KVV vlerëson udhëzimin e Ramës: Prokuroria të hetojë veprat penale që kanë lidhje me zgjedhjet

6 Maj 2015, 15:59Politika TEMA

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë vlerëson urdhrin e Kryeministrit Edi Rama për ndalim të vënies së mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme publike, në përdorim të subjekteve zgjedhore për Zgjedhjet e Organeve të Pushtetit Vendor të datës 21 Qershor 2015.

Gjithashtu KVV i tërheq vëmendjen Prokurorit të Përgjithshëm, që të nxisë dhe udhëzojë prokurorët, që të vlerësojnë me seriozitetin maksimal çdo shfaqje të veprave penale lidhur me zgjedhjet, si dhe të vihen në lëvizje ndaj çdo denoncimi publik që mund të transmetohet në media veçanërisht gjatë fushatës elektorale (por jo vetëm atëherë),  pasi legjislacioni shqiptar është i mjaftueshëm për të dënuar çdo shfaqje që imponon apo rrezikon vullnetin e zgjedhësve.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë shpreh kështu përmes një deklarate për mediat konsideratat e tij në lidhje me disa aspekte që duhen marrë parasysh nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe aktorëve politikë në procesin zgjedhor.

KVV deklaron se është e paligjshme zhvillimi i parakohshëm i fushatës prej kandidatëve dhe mbështetja për ta nga zyrtarë të lartë të qeverisë, bashkive apo deputetëve të kuvendit.

KVV u ka bërë thirrje partive politike të respektojnë rigorozisht afatin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor për kryerjen e fushatës elektorale prej datës 22 Maj deri më datën 19 Qershor 2015.

“Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë përgëzon dhe mbështet fort Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me deklarimin e bërë publik dje se KQZ angazhohet të ushtrojë në mënyrë të plotë kompetencat që i jep ligji, duke marrë masa ndaj subjekteve elektorale, nëse ato do të kryejnë fushatë elektorale përpara datës së fillimit zyrtar të saj, si edhe ndaj mediave nëse ato do të transmetojnë këto fushata përpara datës 22 maj, kur edhe fillon zyrtarisht periudha e fushatës elektorale”,thuhet në deklaratë.

6 komente në “KVV vlerëson udhëzimin e Ramës: Prokuroria të hetojë veprat penale që kanë lidhje me zgjedhjet”

  1. gonxhe says:

    Vertet eshte per tu vlersuar qe forma e qeverisjes po ndryshon njehere e mire, qe fondet dhe te mirat publike te perdoren per sherbime me te mira per popullin e jo per interesa politike te pushtetareve.

    1. arjon says:

      Ka ikur koha ku cdo gje ishte rrumpalle e cdo qeveritar bente cte donte, ka ikur koha kur politika ishte vetem per te perfitu e per tu pasuru politikanet, tani eshte koha qe cdo e mire e perbashket te perdoret drejt e me transparence.

      1. olalaaa says:

        Tani mbetet ne dore te prokurorise te hetoje e te tregoje sa injorante ka aty, sa te paafte, te politizum qe sherbejne si vegel e saliut dhe pd-se, e te shohim cdo ndrisin. Rama si perhere, eshte i madh dhe ka per te drejtu ket vend sa te doje se kemi per ta mbeshtet pa kushte, se vetem ai mund ta beje kete vend.

  2. Antos says:

    PO si merr guximin kryeministri i Shqiperise , je kerkoje manipulimin e zgjedhjeve …Po ky Ramgjati duhet u zhduk nje dite e me pare …

  3. Nuk bene Rama manipulime p militante por beson saliun qe vetem poshtersira e vjedhje vote ka bere ka mbajtur pushtetin e vjedhur,ajo kohe ka mbaruar dhe nocioni vjedhje nuk ekziston me kete qeveri mos u lodhni kote duke besuar atin shpirteror tuajin sali kriminelin qe vetem prapsira bene per pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje