Jardine: Inkurajojmë zgjedhje të lira, 21 Qershori moment i rëndësishëm në rrugën e integrimit

7 Maj 2015, 13:32Politika TEMA

“Shqipëria ka ende punë për të bërë, por ka shumë rëndësi ajo që ju të gjithë mendoni sot për të realizuar të nesërmen. Shohim shumë përmiresime në fusha të ndryshme në Shqipëri, por ne jemi duke parë se cilat janë elementët dhe problematikat që duhet të zgjidhen. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë demokracinë në Shqipëri, reformat e ndërmarra dhe gjithpërfshirjen për qytetarët shqiptarë”.

Kështu deklaroi zv.Ambasadori amerika Henry V.Jardine gjatë një takimi të hapur të organizuar në kuadër të 70-vjetorit të festës “Victory in Europe Day”.

Në takimin e organizuar në formën e një bashkebisedimi me studentët, zv/ambasadori Henry V. Jardine e vuri theksin tek rëndësia që ka e kaluara në krijimin e një sistemi demokratik, duke mësuar nga çdo eksperiencë e keqe, në të mirë të shoqërisë shqiptare dhe në hapësirën europiane.

Ai u ndal edhe tek mënyra sesi e shikojnë Shtetet e Bashkura rrugën e Shqipërisë në integrimin europian, duke u shprehur se “sigurisht që Shqipëria ka bërë mjaft përmirësime në drejtime të ndryshme si dhe në pesë reformat që kërkon Bashkimi Europian”.

“Ne inkurajojmë zgjedhjet vendore të lira dhe gjithëpërfshirësë dhe ky është një moment i rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Nëpërmjet programeve të ndryshme, ne kemi vënë në dispozicion një shumë parash, më shumë se gjysmë million dollarë në mbështetje të OJQ, të cilat do të vëzhgojnë në zgjedhje. Pra, ne inkurajojmë zgjedhje të ndershme dhe të lira”.

Nga ana tjetër, pyetjes së studentëve se nëse azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, dëmtojnë procesin e Shqipërisë në integrimin europian, zv/ambasadori Henry V. Jardine iu pergjigj se “të kërkosh azil në Gjermani nuk është zgjidhje për shqiptarët, sepse largimi i tyre nuk do të ndihmojë Shqipërinë, por ata duhet të qëndrojnë në vendin e tyre për të punuar dhe ndryshuar Shqipërinë”.

“Victory in Europe Day” festohet që prej 8 majit të vitit 1945 për të shënuar fitoren e Aleatëve të Luftës së Dytë Botërore kunder forcave të Gjermanisë naziste. /gj.k/

3 komente në “Jardine: Inkurajojmë zgjedhje të lira, 21 Qershori moment i rëndësishëm në rrugën e integrimit”

  1. lili says:

    Sa here behen zgedhjet ,behen premtimet! Edhe sa te nene jeu pushtet harrojne premtimet!2 vjete kalluan kot per kete problèmes?

  2. lili says:

    Eshte mire te tregon sa pare e ciles ojq!
    Jo si per mjaftin e G99 shin:-) !

  3. perla says:

    KESAJ OPOZITE NE 23 QERSHOR I DHAM NJE KODITJE ,POR SOT DUHET TI JAPIM NJE GRUSHT QE TA HEDHIM NE NAKAUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje