Selia rozë vijon sulmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha.
Deputetja Olta Xhaçka tha sot se qytetarët e Tiranës kanë nevojë për punë që bëhen jo për vizione që nuk realizohen kurrë.
“Lulzim Basha nuk ka bërë asgjë për Tiranën. Nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra me aq bujë në 2011. As premtimet për projekte madhore që sipas tij do të transformonin qytetin e as premtimet për të bërë ato që janë detyrat bazë të çdo bashkie.
Premtoi se do të zgjidhte problemin e infrastrukturës së kopshteve e çerdheve. Premtoi se do të ndërtonte kopshte të reja për të zgjidhur problemin e mbipopullimit. Premtoi se do t’i rikonstruktonte e do t’i kthente në mrekullinë e 8 të botës kopshtet ekzistuese.
Natyrisht, nuk bëri asgjë. Këtë e dinë fare mirë qytetarët që duhet t’i çojnë fëmijët e tyre në kopshte të tejmbushura, nëse janë aq me fat sa të arrijnë t’i regjistrojnë në një kopsht publik. Por meqë Luli ngul këmbë që përveç tramvajit, bulevardit të ri dhe kartës së studentit e ka mbajtur edhe premtimin për kopshtet le të shohim konkretisht me fakte se çfarë ka bërë.
Në vitin 2013 projekti i Lulit për rikonstruksion dhe ndërtime kopshtesh parashikonte 4.2 milionë dollarë investime. Në fund të vitit 2013 arriti të realizonte vetëm 210 mijë dollarë investime nga ky plan i bërë nga vetë Luli. Sado i paaftë të jesh në matematikë është e vështirë të të shpëtojë fakti se me këto ritme Lulit do t’i duheshin fiks 20 vjet për realizuar planin.
Praktikisht, Luli po u thotë prindërve që i kanë sot fëmijët në kopshte dhe çerdhe që kur nipërit e tyre të bëhen për të shkuar në kopsht, një pjesë e kopshteve të Tiranës do të jenë në gjendje më të mirë. Kjo është ajo çka nënkupton Luli kur përsërit pareshtur se është vizionar dhe largpamës. Sepse Luli sheh realisht shumë larg.
Qytetarët e Tiranës nuk kanë kohë për të humbur me vizionet e Lulit apo kandidatëve të Lulit. Sot i madh e i vogël e di që problemi më i madh i Tiranës ka qenë Luli. Prandaj në 21 qershor ata do të votojnë për ta rikthyer kryeqytetin në drejtimin e duhur”, tha Xhaçka.
Luli marioneta e saliu nuk mer me sasnje vote nga ne,,, vota per lulin vote per saliun dhe rrenimin
Premtime pafund dhe asnje realizim konkret. Kjo eshte politika e ndjekur nga Lulzim Basha ne keto kater vite ne krye te bashkise se Tiranes. As kazane plehrash nuk ka ne kryeqytet, duhet te shohesh me kujdes rrugen pasi mund te perfundosh brenda ne pusete. Per gjera te tjera as qe mund te flitet.
punet i harroi ky sa ishte kryetar bashkie,, madje madje edhe tani para ikjes spo kujtohet me bo naj gjo si kohe fushate qe eshte
pertaci tiranes asigje ska bere sa ishte ne detyre e madje tani ska asnje mundesi te shfajesohet pasi puna duket kur punon e kur jo
po fati i keq i tiranes tone qe vajti e ra ne duart e ketij kokboshi per 4 vjet…nuk e di si kane fytyre para shqiptareve te dalin prap me kandidate keta te PD…nuk e di si mund te flase basha akoma per zgjedhje vendore!! njeri i pafytyre
Basha jo vetem premtimet qe nuk mbajti por edhe ato qe kishte per detyre te bente per tiranen,se spo duam as tram e as karta studenti nuk donim po te pakten aato me minimalet te kishte bere te kishte me cfare te mburrej kur te vinte fushata e rradhes!
aman de te zhduket nje here e mire basha dhe berisha nga politika dhe ti lirojne pak frymemarrjen dhe atyre te vete PD se te shkrete nuk bejne dot asgje pa miratimin e shefit,e kane degjeneruar politiken aty ku nuk mban me
Luli te na rregullote sherbimin e transportit ne se jemi trajtuar si kafshe gjate kesaj kohe po nuk ka faj ai,, ka ai saliu qe e ve ne kry te partise
Basha vec disa protestave qe “organizoi” dhe ato ne funskionin e kryetarit te partise se si kryetar bashkie as edhe nje gje nuk beri…nuk e di nese eshte per te qeshur apo qare po edhe disa vija te bardha qe i shtoi rrugeve u zhduken qe diten tjeter,,sbesoj se do shume mend te kuptohet puna e bukur e bashes
aman na tregoni akoma kumbullat e rames .po ka me kriminel se rama qe mbyll veten pune ,kurse kur ishte ne bashki bllokonte vetem ruge apo i haruat qe te hyje ne tirane duheshin 2-ore
Luli ka bere projekte por ska kohe ti realizoje kandito prap se do fitosh dhe zbato dhe projektet apo ste ka shkuar mendja ja pra ta kujtova une hahaha