grup prokuroresh te fierit janë duke hetuar lidhur me shpërthimin.
Krahas marrjes ne pyetje te administratoreve shqiptare dhe te huaj si dhe banoreve te fshatit ata u kishin dërguar shkresa zyrtare te gjitha agjencive per te përcaktuar saktësisht shkaqet dhe shkallen demit.
Ne përgjigjen e Agjencisë Kombëtare e Burimeve Natyrore thuhet nënkontraktoi i kompanisë Bankers Petroleum që kryen operacionet e shpimit, ka qenë i papërgatitur, si në aspektet teknike, ashtu edhe ato organizative, për të përballur raste të tilla.
Ndersa shërbimi gjeologjik shqiptar ka arritur ne përfundimin se shkaktare e fenomeneve të ndodhura është veprimtaria shfrytëzuese e naftës nga ana e kompanisë.
Nga ana tjetër Agjencia Kombëtare e Mjedisit deklaron se ndotja e ne zonën naftëmbajtëse ku ushtron aktivitetin Bankers Petrolium është shume e madhe me prani te gazrave te dëmshëm.
Vlera e matur e so2, krahasuar me normën e OBSHE tejkalon ne masën 56.1 %. Vlera e matur no2, krahasuar me normën e OBSHE tejkalon ne masën 49 %.
Edhe me shqetësuese është përgjigja e Ministrisë se Shëndetësisë, e cila e ka nxjerre te papërdorshme te gjitha burimet natyrore.
Uji i ujësjellësit të fshatit Marinëz nuk mund të përdoret për furnizim publik (pirje, përgatitje ushqimesh, higjienë personale), por vetëm për përdorim komunal, deri në përmbushjen e kërkesave të cilësisë së ujit, sipas standardit shqiptar në fuqi dhe direktivave të be-së. uji i puseve familjare është jashtë standardit, rekomandohet të mos përdoret.
Prokuroria ka nisur hetimet kryesisht, duke verifikuar praktikën që është ndjekur për hapjen e pusit të naftës, rregulloret që janë zbatuar dhe shumë faktorë të tjerë, te cilët sollën situatën e rëndë në rrugët dhe oborret e banesave në fshatin Marinzë rreth nje muaj me pare nga shpërthimi i gazit.
Kompania “Bankers Petrolium” akuzohet per “shkatërrimit të pronës” si dhe “ndotje të mjedisit dhe ujërave”.
Keto jane PERBINDESHAT qe pruri banditi Sali Berisha per te grabitur pasurite e shqiptareve dhe shkaterruar jeten e tyre ne menyre kriminale!
NCojeni ne GJYQ kompanine dhe sekuestroni te gjithe asetet e pasurite bankare e natyrore qe kane keta horra!
Sali Berisha edhe per kete rast duhet t’i jepet gjyqit!
CFARE PRISNI ME TE KERTE BERE ME KEQ Sali Berisha se sa ka bere deri me sot???
As HITLERI DHE MUSOLINI nuk kane bere me shume krime se sa ky MONSTER e qelbur!!!
Skandaloze ! Duhet qe prokuroria jone te kerkoje ndjekje penale per drejtuesit e kesaj firme. Se keta kane kryer krim ndaj pooullit tone dhe ndaj natyres
Këto nuk I solli Berisha. Berisha ka bërë me qindra krime po këtë e kemi peshqesh nga Fatos Nano. Kontrata me Bankers ligjërisht përkthehet që në rast dëmesh pagesa mund të bëhet nga Bankers. Nëse kjo e fundit nuk dëmshpërblehet atëhere dëmi mbulohet nga Albpetrol. Pra në fund në Strasburg Bankers fiton çështjen. Uh harrova Bankers sipas kontratës disa dekadash merr 99% të prodhimit ndërsa Albpetrol merr 1%. Nëse del “humbje” nuk paguan taksa. E pra rilindje po me monstra brenda. Një jashtëqitje është klasa jonë politike. Shkoni dhe hidhni votën gjith gëzim e hare.
Avash njehere o “arber”, se ja faturove Rilindjes edhe kontraten e Bankersit. ç’ hyn Nano dhe Berisha me Rilindjen e Edi Rames dhe Ilir Metes??? Apo mos ishte Iliri dhe Edi qe komandonin ne ate kohe.Nuk i ha kerkush ,keto o lum miku..Qelbesirat e Saliut. Si anes e anes edhe prap atje dilni..Rilindja ketu do rrije per shume kohe o mik , perderisa ne politiken tone ndonje alternative me te mire nuk ka..Luli me Saliun tuaj vetem nje vend kane , kur te japin llogari..Hajt tung pra
o niksi keta i solli Nano me Wesly Clark-un gjeneralin e NATO-s. Ca lidhje ka Saliu aty
filluan perpjekjet politike per te vene naften nen kontrollin e mafias se re ne pushtet…
C’fare nafte?!?! Ai vend verdalle s’mund te punohet me.. E ke idene c’fare demi eshte shkaktuar?!?!
cja fut pordhes.
Dora vet. Perpiqu te jetosh ne ate zone me familjen tende dhe leri politikat. Ose me mire vetem kalo njehere te vizitosh zonen per nje perjudhe te vogel per te pare nivelin e shkaterimit.
Keta shfrytezuesit Canadeze jane te mesuar me te
tilla komplikacione me pasoja katastrofike.
Rasti i tre viteve me pare me Shpimin ne Oqeanin
Pacifik,po keta shkaktuan nje ndotje te frikshme ne
Ujrat e oqeanit dhe per kete u gjobiten me miljarda dollare!
Bukur,po ne rastin Marinza perse zvarritemi duke
kerkuar gjoja procedura? Populli qe banone aty eshte ne
hall dhe nuk mund te presi deri sa tu fryhet komisioneve.
Turp nga ana tjeter per ate Prokurori te Fierit e cila
edhe pse ka kaluar mbi nje Muaj nga dita e demtimit ende
nuk ka arritur as ne gjysem te Procesit.
Populli po vuane.Ai nuk ka Uji.Ai nuk ka Qumesht per
femijen.Ai nukka me Toke qe ta punoje.Ai nuk po jetone i
qete ne Shtepine e vete dhe keta palo komisione
Prokurorira apo edhe vet Shteti e bejne jeten e tyre te
qete.Kjo nuk ka by…e ku te rri!
Jepni ore zgjidhje nje ore e me pare se ju ka vajtur ne palce…
atyre te gjoreve.
Mjere shqiptaret qe dalin e protestojne vetem kur i therrasin partite dhe nuk behen te gjalle kur nuk kane kushtet elementare per jetese normale…….keta te Bankersit e kane pare se shqiptaret jane popull pa ndergjegje qe reagojne vetem kur situata behet e padurueshme si tani prandaj kane vazhduar pa problem fare. Edhe kjo çudi eshte nje çudi qe do te harrohet pas 3 ditesh se vjen tjetra pastaj dhe do te merremi me tjetren e pas kesaj tjetra e keshtu pafundesisht qe nga 1990. Nje vend ku nuk funksionon asgje, ku qeveria ben sikur qeveris e popullsia ben sikur jeton…..ah harrova po jetojne neper bote 1/3 e popullsise. Po te besh nje klasifikim boteror nuk e teproj po te them se jemi kombi qe ka emigruar me shume dhe mbajme vendin e pare ne bote. Nuk njoh popull tjeter si ne qe ikin masivisht, edhe nese popuj te tjere ne dukje mund te duken shume qe ikin po te marresh popullsine e tyre do te shohim se eshte nje perqindje shume e vogel e popullsise ne krahasim me 1/3 e popullsise tone. Turp i madh per nje vend evropian ne shekullin e 21, turp i papare….kjo tregon se me te vertete jemi popull i deshtuar, nuk po drejtohemi dot 3 milion banore, ça te thuash me teper….
