Bushati: Basha dështoi edhe me projektet e shkollave

7 Maj 2015, 15:46Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati deklaron se problem i Tiranës në këto 4 vjet ka qënë Lulzim Basha dhe dështimet e tij që nga projektet më modeste e deri te ato më komplekset.

Sipas tij, Basha ka dështuar me rikonstruksionin dhe ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet duke iu mohuar nxënësve të kryeqytetit  shkollimin në kushtet më të mira.

“Lulzim Basha ka dështuar në çdo aspekt të punës së tij, qoftë në projektet e mëdha që sipas tij do të transformonin kryeqytetin, qoftë në projektet më modeste që janë pjesë organike e punës së çdo bashkie.

Premtoi se do të eleminonte mësimin me dy turne në shkollat e kryeqytetit dhe se fëmijët do të shkolloheshin në kushte të mira me klasa me më pak se 30 nxënës. Premtoi se do t’i realizonte këto premtime duke ndërtuar shkolla të reja dhe duke rikonstruktuar shkollat ekzistuese.

Për vitin 2013 plani i Lulit parashikonte ndërtim dhe rikonstruksion për plot 19 shkolla me një faturë financiare prej 16 milion e 600 mijë dollarësh. Vuri në dispozicion të këtij projekti për vitin 2013 vetëm 890 mijë dollarë prej të cilave arriti të realizojë vetëm 285 mijë dollarë investime.
Pra, arriti të realizojë vetëm 1.7% të projektit!

Me këto ritme Lulzim Basha duhet të rrinte kryetar bashkie edhe për të paktën edhe 20 mandate për të mbajtur premtimin e bërë me aq bujë në vitin 2011.

Lulzim Basha ka vetëm një refren për dështimin e tij: më ka penguar qeveria duke mos më dhënë fondet e nevojshme. E vërteta në fakt është krejt ndryshe. Mjafton të kujtojmë se vetëm për vitin 2013 Lulit i mungojnë plot 40 milionë dollarë metë cilat do të kishte zgjidhur njëherë e mirë qoftë problemin e mësimeve me dy turne, qoftë problemin e mbipopullimit të klasave!

Sot qytetarët e Tiranës e dine që problemi i Bashkisë së Tiranës në këto 4 vjet ka qenë Lulzim Basha. Prandaj në 21 qershor ata do të votojnë për ta rikthyer kryeqytetin në drejtimin e duhur”, tha Bushati.

10 komente në “Bushati: Basha dështoi edhe me projektet e shkollave”

  1. eriola says:

    jo mo se basha eshte super kryebashkiak, po se merrni vesh ju.

    1. arjoni says:

      Po c’ju duhen shkollat, (sipas lulit dhe saliut) sikur i ka pas me shkolle militantet qe ka punesuar ne administrate, atyre u duheshin shkollat private qe te pastronin para, qe te printonin kartona diplomash fallco, per me teper qe keta i duan njerezit injorante, qe t’i sundojne, nuk i duan te arsimuar se behen pengese per interesat e tyre politike.

      1. TONY says:

        PO SE NUK KA NGEL LEK NGA TE ARDHURAT E BASHKISE QE MOS TE ABUZONTE BASHA, AQ HERE SA KA UDHETUAR AI NE HOLLANDE, PO BENZIN E RI ME CA LEKESH DO TA BLINTE, PO FUSHATAT ELEKTORALE ME CA LEKESH DO T’I SPONSORIZONTE?
        PER SHKOLLAT AS I KA RA MENDJA, SE KUSH DO MESON AUTODIDAKT, SHKOLLAT I DUHESHIN VETEM PER TE NXJERRE NXENESIT NEPER MITINGJE.

  2. Sara says:

    Kryedembeli basha qe nuk beri asgje per qytetin tim.

    1. Elma says:

      Politika e bashes eshte politka me e felliqur ne vendin tone dhe qe do ishte mire te mbaronte sa me shpejt te ishte e mundur.. politke dembelesh nuk i duhet ketij vendi.

  3. Aliu says:

    Basha eshte i deshtuar si qenie njeherezore njehere, pastaj si politikan etj etj

  4. nona says:

    bASHA ME TE VETEN KA FITUAR DHE PALE TASHI DO THOTE QE DO E BASHKOJ DURRSIN ME TIRANEN ME TRAMIN E TIJ HIPER AKTTIV

  5. KENO says:

    basha shkollat i ka bere po ju do thoni se ku ?! ne endrrat e tij !! aty pale si mendon se po e le tiranen !!

  6. Renata says:

    POlitika e dembeleve nuk duhet te mari me asnje vote, pse duhet te na tallin me premtime boshe dhe duke os bere asgje, A di sot ndokush se cfare ka bere basha ne bashki,,,, a mundet sot dikush te thote se cfare premtimi mbajti,,, un jam studente por nuk kam karte studenti basha e premtoi,,, e si mund ti besoj un me asaj politike.

  7. Frikacaku says:

    Daljet publike te ketij deputeti jane bere te shpeshta kohet e fundit per arsye se Rama I ka vene Lakun ne fyt me te kusheririn ! NQs nuk fole dhe te Tregoshe dhembet do te shkoje kusheriri ne Burg! Bushati eshte me te evertet per te ardhur keq pasi eshte ne pik te hallit me te kusheririn dhe duhet te dale dhe te shpiki histori cdo jave nga tre 4 here kunder Bashes ! Pse nuk del Bushati te flas per keta te keshillit bashkiak qe u behet presion nga vet Edi rama per most e miratoje n buxhetin e bashkise apo miratojne plane !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje