Paloka: Prokuroria të hetojë udhëzimet e Ramës drejtuar drejtorëve në Shkodër për zgjedhjet

6 Maj 2015, 15:41Politika TEMA

Partia Demokratike e konsideroi si një skandal deklaratën e bërë nga Kryeministri Edi Rama në takimin me strukturat e PS-së në Shkodër, ndërsa i kërkoi Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet.

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka tha se dyshja Rama-Meta po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet e 21 Qershorit, por do të përballen me reagimin e ashpër të shqiptarëve.

Kryeministri Rama është kapur dhe një herë në flagrancë duke shkelur ligjin. Një tjetër skandal i është shtuar vargut të gjatë të skandaleve të dyshes Rama-Meta që prej dy vjetësh po sundojnë shqiptarët duke dhunuar hapur të drejtat e tyre nëpërmjet shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës.

Në një material të bërë publik dje, kryeministri Rama, gjatë një takimi me struktura të Partisë Socialiste dhe drejtues të administratës shtetërore, urdhëron qartazi angazhimin e drejtorëve të administratës në marrjen e votave për kandidatët e maxhorancës parlamentare.

Sipas Ramës, çdo drejtor jo vetëm duhet të marrë nën përgjegjësi disa qendra votimi, por nën përgjegjësinë e tij personale duhet të deklarojë ”me letër”- siç urdhëron Rama, se sa vota gjenden për maxhorancën në secilën kuti.

Ky është një skandal që tregon qartazi se sa keq janë zhytur në llumin e antiligjit kryeministri dhe i dyti i tij Meta. Edhe vetë reagimet e këtyre të dyve pas denoncimit të skandalit, tregojnë qartazi jo vetëm implikimin e tyre në këtë aferë të ndyrë por edhe tentativat e dështuara për të fshehur të vërtetën.

Meta, i cili pranon se ka qenë i pranishëm në takim, si specialist i afirmuar tashmë për afera të tilla, fillimisht e quan atë “montazh” dhe menjëherë pas kësaj pranon që në takim ka patur drejtorë të administratës, por që janë pjesë e strukturave të partisë.

Në anën tjetër në “përgënjeshtrimin” e Ramës flitet për ”drejtorë fushate” e jo drejtorë administrate.

Atëherë kë të besojmë nga dyshja, Metën që pranon se ka patur drejtorë administrate, apo Ramën që flet për drejtorë fushate?

Të dy e dinë mirë se abuzimi dhe përfshirja e administratës qoftë dhe në fushatë, është shkelje e ligjit.

Po a mbeten vetëm këtu urdhrat e Ramës për drejtorët?

Çdo të thotë që drejtorët duhet të marrin “nën përgjegjësi personale” çdo kuti votimi?

Mos flitet për blerje votash? Mos drejtorët me paratë e korrupsionit duhet të blejnë votat në kutitë për të cilat mbajnë përgjegjësi?

Çdo të thotë që secili prej tyre duhet të dijë se sa vota ka në çdo kuti për PS-LSI?

Si mund të dijë një drejtor administrate se sa vota janë në një kuti votimi pa filluar ende votimi?

Duket qartazi se Rama dhe Meta edhe këtë herë, më shumë se çdo herë tjetër, të bindur se do të përballen me revoltën e shqiptarëve në kutitë e votimit, me dëshpërim po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë menjëherë mbi këtë skandal.

OSBE dhe ODIHR të marrin menjëherë në shqyrtim dhe të marrin masa për të analizuar këtë skandal me shkeljen e ligjit dhe Kodit Zgjedhor”, theksoi Paloka.

 

19 komente në “Paloka: Prokuroria të hetojë udhëzimet e Ramës drejtuar drejtorëve në Shkodër për zgjedhjet”

  1. ESATI says:

    foli prap ky qe se merr parasysh as partia e vet… ka ikur koha e berishes kur kerkohej qe zgjedhjet manipuloheshin,,, qytetaria e tregoi forcen e vertet te saj ne 23 qershor

    1. hena says:

      edhe nehere pd istat bajn mashtrime ma shum se askush tjeter,, nga kjo del qe dallaveret e ketyre skane te mbaruar aq me teper kur akuzpjne kryeministrin e vendit te tyre pa apsur asnje prove te faktuar po hec se i dime budalliqet qe beni ju

      1. cufo says:

        po s’ka nevoje hic rama per fushat nga drejtorat, se i ka vu ne rreshtore ne pune keto 2 vjet dhe kane bo aq pune sa s’eshte bo ne 23 vjet e kjo eshte fushata me e ndershme ndonjehere. Gjithe qeveria ka punu dite nate per te nxjerr vendin nga gremina, e kete e shohin te gjithe shqiptaret.

        1. kreuza says:

          si nuk u lodhen me shpifje e sajesa nga me banalet, gjithe kohes mendojne vetem si te sulmojne e te ulin punen e qeverise, per tu dukur me te mire vete, si nuk mendojne te ndertojne nje strategji si te punojme me mire per kete vend.

  2. keno says:

    TI HETOHU VET I PARI O SHOKU SE JE SUPER PIJANEC

  3. Renata says:

    po paloqja per cfare e ka fjalen se nuk po e kuptojm per profesionin e ri te saliut montazhier i mashtrime pa kufij

  4. Denisa says:

    se mos ju ndodh si puna taksixhiut me aktivistin qe ngaterruat!

    1. alvi says:

      iku kjo lloj menyre e te marrit vota o Paloka me shoke

      1. niku says:

        njerezit i votjne se i kane merituar votat tona seshte nevoja qe te urdheroje Rama njeri per votat sic benit ju

  5. toni says:

    cfare ti hetosh asaj videos ajo mund te jete edhe e montuar apo e manipuluar nga te tjere pikerisht per te ulur punen dhe prishur imazhin e qeverise tani para zgjedhjeve

    1. boni says:

      si nuk i late njehere keto pune por kush ja u merr ju per mashtrime fushatash dhe zgjedhjesh ju jeni mjeshtra mos e ngaterroni kryeministrine se nuk merret ai me kesisoj dallaveresh

      1. marsi says:

        nuk ngeli rama te japi urdhra te ketij lloji se kandiadtet qe ka zgjedh i ka te sakte dhe te zote nuk ngeli te kerkoje te tilla gjerash nga drejtore e drejtoresha pastaj video nuk provon asgje mund te jete edhe e manipuluar

        1. dori says:

          a do e hetojne thuaj se jane po ata prokurore te korruptuar dhe te politizuar qe late ju si ish qeveria e skandaleve

          1. ani says:

            po te tregohemi realist manipuluesit e zgjedhjeve ne kete rast eshte partia demokratike me ralizimin e ketyre videove te manipuluar pasi nuk ka mundesi te tjera per te fituar dhe sajon te tilla filma per te mashtruar opinionin publik

  6. Elma says:

    aman po dhe sikur te jete e vertete pse beni kot ju te pd-se ,,, ju ristanit qe ju dha zgjedhjet ne tavoline ne 2011 e ngitet ne detyre dhe i siguruat mandat deputeti dhe e promovoni brenda partise ,,, e te dilni tani te beni moral per gjera qe vete nuk i bete kurre apo i bete shume keq epo kjo eshte e tepert mendoj un.

  7. likja i lsi says:

    Me duket se berisha ka patur njohje me nenen e ketij thuthuqit.

  8. mery says:

    Ju ka kap paniku i humbjes se zgjedhjeve, se e dini qe jeni deshtake dhe tani sajoni lloj lloj montazhesh foto e video per te hedhur balte, si gjithmone. Po ikni ore, beni naj pune ne Bashkine e Tiranes dhe aq dite qe ju kane ngel te mbaheni mend se bete te paktn nje gje.

    1. bla bla bla says:

      e sa gjera ka hetu prokuroria, por kur aty jane njerz te vene nga ju, te manipulum nga ju, nuk ka per te pas najhere transparence dhe zbardhje te ceshtjeve, ne perfundim del rezultati qe doni ju.
      ka ik koha kur perdoreshin njerezit per fushata, sic keni pas bo ju, kjo qeveri as ka nevoje per fushate, se ka punu keto 2 vjet sa per 20 fushata bashke.

  9. kaqi i zi antikomunist says:

    Fitorja e te majtes do jete derrmuese or thuthuq.Bili ,duhet te na falenderoni se me humbjen qe do pesoni do ju rikthejme ne krye te pedes ,mumjen ,carin sal.Ate meritoni se ai eshte me i zgjuari nga ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje