"Ne kemi leje për të vrarë këdo, edhe nëse ngre flamurin e bardhë"

6 Maj 2015, 18:06Politika TEMA

“… Ndonjëherë kemi hedhur një shtëpi në erë, sepse aty mund të kishte bomba të fshehura. Në fund pothuajse e hodhëm tërë lagje në erë ….” Një dëshmi anonime e një ushtari izraelit, i cili ishte në Rripin e Gazës në verën e vitit 2014 për të luftuar kundër Hamasit. Kurse një tjetër i përshkruan ngjarjet në front kështu:

“Në një zonë lufte nuk ka asnjë njeri që nuk është i përfshirë në një farë mënyre. Gjithçka brenda (Rripit të Gazës) është një kërcënim: Edhe në qoftë se dikush ngre lart një flamur të bardhë dhe bërtet ‘dorëzohem ‘- ai konsiderohet si kërcënim dhe ne kemi lejen për ta vrarë. ”

Këto dëshmi janë pjesë e një botimi të ri të organizatës izraelite “Thyerja e heshtjes” (“Breaking the Silence”). Nën titullin “Si kemi luftuar në Gaza” 60 ushtarë të njësive dhe gradave të ndryshme përshkruajnë, se si i kanë përjetuan luftimet në Rripin e Gazës. Dëshmitë, shkruan organizata, paraqesin “një pamje shqetësuese të ushtrisë izraelite, që ka dhënë urdhër për të qëlluar (pa dallime)” dhe “ka devijuar në mënyrë drastike nga standardet e saj të mëparshme të veprimit.”

Kjo ka çuar në shumë viktimave civile në radhët e palestinezëve. “Ne mendojmë se është e rëndësishme që në shoqërinë tonë të nisë një debat”, thotë Avihai Stollar, që kryeson ekipin hulumtues të organizatës.

“Thyerja e heshtjes” është themeluar para rreth dhjetë vjetësh nga rezervistë dhe ushtarë. Që atëherë, ajo dokumenton veprimet e ushtrisë izraelite në bazë të dëshmive nga ana e ish-ushtarëve. Gjatë luftës së fundit në Gaza, e cila filloi në korrik 2014 u vranë më shumë se 2.100 palestinezë. Numri i saktë i civilëve të vrarë është ende i paqartë. Sipas OKB-së ai shkon në më shumë se 1,400 civilë, mes tyre dhe të paktën 500 fëmijë vdiqën. Mijëra të tjerë janë plagosën. Pala izraelite flet për 66 ushtarë dhe gjashtë civilë të vrarë.

Procedurë e diskutueshme

“Gjithëkush në Izrael thotë se ushtria jonë ka standarde të larta morale”, thotë Avihai Stollar. Gjatë operacionit ushtarak “Protective Edge” zëdhënësi i ushtrisë dhe qeveria kanë krijuar gjithmonë përshtypjen se është bërë çdo gjë e mundshme për të shmangur viktimat civile në radhët e palestinezëve. “Për fat të keq, publiku izraelit nuk ka asnjë ide se si ishin udhëzimet dhe se sa joproporcionale ishin urdhërat për të hapur zjarr”, thotë 32-vjeçari, i cili vetë ka shërbyer më parë në ushtri. Gjatë luftës së Gazës 2008/09 ka pasur urdhëra të ngjashme, por me çdo operacion të ri ushtarak vija e kuqe tejkalohet më tej.

Ushtria izraelite i mohon akuzat. Ish-komandant i njësive të stacionuara në jug i quan akuzat si “të rreme” dhe “fyese”. “IDF-ja akuzuar në mënyrë të gabuar si vrasëse” tha Zvi Fogel në radion e ushtrisë izraelite. Nëse ka pasur krime, ato do të hetohen brenda ushtrisë.

Paralajmërimet për evakuim ishin të pamjaftueshme

“Ushtria ka marrë masa parandaluese për ta paralajmëruar popullatën palestineze nga sulmet dhe u ka kërkuar atyre që të largohen nga zona. Ata kanë shpërndarë fletëvolante dhe u kanë dërguar edhe sms familjeve të prekura”, thotë Michael Sfard, avokat dhe këshilltar i organizatës “Thyerja e heshtjes “. “Por kjo nuk do të thotë se për këtë arsye duhet hequr dorë nga bërja e dallimit midis civilëve dhe luftëtarëve. Ka pasur njerëz të cilët nuk kanë mundut të largohen për arsye të ndryshme.”

