Kryeministri Edi Rama ka prezantuar zyrtarisht së bashku me aleatin e tij Ilir Meta, kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, në Durrës Vangjush Dakon. Kryeministri Rama tha se Partia Demokratike i ka përdorur bashkitë për ti bërë luftë qeverisë, ndërsa në bashkitë e majta ka bllokuar projektet. Rama theksoi se në Durrës janë planifikuar në 18 muaj më shumë investime se 20 vjet.
“ Jam shumë i kënaqur sot që bashkë me kryetarin jemi në këtë takim për këtë rrugëtim të nisur vetëm 18 muaj më parë. Rrugëtimi që keni bërë me Vangjushin është më i gjatë se kaq, por për mua dhe shumë të tjerë, puna ka nisur realisht vetëm 18 muaj më parë, sepse për fat të keq, bashkitë e drejtuara nga socialistët, pala tjetër i ka konsideruar si kështjella për tu marrë. Me Durrësin ka ndodhur një rrethim nga të gjitha institucionet për ti zënë frymën. Qytetarët durrsakë e dinë mirë se çfarë beteje u bë për sheshin kryesor të Durrësit, një projekt që u bllokua me tërbim dhe faktikisht ai bllokim u kthye në bumerang në zgjedhjet e 23 qershorit ku aleanca jonë fitoi shumë bindshëm. Në 18 muaj ne kemi dhënë mbështetje për Durrësin, më shumë se 20 vjet të marra së bashku dhe e kemi mbajtur atë zotim për financimet që qeveria do jepte për Durrësin”, tha Rama.
Kryeministri deklaroi se vota e 23 qershorit nuk është votë politike dhe nuk ndryshon qeverinë por qytetin.
“Mundësia për të bërë më shumë është para nesh dhe tani që e kemi çuar në drejtimin e duhur, besoj se do kemi edhe një mbështetje më të madhe seç patëm 4 vjet më parë për Vangjushin. Këto nuk janë zgjedhje politike. Vota në këto zgjedhje nuk ndryshon asgjë në Tiranë, këto janë zgjidhje se çfarë do të bëhet për qytetin. Janë zgjedhje për të vendosur se sa përmes bashkëpunimit me qeverinë, Bashkia e Durrësit do të jetë në gjendje të stimulojë investimet private. Në këto zgjedhje realisht qytetarët që do të shkojnë të votojnë më 21 qershor do të zgjedhin një kryepunëtor dhe nuk do të vendosin ngjyrën politike që ka më shumë apo më pak vota”, u shpreh kryeministri.
Rama ka treguar sërish historinë e kryebashkiakut të djathtë që i ka dërguar një mesazh ku i kërkonte takim, por nuk shkoi dot se kishte frikë se e shihnin.
“Demokratëve do tu tregoj një histori të vogël, se pse nuk duhet ta votojnë kandidaten e PD-së dhe asnjë kandidat të PD-së. Më çonte mesazh një kryebashkiak, “komuniteti që unë drejtoj ka shumë probleme, dua t’ju takoj”. I thashë të pres nesër në kryeministri, më tha nuk vij dot se më shohin. Kryetari i Bashkisë nuk vinte dot në kryeministri se e shikonte Saliu, nuk po them Luli se ata nuk e pyesnin aq shumë. E shikonte Saliu dhe prishej një pakt. PD nuk do njerëz të punojnë për qytetin por për ti bërë luftë politike qeverisë. Në komunat e PD-së, nuk e japin ndihmën ekonomike dhe u thonë banorëve nuk e ka sjellë qeveria, duan të stimulojnë pakënaqësinë dhe nihilizmin. Të votosh për PD-në është ta çosh votën kot. 18 muajt nuk na kanë dhënë dhe nuk mund të na jepnin rezultatet përfundimtare të këtij projekti, por kanë bërë të mundur që Shqipëria të marrë drejtimin e duhur. Po iu jap një shembull: Energjinë, për herë të parë në muajin prill, kompania ka dalë me fitim, jo sepse ka arritur të mbledhë të gjitha detyrimet, por sepse konsumi i energjisë ka rënë në mënyrë të vazhdueshme. Kemi hyrë në një fazë të re që energjia nuk harxhohet kot e më kot”, tha Rama.
Sipas Ramës “Dako do të jetë sërish kryetar bashkie, i bindur se do të bëjmë më shumë se sa kemi bërë këto 18 muaj i bindur se këtu në Durrës gjendet një nga menaxherët më të zotë që ka vendi ynë”.
Në përfundim Rama tha se Tirana do t’i shlyejë Durrësit borxhet e marra në 20 vite.
“I vetmi rrezik për një kandidat që e kërkon votën për të tretën herë është që të mos ketë emocion. Unë ndjeva emocion në zërin e tij dhe ishte shprehja më kuptimplotë e faktit se Vangjushi është shumë i lidhur me qytetarin dhe se e ndjen borxhin që ende nuk ia ka shlyer qytetit. Qeveria në Tiranë dhe Vangjushi e di se ka bërë shumë pak në krahasim me atë që ka marrë nga ky qytet. Bëni të gjithë punën tuaj që të gjithë ta dinë se së bashku Aleanca jonë, qeveria jonë, Bashkia e Durrësit, do t’ia lajmë çdo borxh që Tirana ia ka Durrësit në 20 e kusur vjet”, tha ai.
Gjatë prezantimit zyrtar para qytetareve Dako iu përgjigj edhe akuzave për manipulim të numrit të zgjedhësve në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Ai theksoi se çdokush ka të drejtë të lëviz i lirë.
“Duke ironizuar me deputeti demokrat Edmond Spaho, “Sot po dëgjoja një deputet që nuk ja di as emrin, një Spaho aty, për transferime etj.. e drejta kushtetuese për të lëvizur lirshëm është që në vitet 90, nga kjo e drejtë ka përfituar edhe rivalja ime e cila para ca vitesh u regjistrua në bashkinë e Durrësit, nga kjo e drejtë ka përfituar edhe Federata e futbollit, kane përfituar edhe persona të sjellë nga kandidati i vetëshpallur republikan, edhe ai ka sjellë…unë ju garantoj se vota është një, është e fshehtë, dhe ajo është në drejtimin e duhur, është për koalicionin e Shqipërisë Europiane.”- u shpreh Dako.
Më tej ai prezantoi punët që ka bërë gjatë këtyre viteve si kryetar bashkie. Dako theksoi e gjatë qeverisjes së PD-së Durrësi u la në haresë.
Ne Durres fitorja do te jete shume e thelle per Dakon sepse ai nuk ka nje kandiadate te denje perballe e para dhe e dyta ka bere shume gjera te mira per qytateret e durresit duke rregulluar bregdetin dhe duke rregulluar te gjithe infrastrukturen e durresit.
Nuk ka njeri qe ta shembe Vangjushin nga aty ku eshte sepse ai e meriton ate vend dhe ka gjithe mbeshtetjen tone te durrsakeve. Jo grida te vije por edhe vete Lulzim Basha nuk e mundin dakon.
Tani ne durres do te behen me shume investime sepse nuk do te kete me bllokime te buxhetit nga qeveria qendrore sic ka bere Saliu gjate gjithe ketyre viteve qe ishte ne pushtet.
Prandaj ne Durres nuk jane bere aq shume investime sa duheshin.
Ne 1 vit e gjysem qe ka ardhur Rama ne pushtet, jane bere 2 here me shume investime sesa jane bere gjate gjithe kohes qe ishte saliu kryeminister.
Nuk eshte se Dako nuk kishte projekte, ai i kishte por ishte Saliu qe nuk i jepte fondet per te ndertuar ujesjellesin per zonen e plazhit. Por tani qe ka ardhur e majta ne pushtet ai problem i zgjidhur.
Per mua ka shume te drejte Rama kur thote qe te gjithe kryebashkiaket e PD punojne ne te kundert te qeverise. Une bonoj ne paskuqan dhe kur shkoj qe te marr ndihmen ekonomike me thone qe nuk ka ardhur. Me kane sorollatur per 1 jave rrjesht derisa u detyrova qe te shkoja tek sigurimet shoqerore qe te merrte fund kjo histori.
Prandaj them qe ne PD nuk ka njerez te afte aty ka vetem ushtare qe binden ndaj Saliut dhe politikave te tij.
Vangjushi ka bere shume per durresin dhe do te beje akoma se tani ka dhe qeverine ne mbeshtetje, prandaj jam i bindur qe do te fitoje Dako.
Dako nuk ka asnje shans qe te humbase ne Durres sepse te gjithe durrsaket e duan. Ai ka mundur kandidate me te fuqishem sesa Grida Duma. Kete nuk e ka ne llogaritje fare.
Durresi eshte ne rrugen e duhur dhe nje gje e tille eshte vene re me kohe. tani mjafton qe te gjithe qytetaret e durresit ti japin mundesine qe ta coje durresin atje ku e meriton.
Durresi eshte ne drejtimin e duhur.
O Besnik per gruan tende ka bere ndonje gje te mire Dakua?
durresi e meriton mbeshtetjen e qeveris, dhe jam i bindur se pas fitores se zotit dako, qeveria do e financoj bashkin te realizoj projektet madheshtore te bashkis
vangjushi e ka te sigurt fitoren ne durres, ka bere shum per ne dhe do vazhdoje akome te beje duke pasur dhe mbeshtetjen e qeverise, nuk mund te kesh besim te nje kandidate si grida qe di vetem te llape e te mashtroje si gjithe pd-ja
te kesh kundershtare nje njeri si grida duma qe vetem di te llape, eshte shume e thjeshte fitorja, dako eshte drejtimi i duhur per durresin
drejtimi i duhur, vangjush dako eshte njeriu i duhur per ta vazhduar rrugen e te berit durresin nje nder qytetet me te bukur ne gjithe shqiperine, nuk mund te kesh besim te grida, qe e vetnmja gje qe di te beje eshte vetem te llape kot me kot
ne 23 qershor qytetaret e durresit do vendosin se cili eshte drejtimi i duhur per qytetin, vangjush dako do jete drejtimi i duhur per te vazhduar rrugen e rilindjes se qytetit
bravo rama, duhet te besh me shume per durresin, sepse eshte len ne harres nga berisha, jam i sigurt qe ditet qe po vijn do jen ditet qe durresi do rilind
edi rama i afte ta drejtoj kete vend, dhe durresi do kete me shum investime ne vitet e ardhshme
rama eshte i vetmi kryeminister qe mbeshtet te gjitha bashkit e vendin, nuk i ndan si sali krimineli
Dako duhet te fitoj, dhe durresi do kete me shume investime nga qeveria rama
te gjith durrsaket e duan, dhe dako do e fitoj kete betej
Ca ti kthesh Durrsit ti mor daj, aty o bo muti ne gjunj…..
…. dhe arkitektet e asaj haleje publike (keqardhje per durrsaket) jane ai Koka qe ke ne qeveri bashke me Dakon, qe po na promovon.