Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklarimeve të bëra nga Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka, ndërsa e cilëson atë një shpifës dhe sharës në detyrë.
Në reagimin e saj, PS thekson se Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë dhe as do të bëjë mbledhje me administratën për angazhimin e saj në fushatë, ndërsa shton se koha kur zhvilloheshin mbledhje të tilla ka përfunduar më 23 Qershor 2013
“Edi Paloka e ka detyrë partie të shpifi dhe shajë. Këtë ai e ka pranuar edhe vetë përpara gjykatës ku është i akuzuar për shpifje ndaj kryeministrit. Madje Edi Paloka u ka pohuar gjykatësve se shpifja është e drejtë e njeriut kur njeriu merret me politikë.
Duke e respektuar të drejtën e këtij njeriu, shtabi i fushatës elektorale të Partisë Socialiste nënvizon se kryetari i Partisë Socialiste, as nuk ka bërë dhe as nuk do të bëjë mbledhje me administratën për ta angazhuar atë në fushatën e PS duke përdorur detyrën e kryeministrit. E njëjta gjë vlen edhe për çdo ministër të qeverisë sonë.
Koha kur kjo ndodhte rëndom, ka vdekur në 23 qershor 2013.
Si kryeministër, Edi Rama ka urdhëruar që çdo anëtar i qeverisë, përfshi edhe atë vetë, t’i mbulojë me të ardhurat e veta çdo shtesë shpenzimesh karburanti gjatë periudhës së fushatës. Po ashtu, kryeministri ka bërë të qartë se nëse do të ketë raste mbylljeje shkollash apo nxjerrjeje të organizuar nga drejtoritë ose mësues të caktuar të nxënësve në aktivitete elektorale, ndëshkimi do të jetë i pashmangshëm për çdo person përgjegjës. E njëjta gjë vlen edhe për çdo abuzim të mundshëm me administratën të cilitdo që ka për qëllim të detyrojë punjosësit e shtetit të marrin pjesë në fushatë ose të votojnë me detyrim partinë në pushtet.
Koha kur kjo ndodhte rëndom ka vdekur në 23 qershor 2013.
Sa i takon shpifjes së radhës së Partisë Demokratike, përmes shpifësit profesionist Edi Paloka sot dhe shefit të tij Sali Berisha dje, sqarojmë edhe njëherë se çka përdoret si provë e ndonjë shkeljeje të etikës së kryetarit të Partisë Socialiste në raport me administratën është një trillim qesharak për këdo që e di se si është e organizuar makineria elektorale e Partisë Socialiste.
Kryetari i Partisë Socialiste bën mbledhjet që ka për detyrë të bëjë në çdo bashki me strukturat e partisë, ku flet pikërisht për organizimin e brendshëm dhe detyrat e çdo drejtori operacional apo përgjegjësi të zgjedhjeve lidhur me çdo qendër votimi. Në këto mbledhje marrin pa asnjë dyshim pjesë edhe anëtarë të PS që janë në role të caktuara drejtuese në administratë, ashtu sikundër besojmë se të njëjtën gjë bëjnë edhe ata që janë anëtarë të PD kur mblidhen strukturat e tyre. Njësoj si të tjerët, në fushatën elektorale këta individë kanë detyra dhe përgjegjësi konkrete për të nxitur pjesëmarrje si dhe përmirësuar rezultatet e fushatës zgjedhore.
Koha kur PD ishte shteti dhe shteti ishte PD ka vdekur edhe ajo në 23 qershor. Sot kush do aktivizohet gjatë fushatës me kë parti do dhe qeveria nuk merret me listat e atyre që shkojnë në takimet e PD për t’i pushuar nga puna në shtet. Edhe kjo kohë ka vdekur në 23 qershor.
Organizimi ynë është bërë prej kohësh bazuar mbi qendrat e votimit dhe mbi statistikat e çdo kutie votimi në vite. Por Edi Paloka dhe PD- ja e Saliut nuk kanë faj që kur flitet për kuti, mendojnë se flitet për vjedhje votash, pasi kutitë e votimit i kanë parë dhe trajtuar gjithnjë si mall për t’u vjedhur.
Koha e vjedhjes së votave dhe e mbushjes së kutive vdiq edhe ajo në 23 qershor 2013, falë betejës historike të Partisë Socialiste për të vendosur lirinë e zgjedhjeve në themelin e jetës politike shqiptare.
Edi Paloka dhe PD-ja e Saliut mund të vazhdojnë të shpifin sa të duan sepse jo vetëm nuk dinë asgjë tjetër, po edhe s’kanë asgjë tjetër për të bërë. Në 21 qershor do të marrim të gjithë përgjigjen që meritojmë nga zgjedhësit tanë dhe do të shohim se kush ka dhe kush nuk ka të drejtë në ato që bën apo në ato që thotë.
Edi Paloka dhe PD-ja e Saliut janë te ftuar miqësisht të sajonë ndonjë gjë me pak qesharake qe te na japin mundesine t’i marrim pak me seriozisht shpifjet e tyre”, thuhet në reagimin e PS.
JU Te rilindjes jeni me rrenacaket qe sju be me nena … Posi doni ta Mbuloni Djellin me shosh
kur te ben dhe paloqja te ndershmin….po ik o paloqe se edhe ti kelyshi i saliut je , shpifes me diplome si nuk i late njere mashtrimet dhe te mundoheni te jeni pak me te sinqerte se late nam
si nuk i lane njer rrenat keta kelyshet e saliut, mendjen vetem per shpifur e kane, po kur te ben dhe paloqja mo, qe sdi mire as shqipen, ca mund te presesh nga te tjeret pastaj…
te marresh akuza dhe nga nje nder kriminelet me te medhenj sot per sot ne shqiperi eshte qesharake, po paloqja as vete se di se ca flet, jo me te prese ta besojne te tjeret
po kjo eshte politika qe ndjek kjo opozite e deshtuar, ngaqe nuk ka kauze, vetem akuzon pa baze, sajon e shpif si e si te duken me pak te keqinj vete, sikur keta jane te kulluar dhe ne 8 vjet qeverisje e ndriten.
hej mor zot si spaskan fund me shpifjet dhe akuzat pa lidhje, deri me sot asgje nga keto qe kane thene s’ka rezultuar e vertete, te gjithe vetem shpifje, se s’kane asnje kauze, s’kane as program apo alternative per tu qeverisur, e bejne terr terr gjithe diten.
Thuthuqi e krimineli me i madh i te gjitha koherave
Sinqerisht eshte nje ulje shume e madhe qe te merresh me Paloken sepse ai nuk di te lidhe dy fjale. Turpi zotit eshte ky njeri.
Cdo gje qe kishte te bente ma Saliun dhe me kopilat e tij ka marre fund sepse populli i tha asaj qeverie ik sepse na ke zhgenjyer.
Te gjithe jemi koshiente qe reformat qe po ndermerr qeveria Rama.
Te beshe replika te tilla nga Selia Roze me duket pak si shume e ulet ! Paloka flet me fakte dhe ben apel! Si nuk eshte fakt zeri I incizuar dhe I bere public ! nqs nuk ka mbushje mendjesh Brenda partise PINK po ju them q eta mireni ramen dhe zogun e tij aty dhe te shikoni publikimin e plote te FCB I Berishes !
PALOKA SHPIF SE NE VIDEO NUK ISHTE ZERI I RAMES POR ISALIUT DIC I NJEJT ME ZERIN E RAMES HHAHAHA RILINDJA SI DUKET E KA NDIERE EREN E HUMBJES