asgje konkrete Gazeta Tema thjesh po i mban Rilindasit me shkum
Titulli nuk ka lidhje me ate qe eshte shkrojtur
Ekspertiza fundoste Bankers petrolium ,….neqoftese masat ishin vendosur po
Por ketu nuk shikoj asgje keto jane mendime te ca palo prekuroreve medioker Shqiptare
Prit kur te te sulet Bankers me avokatet e vet ate here dhe ti si Gazet e harron emrin Bankers
Jo per naj gje po ta ndalon Rama
kjo ne marinze eshte me keq se gerdeci, se aty iku kodra dhe humben jeten 27 vete mos gabohem dhe qindra te tjere te shokuar nga ajo ndodhi, por ketu eshte helmur gjithe ajo meter katror toke edhe sa qindra banore te tjere jane helmur dhe i rrezikohet jeta ne te ardhmen. Plus kjo toke nuk e di sa vite do i duhet te reabilitohet.
Duhen arestuar menjehere se ndryshe ja hedhin bythes
Bankersi te largohet nje ore e me pare nga shqiperia dhe ai qe e solli te gjykohet per tradhti ndaj atdheut,nafta eshte PASURI E KOMBIT SHQIPTAR AJO DUHET TE NXIRRET-PERDORET NGA POPULLI SHQIPTAR PER NEVOJAT E VETA,,CDO GJE TJETER ESHTE TRADHETI KOMBETARE…
Krimi i madh antikombetar eshte qe shitja e vendburimeve te naftes. Ne asnje vend te botes nuk shiten vendburimet e naftes qe jane ne prodhim por jepenme qira per kerkim me perqindje zonat e pa zbuluara.Kontartat e para i kemi bere te tilla. Me ardhjen e PD ne pushtet ndodhen katastrofa qe sa keni filluar ti degjoni. Ka shume gjera qe do ti merrni vesh me kalimin e kohes. Klasa politike ne Shqiperi sponsorizohet nga armiqte tane shekullor, populli i “voton”. Me pikon gjak nga zemra per vendin tim ku kam lindur, rritur, edukuar, punova mbi njezet vjete ne industrine e naftes dhe tani e trajtojne ate vend me keq se vendet e varfra Afrikane, nga te gjitha pikpamjet. Industria e naftes kishte shkencetare te talentuar dhe me nje trajtim dinjitoz te tyre dhe te pasurive qe ka ai vend nuk do ndodhnin ato qe po ndodhin. Ne krye te pales Shqipetare te Industrise se naftes eshte nje fare Loni qe nuk e perfillte askush as si profesionis as si njeri serioz. Merret me mend se cfare mund te pritet nga ky person. Ne fier qarkullojne opinione se eshte njeri i zoti sepse paska bere miliona, kete vleresim bejne ne Shqiperi sot, sa pasuri ka dhe jo se si i ka bere> Po ja u them une qe e njoh mire, i ka bere duke shkelur mbi djersen dhe gjakun e gjithe banoreve qe jetojne ne keto zona me aktivitet te kesaj kompanie “Bankers Petroleum”. Ka bere spekulime kriminale me gjithe drejtuesit e kompanise Canadeze dhe drejtuesit kryesore te Ministrise qe kane firmosur ato kontrara monstruoze. Ata kane emra dhe une u di kush jane dhe gjithe Fieri i di dhe i njeh me emra. Shushunjat po i pijne gjakun atij kombi. Ai popull nga shiu i komunizmit po perjeton bresherin e demo…kratices.
Nuk ka qene kompania e shpimit e pa pergatitur per shpimin e puseve ne Marinez, por eshte strategjia e Bankersit qe kerkon te kryej punime ne kete Vb me kosto sa me te ulet. Bej cudi qe te gjithe diskutojne aspektin teknik pse ndodhi shperthimi, ate le t’a analyzoj vete bankers petroleum. Qeveria shqiptare dhe Ministria perkatese dhe Albpetroli te shikojn thyerjen e pikave teknike te nenshkruara ne kontrat qe jane:
Shfrytezimi barbar I Vb qe e ka cuar ne kete situate kaq te rende.
Mos raportimi I saket I te dhenave te shfrytezimit (qe eshte korrupsion dhe vjedhja e pasurise kombetare).
Ndotja e e rende e ambientit dhe ujrave nentokesor, shkaterrimi I prones private dhe shteterore.
Bazuar ne keto qeveria te vleresoj demin dhe te gjobisi kompanine per te gjitha keto shkelje te renda. Gjithashtu qeveria duhet te filloj procedurat per te pezulluar kete kontrate. Gjerat e tjera dhe rruga qe po ndiqet nga ana e shtetit, ministrise dhe albpetrolit jane justifikime qe ja dhe ne nuk po rrime duarkryq. Te vrojtuarit ne kete menyre I japing kompanise me shume liri veprimi dhe indirect I thone asaj qe vazhdo dhe heren tjeter mos lejo me te ndodhin gjera te tilla.
Mblidhni mendjen zotrinj, kjo eshte pasuria jone kombetare dhe shteti eshte zot dhe jo kompania. Kompanise I eshte dhene kjo pasuri per ta operuar ne baze te te gjitha rregullave dhe ne radhe te pare, shfrytezimin optimal te Vb, ruajtjen e ambientit dhe te nentokes.
Nuk ishte me I madh demi ne Golfin e Meksikes, por BP atje po paguan qimet e kokes edhe per gjera me te vogla. Gjoba qe I ka vene shteti eshte marramendese.
Gjithashtu konkluzionet teknike te dhena nga agjensia e mejdisit, ministria dhe sherbimi gjeologjik jane shume te thata, ato duhet te jene te forta dhe ti thone shtetit qe ky deme eshte I pa riparushem dhe kjo kompani nuk eshte e specializuar te operoj kete Vb prandaj duhet te prishet kjo kontrate.
Me keto konkluzione, kjo kompani do t’a shfrytezoj kete pasuri deri sa nuk e kenaq me fitimi, pra deri sa te iki vete se nga shteti shqiptar nuk e gjene gje.
A. Pyka-Gjeolog
“fundosen” lesh…ato po zhdukin nje popullate te tere keto gjoja nxjerrin ca statistika te nivelit te squfurit sikur nuk dihej qe ishin mbi nivelin e lejuar…futja kot
Ekspertiza fundos Banker’s, ndersa banker’s po fundos njerzit nje here e mire ne dhe.
Ore shyqyr qw tw pakten ujin do tja bien me helikopter,por duhet qe nga ai uje te pijne ministrat dhe Bankers,cdo behet me popullin dhe bagetine,apo mbasi te vdesin dhe semuren te gjithe do ti japin ca para,kriminele te popullit tuaj,ju duhet te kapeni per bythe dhe ne burg,por tani Rama dhe Berisha merren me zgjedhjete hajduteve,mjere ai popull qe nuk behet zot i vehtes,atje asgje nuk mbin me.gje e gjalle jo,te ishte Hoxha ku do te futeshin hajdutet dhe rrugacet,eshte vone ,vone.krimbi ka hyre ne palce dhe ska shpetim.Te vjen per te qeshur ku do te shkoje ai popull,nafta eshte shume e mire por eshte e zeze.
Me vjen shume keq per popullin e Marinxes,ka ngelur si refugjat ne toke te tyre.
Eshte rasti me i mire per te prishur kontraten skllaveruese me kompanin Bankers Petroleum, e cila vetem ne dy vitet e fundit i ka grabitur Shqiperise me shume se 1 milion dollarte amerikane ne dite!!!!. Asnje gjykate nuk mund ta denoje Shqiperine, sepse kjo kompani ka bere shkelje shume te renda te kontrates. Pse nuk e prish kontraten qeveria e “Rilindjes”? Sepse, sikurse qeveria “Berisha”, jane pjestare ne grabitje. Deklarimi, se prishja e kontrates shoqerohet me gjoba te renda ne demin tone, eshte mashtrim. Keto deklarata behen per te justifikuar mos prishjen e kontratave skllaveruese. Pse nuk prishen? Arsyeja tjeter eshte se qeveria “Rama” do te vazhdoje me shitjen dhe grabitjen e pasurise kombetare. Popull dele….