Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka dënuar incidentin e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Ersekë, ndërsa kërkoi masa të ashpra ndaj përgjegjësve të këtij incidenti.
“Edhe unë do doja të bashkohesha me shqetësimin e shprehur.
Nuk dua të vë në diskutim që ka ndodhur një ngjarje e rëndë përderisa është konfirmuar nga Partia Demokratike që organizoi mitingun.
Besoj se të gjithë jeni dakord që të merren masat më të ashpra ndaj personave përgjegjës dhe çdo akt tjetër që cenon rregullat e një fushate të ndershme dhe që cenon të dëmtojë çdo qytetar aq më tepër kur bëhet fjalë për aktivitete të tilla”, tha Meta. /gj.k/
foli ky hajduti.