Reagimi i parë i ushtrisë izraelite erdhi para botimit. Ushtria ndjehet e detyruar, thuhet në të, që të hetojë dhe shqyrtojë “çdo akuzë nga organizatat, mediat dhe nga zyrtarët në lidhje me qëndrimin e ushtrisë.” Por “Thyerja e heshtjes” nuk ka paraqitur as ndonjë provë dhe as dëshmi okulare para publikimit. Organizata e veteranëve e hedh poshtë këtë akuzë. Në një deklaratë, thuhet se ata kishin kërkuar një takim me Shefin e Shtabit për t’i dorëzuar dëshmitë, por ky nuk u zhvillua.

18 komente në ““Ne kemi leje për të vrarë këdo, edhe nëse ngre flamurin e bardhë””

  1. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Mbeshtes Izralitet, flamuri i bardhe eshte i kote per te fituar terren per terrorizem.

    1. daf says:

      Terrorizmi shteteror si ky Izraelit, eshte kthyer ne mode qe kur SHBA filloi te esportoje “demokracine” ne Irak. Normale qe duduma si ti ka plot dhe u pelqen.

      1. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

        Ja edhe nje shqiptar islamik i konvertuar nga turku me dhune mbron terrorizmin islamik palestinez. Ato palestinezet nuk edhe njohin Kosoven si shtet, kurse ti mor gjyterim, mbron palestinezet. Shifesh se c’far mut shqiptari je.

        1. Wendy-B says:

          Dafi
          Po cfare flamur i bardhe. Islamiket e hamasit jane dinake, dorezohen e te vrasin mbas shpine. Si skutha , hedhin raketa mbi shkolla, ose hedhin ne ere ndonje autobuz me civila.
          Qe te evitohen viktimat midis civilave, palestinezet mos perkrahin Hamasin dhe te perdorin femijet dhe familjet e tyre si mburoja humane.

          1. leon says:

            Do jesh edhe ti ne pozitat e palestinezeve thjesht ki durim

        2. Flamur says:

          Ti cope muti me dy sy dhe pa zemer. Si ndiheshin Izrealitet ne kohen kur Gjermani I vriste pa dallim moshe. Ashtu ndihen sot populli Palestinez. Do te dija qfar do beje ti po te ishte midis atyre 500 femijve dhe femija yt. Kafshe dhe idiot.

  2. coli says:

    suksesi i popullit e qeverise IZRAELITE qendron se jane nje per te gjith e te gjith per nje e zbatim ligji dhe jo diskutim.

  3. GAMORI says:

    PO VRAVE DO TE VRASIN ; KY ESHTE FUNDI I VRASESIT

  4. Ledio says:

    Politike shteterore per te pastruar palestimezet. Jo se eshte i mire Hamasi, po mos na i shisni vrasjen e 500 femijeve si demokraci. Te ishte 20 vite me pare hajde se do ta hanim, po tani ka kamera edhe tel ne cdo cep. Per Israelin te rroje Franca edhe America qe i paisi me arme berthamore. E vetmja zgjidhje per palestinzet eshte te arsimohen edhe te bejne sa me shume femije. Nuk luftohen tanket e Israelit e gurre edhe llastiqe.

  5. taso kume says:

    GJERA qe dihen boterishte ,NETANJAHU kot nuk bene kualicjon me perfaqe
    suesin e koloneve te rinje NAFTALIN BENETIN,keta jo qe snjohin flamur te bardhe por nuk njohin regullat e humanizmit boteror qajne gjithe vitin me luften e dyte boterore per te mbuluar krimet e tyre .DHE kjo eshte nje arogance shtetrore qe ndimohet nga miqte tane AMERIKANE.

  6. gegetoske says:

    ……Edhe femije………edhe pleq e plaka ………..???????!!!!!!!!! komentues te qelbur! Ne vend te zemrave keni nje cope…. muti!

    1. isra hell says:

      ke te drejte vlla, por kuj te ja thuash se

  7. pro.... says:

    ..bota po shkaterrohet sipas rregullave çifute{qofsha gabim}dhe kudo qe jane ata ndodhin masakra ,ku ata luajne gjithnje rolin e viktimes..

  8. ups says:

    te gjithe 1 dite fo te korrin ate qe po mbjellin………

  9. Dodo says:

    Kudo njerez te cmendur !!!
    Bote e cmendur !!!

  10. CANI says:

    Nuke e di pse edhe sote po e denone HITLERIN per luften qe e ka zhvillue ku ushtria Izralite eshte shum ma e keqe se ushtria e Hitlerit ne ditet e sotme ,rrnoft Hitleri poshte Izraeli .

  11. LSN says:

    Free Palestine

  12. Alba says:

    Verberia dhe kafsheria e tyre pa ofenduar kafshet sepse jane me keq sa ta kjo dihet, ajo qe te vjen turp eshte prej ketyre psudokomentuesish qe mbeshtesin kriminalitetin e tyre dhe nga ana tjeter denoncojn vrasjet e tjera njerez te poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje