FOTOT/ Keti Bazhdari, takim me komunitetin rom dhe egjiptian: Pas 21 qershorit, trajtim tjeter për ju

7 Maj 2015, 13:33Politika TEMA
FOTOT/ Keti Bazhdari, takim me komunitetin rom dhe egjiptian: Pas 21 qershorit,

Kandidatja per bashkine Shkoder, Keti Bazhdari e shoqeruar nga deputeti Namik Kopliku, 6 majin diten e luleve e festuan me komunitetin rom dhe egjiptian.

Kandidatja Bazhdari e shoqeruar nga te rinjte e forumeve rinore FRESH dhe Cati Youth ndane lule per te gjithe te pranishmit.

Ne fjalen e hapjes se veprimtarise festive, kandidatja Bazhdari, falenderoi te pranishmit per pritjen e ngrohte duke shtuar se lulet simbolizojne ngjyrat dhe ngjyrat duhet ti sherbejne Shkodres per te krijuar harmoni dhe jo ndasi.

Duke atakuar menyren se si eshte trajtuar komuniteti egjiptian, me racizem dhe jo me politika mbeshtetese nga bashkia e meparshme, kandidatja premtoi se me drejtimin e bashkise do te realizohen shume pune dhe projekte per komunitetin egjiptian.

Deputeti Namik Kopliku theksoi se kandidatja aktuale, Keti Bazhdari, ka dhene dhe po jep prova se mbeshtet komunitetet ne nevoje.

Aktiviteti vazhdoi me shfaqjen e problematikave kryesore qe shqetesojne komunitetin egjiptian, si rrjeti i amortizuar i energjise elektrike, kanalizimet e ujrave te bardha e te zeza, kushtet e shkollimit dhe papunesia.

Ne pergjigje te ketyre problematikave, kandidatja e mazhorances i njoftoi te pranishmit se operatori i sistemit te shperndarjes se energjise do nderhyje menjehere per problematiken e energjise elektrike.

Per problematiken e familjeve te varfera, kandidatja tha se nepermjet bashkepunimit me organizaten Islamic Relief, do behet i mundur trajtimi me ndihma, ndersa per ceshtjen e shkolles “ILIRIA” kandidatja theksoi se permiresimi i kushteve duke e kthyer ne shkolle speciale mund te realizohet vetem pas dates 21 qershor.

 

11 komente në “FOTOT/ Keti Bazhdari, takim me komunitetin rom dhe egjiptian: Pas 21 qershorit, trajtim tjeter për ju”

  1. Dean says:

    As1 lloj trajtimi tjeter per Romet dhe Egjiptianet.Quhet DALLIM(Diskriminim) dhe Populizem,Keti.
    Ata Duhet te trajtohen si cdo Shqiptar.Kjo quhet BARAZI.
    BOLL me me ideologji te importuar nga Evropa.Ata qe dikur I kan bo Romet sapun,le t’u japin me shume “te drejta”,ndersa ne Shqiptaret nuk u kemi ra ne qofte KURRE.Drejtesi njesoj,per te gjithe qytetaret e Republikes se Shqiperise.Kaq e thjesht.

    1. Arti says:

      E drejt, plus qe lajmi eshte shume i cuditshem, se krijon konflikte te panevojshme. Duket sikur me “komunitetin shqiptar” i kane “zgjidhur” punet. Ata jane atje ne Shqiperi do trajtohen si Shqiptar dhe pik.

    2. toni says:

      keti bej dicka per Shkodren e harruar nga PD. bej dicka per shkodranet e mashtruar 23 vjet.

    3. Sara says:

      Eshte nje nisme shume e mire dhe per tu pershendetur kjo e ndermare nga kandidatja e shkodres dhe qe un personalisht kam nje vlersim te vecante si nje njeri pozitiv dhe me shume vlera.

  2. ada says:

    Keti ne fakt ka me shume energji se kushdo tjeter. eshte momenti qe te rinjve tu besohet administrimi i qytetit.

  3. Elma says:

    Eshte kandidatja e duhur per shkodren dhe mendoj se te tille administratore duhet te kene qytet qe kane kaq shume nevoje per pune dhe perkushtim nga ana e drejtuesve.

  4. janullatos arxidoglyftoi says:

    Ja dhe ëndrrat e tourkofagosit dhe tërë beqirave të janullës më në fund do tu plotësohen……

  5. shkodra says:

    keti je e humbur do ta shohim se si do te perfundoje ps ne shkoder pa tom doshin.

    1. Cjapi says:

      Perpara keti me malesor qytetar e fshatar. Je padiskutim ma e mira, pjesa tjeter eshte fantazi

  6. Piter Pan says:

    Nese shkodra nuk arrin dot te kuptoje dashurine e kesaj vajzes per shkodren, atehere askujt nuk do i vije keq per gjendjen e mjerueshme ne te cilen ndodhet shkodra sepse nuk beni asgje per ta ndryshuar. Keti eshte shans unik qe nuk duhet humbur

  7. lili says:

    Islamic relief? A nuk e paten shpall te dyshymte dikur amerikanet kete shoqate?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje