Incident në Ersekë, Basha sulmohet me karrige gjatë prezantimit të kandidatit. PD akuzon Ramen si porositës të sulmit!

7 Maj 2015, 00:07Politika TEMA
Incident në Ersekë, Basha sulmohet me karrige gjatë prezantimit

Gjatë prezantimit të kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Ersekë, Viktor Duro, ka ndodhur një incident.

Sipas kandidatit Duro, një person ka qëlluar me karrige në drejtim të vendit ku ishte ulur kreu i PD, Lulzim Basha por karrigia goditi një qytetar që ishte pjesë e takimit. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku u vizitua më pas edhe nga Basha.

Viktor Duro tha se personi që lëshoi karrigen ishte militant i majtë dhe se kishte për qëllim të godiste Lulzim Bashën. Karrikja ka kapur nje militant te PD i cili ka marr ndihmen e shpejt ne spitalin rajonal. Basha e ka viztuar vitktimen ne spital.

Personi qe ka hedhur karrigen eshte identifikuar si Suel Lico dhe personi qe u godit në kokë eshte shtetasi Fuat Ndini. Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar selia blu që thotë se “dënon me ashpërsi dhunën e orkestruar  që u ushtrua sot në nisje të aktivitetit për prezantimin e kandidatit të opozitës  në Kolonjë, ku një person i njohur për lidhjet e tij me pushtetin,  hodhi një karrige në drejtim të qytetarëve të mbledhur në aktivitet duke plagosur zotin  Fuat Ndini 65 vjec. Zoti Ndini u shoqërua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjeksore për shkak të plagëve të rënda në kokë. 

Mos distancimi ndaj këtij sulmi nxjerr zbuluar autorët dhe porositësit që janë të njëjtët që kanë frymëzuar akte dhune edhe në qytete të tjera kundër opozitës. Ky është tregues i panikut dhe frikës që ka kapur dyshen Rama-Meta nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor.

Partia Demokratike shpreh mirënjohjen ndaj anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve shqiptarë që kanë vërshuar masivisht  në takimet prezantuese të kandidatëve tanë. Ne i sigurojmë ata dhe mbarë qytetarët shqiptarë se Partia Demokratike  do të vazhdojë dhe intensifikojë fushatën e saj dinjitoze, qytetare dhe demokratike.

Partia Demokratike paralajmëron dyshen Rama-Meta se cdo përpjekje  apo presion kriminal i frymëzuar dhe i paguar nga kjo dyshe,  nuk do të arrijë kurrë të  mposhtë vendosmërinë plebishitare të qytetarëve  shqiptarë për ti dhënë gjykimin e merituar, por  vetëm do ta shtojë padurimin e shqiptarëve të bashkuar për të  larguar një orë e më parë oligarkinë  Rama-Meta nga keqqeverisja shkaterrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët” – mbyllet deklarata e PD.

28 komente në “Incident në Ersekë, Basha sulmohet me karrige gjatë prezantimit të kandidatit. PD akuzon Ramen si porositës të sulmit!”

  1. ErionS says:

    Beni fushate dhe lerini budalleqet na goditen me karige, na gjuajten me veze …ju i vrate ne 21 janar dhe tani bridhni i lire dhe si llapa-qene ankohesh per karriget ….

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ike o Lulzim, na ike
      te qellojne me karrike
      Propozoj, ore hajdut
      te qellojne vec me mut!
      *

    2. zenelgjana says:

      do bejm fushat do fitojm zgjedhjet dhe kriminel si rama meta dhe ju do perfundoni ne bur atje ku e ka rregullu xhaxhi enver keni ber gjam te madhe per dy vjet zotri kesaj radhe nuk mun te shpetoni shkatrruat dhe mjeruat popullin

      1. kulmaku says:

        O koqe kandari,,ca je tu fole….cic duket je bo tap.

  2. eqwwqeqw says:

    per para. per para. vetem per paret.

  3. ENDRI says:

    Si ke bese ktyre se kto i organizojne edhe vete…

  4. england says:

    I ziu Lul po e perdor Saliu si humbes,nga 61 bashki ne gjithe Shqiperine 4-5 mund te fitoje PD-ja do jete humbja me e thelle ne te gjithe historine e zgjedhjeve vendore,prandaj dhe justifikohen me kar-riget.

  5. Ambasadori says:

    Po me vika vertet keq qe nuk kane paguar ndonje qe te kishte nishon…

  6. nardi says:

    Opozite ordinere,mjere ata qe ju votojne ju.A eshte e mundur te kete shqiptar qe te besoje se Rama ka porositur kete incident?

  7. Mark Gjonaj says:

    Me kujtojne mone e shkuar se si Sala(ne rrol te Viktor Emanuelit te III-te dhe te ardhjes se Conti Cianos disa here ne Shqiperi) dhe si i priten shqiptaret! Fjalime megollamanie, pa buk, pa premtime, qe nga fjalimet ndjellin vetem te zeza, mesoni nga Rama se si shkon vete dhe komunikon me popullin, u shperndane dhe letrat me vlere te legalizimeve falas dhe ma e mira gje kur ndahet me ta u thote, do te bejme shtet qe t’i sherbeje ne cdo kohe popullit shqiptare; kjo do te jete dhe premtimi per vote, kjo eshte reforma dhe kete don dhe populli!

  8. sherifi says:

    Po,po, me siguri Rama e ka porositur ate Kolonjarin,qe te godasi Lulin tuai me karrike,po ju nga qe po e shifni qe nuk po u ofrohet njeri,edhe keto gjera i sajoni vete per te hedhur bomba tymese dhe te justifikoni humbjen e thelle.

    1. LORA says:

      E K Z A K T .

  9. Majmuni says:

    O ju hongert nji mortje ishalla.. Lereni mer fushate se late kokrren e namit me nga 50 militante ne cdo qytet!!

  10. delfin bregu says:

    Karrigia duhet te ket shenjat e gishtave te Rames, Ilirit dhe Tahirit mbasi une u ndodha ne dyqan kur ate tre blen karrigen dhe ja dhane Suel Licos bashke me udhezimet e nevojeshme per realizimin e aksionit teper sekret dhe konspirative. Per fatin tone te mire dhe per te miren e ghithe popullit grupi armiqesor u dekonspirua dhe udheheqa e partis doli me e forte per betejant qe e presin ne kete vende qe lulezon vetem me lulin dhe shket qe ka ne krahe, para dhe mbrapa
    Jeni vigjelent se vetem ju ishit the mut te jeni e ardhmja per lulezimin e anarkise dhe antishtet

  11. Petro says:

    Erion S je i semure.Te jesh normal nuk i shkon pas atyre qe nuk ndeshkuan vrasesit.Kjo s do te thote te justifikosh gjuajtesit me karrike.Erion S , mos je gje taleban dhe ti?

  12. Tarras Zhapkoqi says:

    Lulash bej, Lulash aga
    Si teveqel si budalla
    S’vret karreklla o qerrata
    Te vrasin humbjet e medha! Po prandaj nuk u ndertua demokracia ne Shqiperi qe nga viti 1945, e ku te linin keta pushta te felliqur pulash!

  13. Agimi, DETROIT. says:

    …le te marri dikush nje kembe te asaj karrikeje dhe te ja thyej ne kurriz atij militanti qe e ka gjuajtur.

  14. ABC says:

    Paska akoma Spital ne Erseke??

  15. Patrillo says:

    Apo e rruan shume Rama per more Idiot,qe te porosise njerez te qellojne ty me karrike. Ti vrare robt ne mes te bulevardit e po na ankohesh per nje karrike, ti dhe plumin ballit e ke pak.

  16. ------------>sit back and relaks says:

    xxxxx …zzzzz

  17. monı says:

    une do e quaja ıncıdent po t’ja kıshın thyer karıgen pas koke…

  18. Babi says:

    PS ne Erseke eshte katandisur si PD NE 1996.

  19. latif says:

    Here tjeter korigjo vijen e shenjimit!

  20. Tradita says:

    Mire o militante te verber, po a e dini se ku ju con kjo uurejtje deh perplasje ndaj kundershterit politik, kujdes, shume kujdes , shumee.. Shume kujdes se pastaj kur ta teproni nuk gjeni vrime ku te futeni.

  21. shushica says:

    e dini qe keni vrare njerez te pafajshem ne trotuar , ndaj ku e kini fundin

  22. perla says:

    KJO MAXHORANC NUK KA TE DREJT MORALE TJU KERKOJ VOTEN,JO MILITANTEVE TE TYRE,POR ASNJE QYTETARI TE SHQIPERIS,SE JU KA BORXHE PER TJU LARE.

    1. perla says:

      KJO OPOZIT NUK KA TE DREJT MORALE TJU KERKOJ VOTEN,JO MILITANTEVE TE TYRE,POR ASNJE QYTETARI TE SHQIPERIS,SE JU KA BORXHE PER TJU LARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje